• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Haga zbulon dosjet që u dërguan në zyrat e veteranëve të UÇK-së

by
01/09/2021 22:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas afër një viti nga arrestimi, të mërkurën në Hagë nisën seancat përgatitore për fillimin e procesit gjyqësor për Hysni Gucatin e Nasim Haradinaj.

Në seancën e sotme u mësua se çfarë në të vërtetë përmbanin dosjet e dërguara në zyrat e OVL-UCK-së. Ish-kreu e nënkryetari të OVL-UÇK-së do të përballen gjatë gjykimit me akuzat për pengim të drejtësisë, për shkak të zbulimit të një sërë dosjesh që lidhen me Dhomat e Specializuara tre herë gjatë shtatorit 2020.

Tek pas 11 muajsh edhe Prokurori i Specializuar në Hagë ka vendosur të zbulojë se çfarë përmbajnë pakot e dërguara nga persona ende anonim në selinë e OVL-UÇK-së.

“Sikur që ka bërë të ditur hetuesi i dosjes, pakoja e parë përmban dosje prej 891 faqesh dhe përfshinë kërkesa konfidenciale për ndihmë në hetime penale të cilat i ka bërë SITF drejt autoriteteve serbe, nga të cilat shumica përmbajnë shtesa krejt sekrete me informacione mbi dëshmitarët e mundshëm si dhe dokumente serbe me përgjigjet për kërkesat.” – thuhet në parashtresat e dorëzuara nga Jack Smith, kryeprokuror i specializuar.

Kërkesat e Task Forcës për Hetime Speciale kanë të bëjnë kryesisht me intervistat e audio-incizimet që i duan nga serbët. Pak më pak peshë çon pakoja e dytë që u lëshua të mërkurën e 16 shtatorit, raporton KK.

“Pakoja e dytë përmban dosje prej 937 faqesh në total. Sikur është thënë, në 931 faqe nga kjo pako përmbajnë incizime nga procedurat e mëparshme të gjykimeve të mbajtura në Kosovë dhe ato pranë Tribunalit Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish Jugosllavi, këto edhe i janë dhënë mbrojtjes më 29 janar 2021. Në pakon e dytë janë diku 6 faqe me emrat dhe kontaktet e dëshmitarëve të mbrojtur, këto nuk i janë dhënë mbrojtjes.

Në parashtresat që kryeprokurori Jack Smith ka dorëzuar gjatë kësaj jave ka treguar se të akuzuarve dhe mbrojtjes mund t’u jepen vetëm disa pjesë të dosjeve që janë bërë publike edhe në media.

Por krejt e mbyllur medoemos duhet të mbetet pakoja e tretë.

“Sipas deklaratës së hetuesit, pakoja e 3 është e tëra nga dy kopje të paplota, njëra 244 e tjetra 245 faqe, e cila përmban prova që lidhen me 5 të dyshuar të Prokurorisë së Specializuar. Këto dokumente janë cilësuar tërësisht konfidenciale sepse në to janë emrat e dëshmitarëve të Prokurorit të Specializuar dhe dëshmitarëve potencial. Pakoja e 3 përfshinë edhe informacione që Prokurorisë i janë dhënë nga organizatat ndërkombëtare dhe subjektet tjera që funksionojnë nën masa të rrepta e sekrete.”

Kryeprokurori Smith ka konfirmuar po ashtu se të gjitha materialet e publikuara në medie e kanë dëmtuar punën e tyre sepse janë tërësisht origjinale./ Gazeta Ekspres

/b.h

Next Post
“Në Turqi efektiviteti është matur në 86,5%”/ Tomini flet për mbrojtjen e vaksinës kineze: Në Brazil është…

Tabela: Shqipëria ka 22% të popullsisë të vaksinuar plotësisht, ja vendi që kryeson në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cisterna e naftës përfshihet nga flakët në Ngushticën e Hormuzit pas goditjes nga një minë detare

Cisterna e naftës përfshihet nga flakët në Ngushticën e Hormuzit pas goditjes nga një minë detare

October 27, 2026
Sulmi kibernetik synon llogaritë e email-it të ligjvënësve italianë, përfshirë atë të Melonit

Sulmi kibernetik synon llogaritë e email-it të ligjvënësve italianë, përfshirë atë të Melonit

October 27, 2026
Spanja deporton azilkërkuesit afrikanë dhe aziatikë në Marok

Spanja deporton azilkërkuesit afrikanë dhe aziatikë në Marok

October 27, 2026
Netanyahu: Do të tregoj të vërtetën mbi veprimet e Izraelit në Kombet e Bashkuara -

Zgjedhje vendimtare në Izrael, Netanyahu në provë, pjesëmarrje rekord: Qeverisë i ka ardhur fundi

October 27, 2026
Marrëveshja me SHBA-në, Rusia: Nesër do të niset cisterna e katërt me naftë

Marrëveshja me SHBA-në, Rusia: Nesër do të niset cisterna e katërt me naftë

October 27, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Veliaj jep lajmin për 1500 familje në Tiranë: Kredi të buta për shtëpi të reja, lista për miratim më 29 tetor

October 27, 2026
Karakaçi: Zgjatet edhe me 5 vite marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit Shqipëri-Itali

Karakaçi: Zgjatet edhe me 5 vite marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit Shqipëri-Itali

October 27, 2026
Merz: Rusia dhe SHBA-të nuk mund ta zgjidhin luftën në Ukrainë pa bashkëpunimin me Kievin dhe Evropën

Merz: Rusia dhe SHBA-të nuk mund ta zgjidhin luftën në Ukrainë pa bashkëpunimin me Kievin dhe Evropën

October 27, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Maskat” kërkojnë destabilizim, protestat drejt shuarjes/ Leka: Berisha ka bërë autogol, opozita nuk e dënoi dhunën

October 27, 2026
Trump ofron shpërblim 1 milion dollarë për ata që raportojnë mashtrime me votat

Trump ofron shpërblim 1 milion dollarë për ata që raportojnë mashtrime me votat

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In