• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dell e tepron: Janë tiranë krerët e Opozitës, Veton Surroi i tërbuar

by Java News
22/10/2015 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një portret në Al Jazeera, ku lartësohet figura e Presidentes Atifete Jahjaga, ka nxitur edhe një reagim të fortë të ish-Ambasadorit të SHBA’vë në Kosovë Chris Dell kundër Veton Surroit. Duke folur në superlativ për Jahjagën, të cilën sipas të gjithave ai e kishte propozuar për Presidente të Kosovës, Dell ka thënë se Surroi është përpjekur t’u hedh helm arritjeve. Ish-diplomati amerikan ka sulmuar edhe opozitën për bllokadën e Parlamentit duke i quajtur ata tiranë potencialë. Dell në postimin e tij, në Facebook, ku edhe ka shpërndarë një shkrim të Al Jazeera’s për portretin e Presidentes Jahjaga, ka sulmuar Veton Surroin dhe opozitën, duke thënë se ndihet krenar me Presidenten Jahjaga.

“I gjithë tërbimi dhe përpjekjet e Vetonit për të ndryshuar historinë dhe për t’u hedhur helm arritjeve nuk mund t’i ndryshojnë dy fakte:

Presidentja Jahjaga ka bërë për imazhin ndërkombëtar të Kosovës më shumë se secili ose më shumë se çdokush tjetër që do të mund të bënte dhe 2) në kohën e krizës së thellë në Kosovë, liderët e zgjedhur u kthyen tek ajo (dhe jo te ai (Surroi) apo dikush tjetër) për t’i shërbyer vendit, ajo iu përgjigj thirrjes, dhe parlamenti e bëri atë presidenten e parë të zgjedhur ndonjëherë me dy të tretat e deputetëve, si zgjedhja më e mirë kushtetuese”, thuhet në postimin e Dell.

Duke iu referuar vendimit për Kosovën në UNESCO dhe bllokadës së Parlamentit Dell thotë se “mendjet e vogla kritike”, kameleonët dhe tiranët potencialë duhet të ndalin veprimet e tyre me gazin lotsjellës dhe domatet dhe duhet të falënderojnë qytetarin që bëri më shumë se kushdo tjetër që kjo të realizohej”, shkruan Dell dhe në fund, shkrimin e përmbyllë me “Krenar me Presidenten”.

Next Post

Regjisori Visar Morina, në jurinë e Cottbus Festival

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com