• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Delisufaj, banorët e fshatit në protestë për mungesë investimesh e ndihmash

by Java News
08/03/2016 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e fshatit Delisufaj në Lushnje janë ngritur në protestë për mungesën e investimeve, mungesën e rrugëve, kanalizimeve dhe mosdhënien e asnjë ndihme apo stimulimi për bujqësinë. Ata shprehen se ndihen të braktisur nga qeveria dhe deputeti i mazhorancës që i përfaqëson në parlament.

Kryetari i Partisë Demokratike të rrethit të Lushnjës, Myslym Murrizi ishte pranë banorëve të kësaj zone. “Kryetari i bashkisë nuk na pret”, thonë banorët.

“Dhe deputetin e zonës të cilin e ka sjellë Edi Rama nuk e njohim dhe as e kemi takuar ndonjëherë”, shprehen ata.

“Ankohemi gjithmonë për rrugët dhe nuk bëhet asgjë. Sa herë vijnë për vota, thonë se do ta bëjnë. Dritat i paguajmë një më një, çmimin e ujit e rritën”, thotë një grua protestuese.

“Taksat, të gjitha i paguajmë, ku shkojnë gjithë këto taksa? Kur të vijë koha e votimeve nuk do lejojmë kuti këtu”, shprehet i revoltuar një banor tjetër.

“Ia dhashë votën, ia kemi dhënë votën një më një, por nuk është tek vota. Jemi socialistë dhe demokratë, nuk jemi kafshë, por njerëz. Ne të na shtrohet rruga”, është kërkesa e protestueses.

“Jemi 800 votues që kemi votuar. Ujin po e blejmë se ai që vjen është me krimba. Metër kubi 720 lek, dhe me ndryshk. Kanalizimet janë me ferra. Ne s’kemi ku të shkojmë më. Jetojmë kot”, shprehet i revoltuar një tjetër protestues.

“Këtë radhë votova PS, kam bërë gabimin më të madh se tha do të ul çmimet, unë sot paguaj naftën më shtrenjtë”.

Ndërsa një bujk thotë: “Kam 20 ha tokë. I paguaj taksat pasi na i kërkojnë me këmbëngulje. Kanale nuk ka dhe sipërfaqja është e përmbytur. Në muajin qershor kur kemi korrur grurin ka mbetur stok. Sot ai kërkon taksat, ke, s’ke. Si ti paguaj taksat kur nuk kam shitur dhe lek nuk kam marrë? Si të paguaj taksat pa bërë ti kanalizimin vaditës, kullues, pa bërë rrugë, pa riparuar dritat edhe pse rriti çmimin e energjisë”.

Kryetari i PD-së së Lushnjës Myslym Murrizi theksoi se më të ardhur PD në pushtet do të punojë për përmbushjen e të gjitha kërkesave, brenda ligjit, të banorëve të zonës.

“Jam në fshatin Delisufaj në mbështetje të kërkesave të drejta dhe legjitime në protestën e banorëve, për të gjitha shërbimet e munguara, qoftë nga pushteti lokal, qoftë nga braktisja e pushtetit qendror. 1.7 km rrugë e pashtruar, kanale kulluese të cilat nuk janë kapur me dorë prej vitesh, për llumin e pushtetarëve të cilët pasi marrin votat i braktisin, qoftë kryetarë bashkie, qoftë deputet. Banorët thanë se nuk e njohin deputetin e tyre. I bëj thirrje mazhorancës si kryetar i PD-së rrethi Lushnje që të kthejë sytë nga qytetarët dhe të mos i përdorë qytetarët vetëm si trampolinë për të marrë karriken e pushtetit. Vjen i mashtron gjatë fushatës, u merr votën e më pas u kthen shpinën. I kujton një herë në 4 vjet, vjen dhe bën mashtrimin e rradhës. E drejta është me qytetarët, paguajnë taksa dhe nuk marrin shërbim. Sot si kryetar opozite jam absolutisht në mbështetje të kërkesave të tyre. Kur PD të jetë në pushtet do të këmbëngul me të gjithë fuqinë që më jep ligji për të qenë në krahë të tyre që për taksat që paguajnë të marrin shërbimin që meritojnë”, tha Murrizi.

BW

Next Post

Videolajm/ Shoferja e dehur përplaset me pemën dhe e merr zvarrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 9, 2026
Kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

Zgjedhjet vendore 2027, KQZ kërkon Kuvendit 265 milionë lekë shtesë: Mungesa e fondeve ndikon në sigurinë e sistemeve dhe logjistikën!

November 9, 2026
“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

Dritarja online e dialogut “Fol me Kryeministrin”, mbi 971 shqetësime nga qytetarët deri tani! Ja cilat janë ankesat kryesore

November 9, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Kancelari Merz kërcënon të bllokojë buxhetin e BE-së nëse nuk arrihet marrëveshje për financimin e Ukrainës, i dërgon letër Antonio Costa-s!

November 9, 2026
“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

November 9, 2026
Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

“Nëntë vite në zemrën time”- Ivan Balliu ndan mesazhin prekës pas lamtumirës nga Kombëtarja: Një privilegj për gjithë jetën!

November 9, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

“Nuk është funksionar, por platformë AI”- Rrëzoi kërkesën e PD për shfuqizimin e ‘Diellës’, Kushtetuesja zbardh vendimin: Jo karakter normativ

November 9, 2026
Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In