• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Delegacioni i Bundestagut në Durrës për të parë nga afër dëmet: BE të japë asistencë në tejkalimin e kësaj drame sociale

by Java News
30/11/2019 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, së bashku me një delegacion të Bundestagut gjerman, të kryesuar nga deputeti Mark Hauptmann, ishin pasditen e sotme në qytetin e Durrësit për të parë nga afër dëmet e mëdha që la pas tërmeti i fuqishëm i mëngjesit të 26 nëntorit që goditi vendin.

Në fjalën e tij Balla tha se ka nisur procesi i vlerësimit të banesave dhe se puna po vijon në terren për inventarizimin e plotë të dëmeve.

Numri dy i PS-së, Balla i kërkoi delegacionit gjerman një ndihmë të mundshme financiare në përballimin e situatës së rëndë të emergjencës që po kalon Shqipëria.

“Kemi ardhur për të parë nga afër se cilat ndërtesa do të përdoren në vazhdimësi dhe cilat do të rindërtohen. Kemi nevojë për një ndihmë financiare nga BE, por edhe nga Gjetmania si edhe nga vendet e tjera. Akoma nuk kemi një vlerësim të saktë të dëmtimeve që kanë ndodhur. Kjo sigurisht mund të kërkojë ditë, javë për  të arritur një përfundim të saktë. Të luftojmë që kjo pjesë të jetë në dispozicion të banorëve, por edhe të turistëve. Do të ishte shumë e rëndësishme që ju në Bundestag apo pranë qeverisë gjermane, të kërkoni një mbështetje financiare nga vendi juj për dëmet e mëdha të shkaktuara nga tërmeti këtu në Shqipëri”, theksoi Balla.

Ndërsa deputeti gjerman Mark Hauptmann u shpreh se ndihmat nuk duhet të mungojnë për Shqipërinë dhe BE-ja duhet të japë asistencë në tejkalimin e kësaj drame sociale.

“Ne duhet të qëndrojmë  pranë popullit shqiptar. Ne lutemi për viktimat dhe jemi pranë familjarëve që kanë humbur familjarët e tyre apo dhe ato që kanë humbur shtëpitë e tyre, apo edhe për ata qytetarët që nuk e dinë akoma nëse banesat e tyre  janë të banueshme për të jetuar apo jo.

Ka sigurisht një mosbesi ndaj strukturës së banesës ku ata jetojnë. Ishte mirë që kemi pasur një ndërhyrje nga vendet e ndryshme të BE.  Ka ndodhur një ndërhyrje e shpejtë. Dua të përgëzoj dhe falënderoj autoritetet shqiptare, sepse kanë bërë një punë të shkëlqyer për menaxhimin e krizës, e sigurisht  për të kërkur ndihmë që vende e huaja të vinin këtu për të menaxhuar situatën në të njëjtën kohë.

Ne duhet të kalojmë në fazën e dytë, Shqipëria nuk është vetëm në këtë situatë të rëndë, e cila nuk mund të mbahet vetëm nga Shqipëria. Ndihma dhe asistenca duhet të vijë nga BE, dhe unë sigurisht se do të marrë me vete në shtëpi këto impresione që kam përjetuar, për turizmin dhe për jetën e banorëve”, deklaroi Hauptmann.

g.kosovari

Next Post
“Janë bërë disa gabime në ndërtime”/ Specialistja e Inxhinierisë: Zonat më të rrezikuara nga tërmetet në Shqipëri, si të veprojmë kur ka lëkundje

“Janë bërë disa gabime në ndërtime”/ Specialistja e Inxhinierisë: Zonat më të rrezikuara nga tërmetet në Shqipëri, si të veprojmë kur ka lëkundje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

March 19, 2026
“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

March 19, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama publikon renditjen: Shqipëria, e nënta në botë për sigurinë kibernetike

March 19, 2026
“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

March 19, 2026
Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

March 19, 2026
Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

March 19, 2026
Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

March 19, 2026
A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

March 19, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

“Partia është mbushur me pensionistë”, ish-ministri i PD: Berisha po mendon largimin…

March 19, 2026
“Kandidati i përjetshëm” që synon të bëhet njeriu më i fortë i Iranit pas vdekjes së Larijanit

“Kandidati i përjetshëm” që synon të bëhet njeriu më i fortë i Iranit pas vdekjes së Larijanit

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In