• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Del shifra, ja sa familje shqiptare s’përmbushin nevojat për ushqime dhe veshje

by Java News
08/07/2019 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbet në fyt edhe të zë trishtimi”. ‘Poemës së Mjerimit’ të Migjenit, e shkruar në vitet ’30, duket se nuk i ikën asnjëherë aktualiteti. Gati një e treta e familjeve shqiptare janë gjetur në pamundësi për të përmbushur nevojat bazë me ushqim dhe veshmbathje gjatë vitit 2018 sipas një anketë që zhvilloi Barometri i Ballkanit 2019, një projekt i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Shqipëria ka përqindjen më të lartë të familjeve që nuk e sigurojnë dot jetesën bazë, gati sa dyfishi i Ballkanit.

Kampioni shqiptar i familjeve u pyet “A ka përballuar familja juaj ndonjë nga problemet e mëposhtme (të paktën një herë) gjatë 12 muajve të fundit: Nuk mund të përballonit ushqimin, veshmbathjen dhe furnizimet e tjera bazë?”. 31 % e familjeve janë përgjigjur se ishin përballur më këtë vështirësi. Kjo përqindje ishte gati sa dyfishi i Serbisë 17 % që renditet e dyta pas Shqipërisë për nivelin e lartë të familjeve që nuk përmbushin nevojat bazë të jetesës.

Më tej kjo përqindje vjen e ulët në vendet e tjera të Rajonit. Në Kosovë dhe në Malin e Zi, 14 për qind e familjeve kanë pohuar se kishin vështirësi gjatë 12 muajve të fundit të përmbushnin nevojat bazë të jetesës.

Niveli më i ulët i familjeve në varfëri duket se ka qenë në Bosnjë ku vetëm 8 për qind e familjeve kanë pohuar vështirësitë për furnizimit bazë dhe pas saj Maqedonia me 13 për qind të familjeve në vështirësi.

Përqindja e familjeve që nuk përballonte nevojat bazë u rrit më tej gjatë vitit 2018 në raport me vitin 2017 ku 25 % e familjeve kishin pohuar vështirësitë për artikujt bazë.

Edhe të dhëna të tjera për shpenzimet e konsumit tregojnë realitetin e trishtë, ku pjesa më e madhe e familjeve shqiptare harxhojnë më shumë se të gjithë për ushqime, një tregues i të ardhurave të ulëta në raport me fuqinë blerëse.

Në Ballkanin Perëndimor, pjesa më e madhe e shpenzimeve të familjeve shkojnë për të siguruar ushqimin. Megjithatë, duke bërë një krahasim midis tyre, shpenzimet për ushqime janë shumë më të larta në Shqipëri me mbi 44%, të shpenzimeve mujore, sipas INSTAT. Pas Shqipërisë, Maqedonia e Veriut është vendi ku shpenzimet për ushqime janë më të larta, me rreth 36.8% të totalit të shpenzimeve që ato kryejnë, ndjekur nga Kosova me 34.1%, sipas të dhënave të Eurostat, shkruan ‘monitor’.

Ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Malin e Zi, shpenzimet për ushqime zënë gati çerekun e totalit të shpenzimeve, me një peshë përkatësisht 24.5% dhe 24.3%.

Ndër vendet e rajonit, Serbia ka peshën më të ulët për këtë grup, me rreth 17.3% të totalit.

Mesatarja e shpenzimeve të bashkimit Europian për ushqime është rreth 12%.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Viktima e parë e të nxehtit në Shqipëri, 77 vjeçari gjendet i vdekur në kanal

FOTO/ Viktima e parë e të nxehtit në Shqipëri, 77 vjeçari gjendet i vdekur në kanal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fier/ Rrjedhja e gazit nga bombola alarmon banorët, zjarrfikësit shmangin tragjedinë

Fier/ Rrjedhja e gazit nga bombola alarmon banorët, zjarrfikësit shmangin tragjedinë

October 25, 2026
Sot zgjedhjet në Serbi, ministri Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë!

Sot zgjedhjet në Serbi, ministri Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë!

October 25, 2026
Të shtëna pranë një kampusi universitar në Florida, 11 të plagosur, mes tyre gjashtë të mitur

Të shtëna pranë një kampusi universitar në Florida, 11 të plagosur, mes tyre gjashtë të mitur

October 25, 2026
Protesta e dhunshme/ Policia pezullon efektivin e “Shqiponjave”, 5 efektivë të plagosur, hetim për rastin e 28-vjeçarit të dëmtuar në sy

Protesta e dhunshme/ Policia pezullon efektivin e “Shqiponjave”, 5 efektivë të plagosur, hetim për rastin e 28-vjeçarit të dëmtuar në sy

October 25, 2026
“Qëllimi i qartë, destabilizimi i vendit”- Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë (VIDEO)

VIDEO/ Rama fton sërish protestuesit në dialog

October 25, 2026
Zyrtarisht me orën dimërore! Akrepat kthehen 60 minuta pas

Zyrtarisht me orën dimërore! Akrepat kthehen 60 minuta pas

October 25, 2026
Obama kritikon Trumpin për luftën në Iran dhe çmimet e larta: Këto zgjedhje janë shansi ynë i fundit

Obama kritikon Trumpin për luftën në Iran dhe çmimet e larta: Këto zgjedhje janë shansi ynë i fundit

October 25, 2026
Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In