Poliçani është bashkia e radhës që ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet parlamentare të zhvilluar me 25 prill në vendin tonë.
Kutitë e fundit janë numëruar në KZAZ-në numër 67, ku rezultati është në favor të Partisë Socialiste.
Nga 23 kutitë e numëruara në Poliçan PS ka siguruar 3871 vota, Partia Demokratike 1045 ndërsa lëvizja Socialiste për Integrim 864 vota.
Ndërkohë deri më tani numërimi i votave ka mbaruar në Pustec, Këlcyrë, Has, Himarë dhe në Memaliaj.