• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Del raporti, akuza të rënda ndaj Frontex: Operacione të paligjshme, dhunë ndaj refugjatëve dhe injorim ndaj kërkesave për ndihmë

by S T
04/10/2024 10:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas hetimeve të brendshme disamujore, zyrtari përgjegjës për të drejtat e njeriut në Frontex hodhi akuza të rënda ndaj stafit të kësaj agjencie evropiane të kontrollit dhe monitorimit të kufijve, të cilët ishin vendosur në Mesdhe.

Sipas raporteve, të shqyrtuara nga NDR dhe WDR, rojet kufitare kanë bërë gabime serioze në lidhje me kthimin e mundshëm të paligjshëm të emigrantëve përtej kufijve, nga kanë ardhur. Në dy raste, stafi ka shkelur rëndë detyrat, thuhet në raportet e hetimit.

Frontex, agjencia e BE-së për mbrojtjen e kufijve tokësorë dhe detarë, njoftoi se aktualisht është duke shqyrtuar në detaje rekomandimet e paraqitura në raportin e zyrtarëve të të drejtave të njeriut.

Akuzat për operacione të paligjshme “pushback”

NDR dhe WDR raportuan për herë të parë në pranverë se kishte pasur dy incidente në Detin Mesdhe dhe rishikuan rrjedhën e ngjarjeve. Sipas informacioneve të mbledhura, emigrantët u kthyen nga Greqia, domethënë nga ujërat territoriale të Bashkimit Evropian në ujërat turke, ndërsa Frontex dhe roja bregdetare greke ishin të pranishëm në këtë vend. Dyshohet se Frontex është përfshirë edhe një herë në të ashtuquajturat operacionet e paligjshme “pushback” (largimi me forcë).

Një ngjarje në veçanti ngre shqetësime: Sipas rishikimit të ngjarjes nga ekipi i gazetarëve të NDR dhe WDR, mëngjesin e 19 shkurtit 2024, rreth 30 persona, përfshirë burra, gra dhe fëmijë, ndodheshin në një gomone në ujërat greke. Pamjet me video tregojnë se ata kërkonin ndihmë, ndërsa të paktën dy anije të tjera janë afër. Një nga këto anije më të mëdha mban flamurin e rojes bregdetarebullgare, e cila monitoron kufijtë midis Greqisë dhe Turqisë, si pjesë e Frontex në Detin Egje. Megjithë kërkesat për ndihmë, Agjencia e BE-së për Mbikëqyrjen e Kufijve mesa duket qartë se nuk ka reaguar dhe nuk ka ndihmuar.

Anijet e Frontex-it injorojnë kërkesat për ndihmë

Hetimi i Frontex-it konfirmon informacionin e NDR dhe WDR: Ishte një anije bullgare në misionin Frontex, e cila hasi në një gomone me emigrantë. Ekuipazhi, pavarësisht thirrjeve për ndihmë, thuhet se nuk u përgjigj. As stafi i Frontex-it nuk raportoi ndonjë incident me migrantë të rrezikuar në det të hapur. Raporti thekson se gjatë një hetimi të brendshëm, ekuipazhi bullgar i Frontex mohoi të ketë parë apo të ketë hasur në varkën e emigrantëve gjatë turnit të tij. Por hetuesit e brendshëm besojnë se ka prova, të cilat konfirmojnë se ekuipazhi i Frontex-it ka hasur emigrantë pranë ishullit Lesbos. Dhe ata vërejnë me shumë shqetësim, se raportet e ekuipazhit nuk ishin të plota.

Ministria e Brendshme bullgare nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me incidentin. Rojet bregdetare greke morën përsipër koordinimin e misionit, pasi operacioni i Frontex u zhvillua në ujërat territoriale greke. Roja Bregdetare Greke tha se oficerët e saj kishin shpëtuar shumë jetë të refugjatëve në të kaluarën dhe kishin vepruar në përputhje me ligjin dhe se hetimi mund të rihapet nëse do të dilnin informacione të reja.

Përdorimi i shkopinjve kundër refugjatëve në varka

Në një tjetër incident, hetuesit e brendshëm gjetën po ashtu gabime të qarta. Videoja tregon se si në fund të janarit 2024, një gomone e mbipopulluar me rreth 30 persona po lundronte në det. Në video shfaqet një skaf që i afrohet atij, i cili sipas shenjave mund të thuhet me siguri i përket rojes bregdetare greke. Personat e maskuar nuk nga skafi nuk kanë ndihmuar refugjatët, por mesa duket kanë kërcënuar me shkopinj. Një anije më e madhe e Frontex-it mund të shihet në sfond.

Hetimi tani konfirmon me “siguri” se varka e emigrantëve hyri në ujërat greke dhe u kap dy herë – një herë nga një anije Frontex pranë kufirit dhe herën e dytë nga roja bregdetare greke pranë ishullit Lesbos. Gjithashtu u konfirmua se skafi i rojes bregdetare greke me manovrat e tij në një distancë të shkurtër nga gomone ka krijuar dallgëzime, kështu që gomonja me emigrantët ka nisur të lëkundet dhe ka rrezikuar të përmbyset. Ekuipazhi grek i përdori shkopinjtë në një “mënyrë jashtëzakonisht të rrezikshme”. Siguria dhe jeta e emigrantëve u rrezikuan nga këto veprime.

Kthimi i emigrantëve në Turqi, ku më pas u shpëtuan nga pjesëtarët e rojes bregdetare turke, nuk mund të konsiderohet plotësisht vullnetar, thuhet më tej në raport. Megjithatë, hetuesit nuk kanë mundur të përcaktojnë motivet e sakta, pse emigrantët e kanë kthyer varkën e tyre në drejtim të Turqisë. Si në incidentin e parë, edhe në të dytin raportet janë jo të plota dhe të pasakta të stafit të Frontex-it.

Operacionet e paligjshme “pushback” janë të vështira për t’u provuar

Rezultati i hetimeve tregon se provat konkrete të kthimeve të paligjshme dhe identifikimit të pjesëmarrësve janë pothuajse të pamundura të mblidhen, duke qenë se incidente të tilla shpesh ndodhin për orë të tëra në mes të detit të hapur. Edhe hetimi aktual nuk arriti të provojë operacione specifike të paligjshme “pushback”. Por hetuesit theksojnë se metodat e vëzhguara janë në përputhje me operacionet e mëparshme “pushback”.

Brenda BE-së, ka një debat të ashpër për mënyrën se si zbatohet mbrojtja e kufijve evropianë. Raporte të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë atë të Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), kanë treguar vitet e fundit se në kufirin turko-grek janë kryer operacione të paligjshme “pushback”. Akuza të ngjashme ekzistojnë kundër Kroacisë dhe Polonisë. Disa javë më parë, Finlanda legalizoi operacionet “pushback” në nivel kombëtar, duke argumentuar se Rusia po dërgon qëllimisht azilkërkues në kufi për të kërcënuar sigurinë e vendeve fqinje.

Frontex duhet të sigurojë respektimin e të drejtave të njeriut

Operacionet e kthimit me forcë konsiderohen të paligjshme sipas rregullave të shumta ndërkombëtare, pasi veprime të tilla i pengojnë njerëzit të aplikojnë për azil dhe i detyrojnë ata të kalojnë sërish kufirin e jashtëm të BE-së dhe të kthehen atje nga kanë ardhur. Këto veprime janë në kundërshtim me mandatin e Frontex, i cili përfshin mbrojtjen e kufijve duke respektuar të drejtat themelore të njeriut. Sipas rregulloreve të brendshme, stafi i Frontex-it është i detyruar madje të “identifikojë në mënyrë proaktive personat dhe t’i informojë ata për të drejtat e tyre, nëse ata kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare”.

Drejtori i Frontex-it Hans Leijtens tani po përballet me presion serioz. Ai mori detyrën në fillim të vitit 2023, duke premtuar se Frontex nuk do të përfshihej më në operacione të paligjshme “pushback”. Në një intervistë me Reschke Fernsehen, Leijtens shpjegoi se kryerja e operacioneve është gjithmonë në duart e vendit pritës – në këtë rast, Greqisë. Megjithatë, në situata të dyshimta, ai pret që stafi i tij të paktën t’i raportojë atij për gjendjen dhe veprimet. Dhe pikërisht kjo, siç tregoi hetimi i zyrtarëve të të drejtave të njeriut, nuk është bërë në këto raste. Nuk kishte asnjë ndihmë për emigrantët – asnjë informacion apo raporte për këto zhvillime./ DW

Next Post
Në mes të tensioneve të përshkallëzuara, vazhdon evakuimi i shtetasve të huaj nga Libani

Në mes të tensioneve të përshkallëzuara, vazhdon evakuimi i shtetasve të huaj nga Libani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

March 19, 2026
“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

March 19, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama publikon renditjen: Shqipëria, e nënta në botë për sigurinë kibernetike

March 19, 2026
“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

March 19, 2026
Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

March 19, 2026
Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

March 19, 2026
Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

March 19, 2026
A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

March 19, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

“Partia është mbushur me pensionistë”, ish-ministri i PD: Berisha po mendon largimin…

March 19, 2026
“Kandidati i përjetshëm” që synon të bëhet njeriu më i fortë i Iranit pas vdekjes së Larijanit

“Kandidati i përjetshëm” që synon të bëhet njeriu më i fortë i Iranit pas vdekjes së Larijanit

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In