• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Del Ponte: Kam dëshmi të mjaftueshme për dënimin e Assadit për krime lufte

by Java News
13/08/2017 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i OKB-së për Hetime në Siri ka mbledhur dëshmi të mjaftueshme në mënyrë që presidenti Bashar al-Assad të dënohet për krime lufte, ka thënë anëtarja e mirënjohur e komisionit, Carla del Ponte.

Del Ponte, 70 vjeçe, që ka ndjekur krimet e luftës në Ruandë dhe ish-Jugosllavi, javën që shkoi njoftoi se do të dorëhiqet nga roli i saj për shkak të zhgënjimit me dështimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të vazhduar punën e komisionit për të themeluar një tribunal special për Sirinë që do të gjykonte kriminelët e dyshuar të luftës.

Ajo s’ka treguar se kur do të largohet nga ky post.E pyetur në një intervistë për gazetën zvicerane “SonntagsZeitung” nëse ka dëshmi të mjaftueshme që Assadi të dënohet për krime lufte, ajo tha: “Por, jam e bindur se ka mjaftueshëm. Për këtë arsye edhe situata është shumë zhgënjyese. Puna përgatitore është kryer. E edhe përkundër kësaj, nuk ka asnjë prokuror e as gjykatë”, raporton Reuters.Qeveria siriane, e drejtuar nga Assadi, mohon raportet e komisionit që ka dokumentuar krime të mëdha lufte të kryera nga forcat e mbështetura nga qeveria dhe nga shërbimet e sigurimit të Sirisë.

Ndonëse OKB-ja po e themelon një organ të ri për të përgatitur ndjekjet penale, nuk ka asnjë shenjë për themelimin e ndonjë gjykate për të ndjekur krimet e luftës të kryera në luftën gjashtë e gjysmë vjeçare. Madje s’ka as qëllim nga KS i OKB-së që ta referojë gjendjen në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë.

“Për gjashtë vjet, komisioni ka hetuar. Tani prokurori duhet të vazhdojë punën tonë dhe të sjellë kriminelët e luftës para një gjykate speciale. Por pikërisht këtë po e bllokon Rusia me veto në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, ka thënë del Ponte, transmeton Koha.net.

Rusia, aleate e afërt e qeverisë së Assadit, ka të drejtën e vetos në Këshill të Sigurimit si një prej anëtarëve të tij të përhershëm.

E pyetur se cilat palë të konfliktit i ka hetuar së pari komisioni, ajo tha. “Të gjithë ata kanë kryer krime lufte. Si rrjedhojë, i kemi hetuar të gjithë”.

Next Post
Bale nuk duket në stërvitje të Realit

E djelë e zjarrtë në superkupat evropiane/ Barcelona-Real Madrid dhe Juventus-Lacio

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

August 2, 2026
‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

August 2, 2026
Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

August 2, 2026
Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

August 2, 2026
Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

August 2, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

August 2, 2026
Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

August 2, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Fati i kërkesave, nga negocimi te numrat dhe anasjelltas!

August 2, 2026
Autobusi përplaset me kamionçinën dhe 3 makina në autostradën Rieti-Terni në Itali, 5 të vdekur dhe 27 të plagosur

Autobusi përplaset me kamionçinën dhe 3 makina në autostradën Rieti-Terni në Itali, 5 të vdekur dhe 27 të plagosur

August 2, 2026
Dyndja e refugjatëve në Spanjë, Meloni propozon modelin shqiptar për migrantët në BE

Dyndja e refugjatëve në Spanjë, Meloni propozon modelin shqiptar për migrantët në BE

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com