• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Del Piero: Ja sesi mund të fitojë Juventusi ndaj Barcelonës

by A R
11/04/2017 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ikona e Juventusit, Del Piero, ka dhënë një intervistë në prag të ballafaqimit çerekfinal të Ligës së Kampioneve të bardhezinjve me Barcelonën, ku ka nënvizuar faktin se “nuk ka mbrojtje për ta ndalur MSN, prandaj duhet luajtur si një ekip ndaj tyre”. Më tej, pyetjes nëse Juve mund ta mposhtë Barcelonën, por edhe gjërave të tjera mbi këtë përplasje të shumëpritur, ish-kapiteni u jep këtë përgjigje: “Barcelona është një ekip i jashtëzakonshëm. Megjithatë, luhet 11 kundër 11, ndaj është e vështirë të parashikohet se kush mund të fitojë. Tashmë kjo ka ndodhur dhe mund të ndodhë përsëri. Juve është një ekip i madh dhe i ka mundësitë për gjithçka. PSG-ja, për shembull, ishte një shembull në ndeshjen e parë. A do të peshojë kujtesa e finales së Berlinit? Nuk mendoj, sepse Juventusi ka ndryshuar. Dhe, përveç kësaj, një raund eleminator është shumë ndryshe nga një finale. Përmbysja e Barcelonës kundër PSG? Ajo ishte historike. Një moment që do të qëndrojë pikë referimi në historinë e futbollit dhe Champions-it, diçka që shkon përtej të mundurës. Mbrojtja bardhezi është më e mirë në Ligën e Kampionëve. A mund ta ndalë MSN? Personalisht mendoj se ka asnjë mbrojtje që mund t’i ndalojë këto fenomene. E përsëris, ata janë individualisht të pandalshëm.

Kundër Barçës ju mund të fitoni vetëm si një ekip. A mendoj se Neymar do ta fitojë “Topin e Artë”? Po, do ta bëjë atë. Veçanërisht këtë vit ka marrë rrugën e duhur. Çfarë do të vlerësoja në lidhje me filozofinë e lojës së katalanasve? Para së gjithash, unë e vlerësoj atë si filozofi, më shumë se një klub, siç lexojmë në tribunat e “Camp Nou”. Barça transmetohet me kalimin e kohës, trajner pas trajneri, lojtar pas lojtari. Futbolli katalanas është, gjithashtu, një ndjenjë e përkatësisë, lartësim i emrit dhe talentit. Kjo është shenjë dalluese e tyre. Incidenti mes Suarez dhe Chiellini, a është harruar tashmë? Po, jam i sigurt. Në mesin e sportistëve, kësi gjërash janë të tejkaluara. Dybala? Tashmë ai ka bërë shumë dhe ka gjithçka për të ndërmarrë një hap tjetër, përpara. Shpresoj të qëndrojë te Juventusi për aq kohë sa të jetë e mundur, edhe përgjithmonë.

Sezoni bardhezi i Higuain? Ekselent. Mos harroni se Higuain nuk arriti te Juve që të mundë rekordin e tij të golave. Ai e bëri këtë lëvizje për të fituar. Tani, një nga qëllimet më të rëndësishme të Higuain është Liga e Kampionëve. Buffon, me sa duket, do të tërhiqet pas Kupës së Botës… Nuk është ende një vendim zyrtar, por unë mendoj se kjo varet nga forma sportive, në të cilën do të ndjehet në fund të vitit të ardhshëm. Çfarë më kujtohet përplasja me Barcelonën në vitin 2003? Një emocion i jashtëzakonshëm, një nga momentet më kulmore që kam jetuar në Ligën e Kampionëve. Të fitosh në “Camp Nou” është diçka e jashtëzakonshme.”/atsh/b.d

Next Post
Magjia e liqenit të Komanit, në krye të preferencave për udhëtime turistike

Magjia e liqenit të Komanit, në krye të preferencave për udhëtime turistike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E pazakontë/ Hitler Musolini fiton zgjedhjet bashkiake në Peru! Kush është politikani i majtë që mban emrat e dy liderëve nazi-fashistë!

E pazakontë/ Hitler Musolini fiton zgjedhjet bashkiake në Peru! Kush është politikani i majtë që mban emrat e dy liderëve nazi-fashistë!

October 9, 2026
Konsumi i pushimeve në Kinë, skenarët e rinj nxisin raundin e ri të rritjes së konsumit (VIDEO)

Konsumi i pushimeve në Kinë, skenarët e rinj nxisin raundin e ri të rritjes së konsumit (VIDEO)

October 9, 2026
Prespa drejt UNESCO-s, ministri Gonxhja takon homologët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut: Mbrojmë pasurinë që na bashkon

Prespa drejt UNESCO-s, ministri Gonxhja takon homologët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut: Mbrojmë pasurinë që na bashkon

October 9, 2026
“Mundësi bashkëpunimi në shumë fusha”- Presidenti Begaj dekoron dy senatorët amerikanë me “Urdhrin e Shqiponjës”: Aleanca jonë, më e fortë se kurrë!

“Mundësi bashkëpunimi në shumë fusha”- Presidenti Begaj dekoron dy senatorët amerikanë me “Urdhrin e Shqiponjës”: Aleanca jonë, më e fortë se kurrë!

October 9, 2026
Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLP, kryeprokurori Çela kërkon zgjidhje edhe për pagat e magjistratëve: Po kalojmë periudhë të vështirë prej disa vitesh

Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLP, kryeprokurori Çela kërkon zgjidhje edhe për pagat e magjistratëve: Po kalojmë periudhë të vështirë prej disa vitesh

October 9, 2026
E rëndë në Greqi/ Shpërthen rafineria e naftës, humb jetën një shqiptar, një tjetër në gjendje të rëndë!

E rëndë në Greqi/ Shpërthen rafineria e naftës, humb jetën një shqiptar, një tjetër në gjendje të rëndë!

October 9, 2026
“Synojmë më shumë investime”- Ministrja Ibrahimaj: Bashkëpunimi rajonal dhe investimet turke, mundësi për rritjen e tregtisë shqiptare

“Synojmë më shumë investime”- Ministrja Ibrahimaj: Bashkëpunimi rajonal dhe investimet turke, mundësi për rritjen e tregtisë shqiptare

October 9, 2026
Aksioni i policisë në kampin e MEK, Çupi: Dje ishe pika kulmore, hetimet kishin nisur kohë më parë

“Investimi në Zvërnec i shërben të ardhmes”- Frrok Çupi: Mundësi historike për Shqipërinë dhe forcim i ndikimit dhe mbrojtjes amerikane!

October 9, 2026
“S’jam dakord me heqjen e sanksioneve ndaj Dodik”- Senatorja amerikane kritikon lehtësimet nga Tirana! Mesazhe dhe për integrimin në BE

“S’jam dakord me heqjen e sanksioneve ndaj Dodik”- Senatorja amerikane kritikon lehtësimet nga Tirana! Mesazhe dhe për integrimin në BE

October 9, 2026
Zelensky: Sulmi rus ndaj autobusëve në Kramatorsk nuk do të mbetet pa përgjigje -

“Nuk po na ndihmoni!”- Zelenski shpërthen kundër SHBA-ve: Po bëni biznes me Rusinë! Kjo quhet mungesë vullneti e ndershmërie

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com