Gentian Osmani, një nga gjashtë prokurorët që po hetojnë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, zgjodhi të ballafaqohej personalisht me institucionit e vettingut.
E vetmja pikëpyetje që u ngrit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit lidhur me pasurinë e tij, ishte shlyerja e një huaje marrë kunatit të tij, për të cilën komisioni ngriti dyshime.
Por Osmani dha shpjegime për të rrezuar gjetjet e trupës gjykuese.
Magjistrati rezultoi pa probleme në dy shtyllat e tjera, figura morale e aftësitë profesionale. Në përfundim Osmani kërkoi konfirmimin në detyrë.
Vendimi për të pritet të shpallet më datë 2 gusht. /b.d