Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në fshatin Bulgarec të Korçës pas mesnatës duke u gdhirë e mërkura.
Një mjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i saj. Sipas policisë, viktimë ka mbetur shtetasi Kristo Baçellari, 55 vjeç, i cili drejtonte mjetin me targa AA 761 HV.
Shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar nga 55-vjeçari. Baçellari ka parakaluar një mjet tjetër më pas ka humbur kontrollin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.
Në aksident nuk ka pasur persona të tjerë të lënduar. Policia po kryen verpiemt e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.m.