Sëmundja e HIV-AIDS prek miliona persona çdo vit në mbarë botën. Shumë persona janë mbartës të virusit por nuk janë të informuar. Disa janë të ndrojtur për të kryer testet pasi i druhen daljes së të dhënave, ndërsa shumë të tjerë janë në fazat paraprake dhe nuk u janë shfaqur simptomat.
Në Evropë, 1 në 7 persona të prekur as që e di që ka viruin HIV. Po, tashmë, të gjithë ata që kërkojnë të ruajnë anonimatin, mund të kryejnë një test privatisht.
Në Itali ka nisur shpërndarja në farmaci e një testi që mund të kryhet vet nga personat në mënyrë private, pa marrë asnjë recetë. Nëpërmjet një ageje të vogël merret pak gjak dhe rezultatet dalin pas vetëm 15 minutash.
“Testi nuk zëvendëson atë në spitale, por është një opsion më shumë”, thotë presidenti i kompanisë që e ka prodhuar atë./JavaNews/a.m.