• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dekriminalizimi/ Rrëzohen alibitë e PD, Kuvendi: Asnjë zyrtar nuk rezulton i dënuar

by Java News
26/10/2016 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi ka publikuar të dhëna në lidhje me ecurinë e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit për subjektet që ngarkon ligji për depozitim si dhe administrimin, verifikimin e vetëdeklarimeve dhe zbatim të ndalimeve. Ka qenë vetë Kuvendi që me anë të një kërkese, ka kërkuar zyrtarisht informacion nga Zyra e Gjendjes Civile dhe Zyra e Gjendjes Gjyqësore për të gjithë funksionarët që kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit pranë Kryetarit të Kuvendit.

“Nga përgjigjia e kësaj Drejtorie, rezulton se asnjë nga subjektet e verifikimit nuk ka rekorde të gjëndjes gjyqësore në vend, pra rezultojnë të gjithë të padënuar nga gjykatat shqiptare.

Nga verifikimi i kryer nga struktura e posaçme e ngritur në Kuvend, asnjë nga zyrtarët nuk ka deklaruar të jetë i dënuar nga gjykatat shqiptare përveç rasteve të dënimit politik në kohën e diktaturës që nuk janë pjesë e këtij ligji.

Pas një rikujtese shkrese dërguar DPGJC, është administruar së fundmi edhe pergjigjia nga kjo Zyrë, me verifikimin e përbërësve të të dhënave të Rregjistrit Kombëtër të Gjendjes Civile të vitit 2010, për të gjithë listën emërore të funksionarëve publikë, subjekt i këtij ligji pranë Kryetarit të Kuvendit.

-Përmes kësaj përgjigje, Drejtoria e Përgjithshme e Gjëndjes Civile ka dërguar listën emërore të konsultuar me të dhënat e vetdeklaruara nga subjektet dhe ato që pasqyrohen në rregjistrat themeltarë (rregjistri kombëtar i shtetasve NCR) ku janë dhënë edhe ndryshimet përkatëse për ato raste që kanë rezultuar të tillë.

Nga struktura e posaçme e Kuvendit, janë verifikuar emrat nominalë të zyrtarëve të cilët kanë deklaruar ose jo ndryshime të përbërësve të gjëndjes civile.

Nga ky kontroll i strukturës , rezulton se shumë emra i referohen ndryshimeve të mbiemrit pas martesës apo dhe ndryshimit të mbiemrit si rrjedhoje e dekretit të Presidentit për marrje shtetësie si dhe korrigjimeve për shkak të gabimit material nga zyrat e gjëndjes civile. Këto ndryshime  janë të përputhura edhe me rregjistrin e gjëndjes civile të verifikuar nga zyra përkatëse e gjendjes civile.

Nga verifikimi i strukturës së posaçme, e krahasuar me të dhënat e zyrës së gjendjes civile, na rezulton se disa zyrtarë që kanë vetdeklaruar ndryshime të emrit apo mbiemrit në kohë të ndryshme më të hershme, nuk rezultojnë me ndryshime të tilla në Rregjistrin aktual referues të vitit 2010. Siç dhe arsyetohet në shkresën e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjëndjes Civile, konsultimi i plotë i këtyre të dhënave vijon në zyrat përkatëse të gjëndjes civile ku ato figurojnë të rregjistruar.

Pas marrjes dhe administrimit të informacionit zyrtar shkresor nga Zyra e Gjendjes Civile dhe Zyra e Gjendjes Gjyqësore, informacioni i mbledhur me shpjegimet perkatëse për gjeneralitete të ndryshuara apo vendime të formës së prerë të marra jashtë Shqipërisë, në zbatim të ligjit 138/2015, procesi do të vijojë duke i dërguar edhe njëherë Zyrës së Gjëndjes Civile kërkesën për riverifikim për raste konkrete  si dhe Prokurorisë së Pergjithshme, me qëllim verifikimin e plotë të të dhënave të plotësuara në formularin e vetdeklarimit nga zyrtarët, subjekt të këtij verifikimi ligjor, për të vlerësuar të dhënat e administruara në përputhje me parashikimet e Vendimit nr.l7 /2016  të Kuvendit për ato zyrtarë që rezultojnë me identitet të ndryshëm apo nuk kanë deklaruar ndryshimet e raportuara sipas ZGJC dhe ata me vendime të gjykatave jashtë shtetit.

ma.me

Next Post
Azem Syla dhe 38 të tjerë akuzohen për nëntë vepra penale

Azem Syla dhe 38 të tjerë akuzohen për nëntë vepra penale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Video/ Plas sherri mes gjimnazistëve te “Sami Frashëri”, godasin njëri-tjetrin me sende të forta

Nga sherri te plumbat | Zbardhet konflikti në Tiranë, 10 persona të përfshirë

August 13, 2026
Defekti tek ujësjellësi në zonën e TEG-ut, ja zonat ku do të ketë kufizime në furnizimin me ujë

Defekti tek ujësjellësi në zonën e TEG-ut, ja zonat ku do të ketë kufizime në furnizimin me ujë

August 13, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 14 Gusht 2026

August 13, 2026
Fuqia fatale e lajmit të rrejshën: Nga Maroku i sotëm në pazarin e Prishtinës gjatë Perandorisë Osmane

Kush e rrahu Nenad Raškovićin?

August 13, 2026
Masa për sezonin turistik, Lamallari dhe Gonxhja në Sarandë: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë

Masa për sezonin turistik, Lamallari dhe Gonxhja në Sarandë: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë

August 13, 2026
Zjarr i madh në Daias të Tiranës, helikopter nga ajri dhe forca nga terreni për shuarjen e flakëve!

Zjarri përfshin masivin pyjor në Elbasan, flakët avancojnë drejt banesave

August 13, 2026
Do të martohej me shqiptaren 35 vite më të re, gjykata i ndalon martesën 86-vjeçarit

Do të martohej me shqiptaren 35 vite më të re, gjykata i ndalon martesën 86-vjeçarit

August 13, 2026
Kronikë për dy të tretat!

“Flamuri po mpreh armët, Belindi nuk lë gur pa lëvizur”, satira e Gjekmarkajt: Sara e Zegjineja në ngjitje…

August 13, 2026
Fundoset në Itali jahti 8 milionë eurosh me 14 persona në bord

Fundoset në Itali jahti 8 milionë eurosh me 14 persona në bord

August 13, 2026
Zelensky telefonon Ramën, kryeministri konfirmon pjesëmarrjen në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore!

“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com