• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dekriminalizimi, Rama: Ky parlament, sa të jemi ne, SHQUP nuk bëhet!

by
17/09/2015 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të opozitës e cila pretendon se është shkelur konsensusi me shpalljen e draftit të ligjit për dekriminalizimit nga ana e qeverisë, ditën e djeshme nga mbledhja e Këshillit të Ministrave.

Në fjalën e tij në Kuvend, Rama u shpreh se nuk ka asnjë surpriza fakti që qeveria propozon një draft për këtë ligj ku të dyja palët shprehen të interesuara. Rama tha se drafti i qeverisë është i mbështetur në ekspertizën italiane dhe ligjit “Severino” dhe jo në draftet që paraqet PD që për kryeministrin janë vetëm shpikje të SHQUP.

Shefi i qeverisë ftoi opozitën t’i bashkohet këtij drafti ose në të kundërt ai do të miratohet qoftë edhe me mospëlqimin e tyre.

“Çështja është shumë e thjeshtë. Është ngritur një komision që nuk ka bërë asgjë. Unë e kam deklaruar publikisht, s’ka surprizë, qeveria do të propozojë variantin e saj. Le t’i referohemi ligjit “Severino” dhe konsiderohet brenda standarteve ndërkombëtare. Jemi konsultuar, si ne edhe ju me ekspertët enkas nga Italia. Në vend të një produkti të përbashkët, na paraqisni draftet e PD dhe jo të komisionit. Atëherë ka një nismë të qeverisë të cilës do t’i bashkangjiten deputetët e shumicës referuar këtij procesi. Dhe procesi hyn në rrugën normale të ballafaqimit të dokumenteve. Jemi të gatshëm të ju dëgjojmë për çdo gjë, por shpikje SHQUP-i ne nuk pranojmë. Domethënë ligji “Severino”, por shpikje SHQUP-i harrojeni se mund të pranohen nga ne. Ne jemi 100% të interesuar që ta votojmë dhe do ta votojmë, doni apo nuk doni ju. Por në këndvështrimin tim, përqindja e substancës është e njëjtë. Nëse e keni problem këtë s’është problemi ynë. Ne e kemi shtrirë në të gjithë funksionin publik, pra çdokush që merr 1 rrogë nga taksat do t’i nënshtrohet këtij verifikimi, dhe nëse rezulton kështu nuk do të marrë rrogë. Rëndësi ka që ne do ta bëjmë me vullnet të plotë. Kështu që mos të humbasim kohë nëse jeni të interesuar.” tha Ram

Kryeministri u shpreh se konsensusi në këtë aspekt është edhe më i gjerë duke parë përmbajtjen e veprave penale të parashikuara në draftin për dekriminalizimin. Duke u ndalur tek propozimet e PD, Rama tha se “nuk do të lejojë që Parlamenti të bëhet SHQUP dhe as Shqipëria të bëhet lëng”

“Baza për konsensus është më e gjerë se zakonisht. Se kush jeni dhe çfarë lidhje keni ju me konsensusin shqiptarët e dinë përmendësh. Por korniza nuk lëviz, që të jemi shumë të qartë. Ne nuk e bëjmë veten qesharakë, dhe as vendin lëng. Tani jemi në kushtet për punë, deri tani ishim në kushtet e një propagande banale. Nëse nuk e doni, ne do ta bëjmë. Kjo është pak por e sigurtë. Nëse ju në draftin tonë gjeni shpikje qënuk gjenden në asnjë legjislacion nxirrini dhe thojini. Ky parlament sa të jemi ne këtu SHQUP nuk bëhet.” përfundoi Kryeministri Edi Rama

Next Post

Dëshmitari kosovar nxjerr blof Ivanoviçin,

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In