• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dekriminalizimi/ Pranimi i korrigjimeve në formularë, Prokuroria i kërkon llogari KQZ

by A R
22/03/2017 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria i kërkon llogari Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për korrigjimin e formularëve dekriminalizimit për 21 zyrtar të lartë shtetëror.

ABC News ka mësuar se për llogari të hetimit të nisur nga prokuroria e kryeqytetit ndaj zyrtarëve të KQZ-së, i është kërkuar kësaj të fundit me shkresë zyrtare, informacione për bazën ligjore të pranimit të formularëve të dytë dhe ndryshimin e tyre në sistemin elektronik. Sipas akuzës, ende nuk dihet se mbi çbazë ligjore KQZ-ja ka pranuar formularët e vetdeklarimit të të kaluarës së zyrtarëve, pas përfundimit të afatit ligjor, pasi zyrtarisht nuk ka kthyer përgjigje.

Burimet thonë se ligjërisht, në bazë të ligjit për “dekriminalizimin” dhe vendimin e Kuvendit të Shqipërisë, dorëzimi formularëve në KQZ bëhet dy muaj pas hyrjes në fyuqi të ligjit. Pra, afati i fundit i dorëzimit të formularëve ka qenë data 22 prill 2016 sipas prokurorisë. Brenda 5 ditëve nga dorëzimi i këtyre formularë, çdo subjekt I ligjit, thonë nga burimet, mund të korigjonte këtë formular edhe pse në fund të çdo formular subjekti paralajmërohet për rileximin e tij dhe për penalitetet nëse e plotëson gabim. Por ajo që për hetuesit ende nuk është saktësuar nga KQZ-ja, është fakti se me çfarë arsyetimi ligjore ka pranuar formularët e korrigjuar për 21 subjekte të tjera rreth 2 muaj pas afatit ligjor. Veç zëvendësimit dhe korrigjimit të formularëve fizik punonjësit e KQZ-së I kanë ndryshuar formularët edhe në sistemin elektronik, të publikuar te faqja zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Për këtë veprim të zyrtarëve të KQZ-së, tashmë prokuroria po kryen hetime dhe pritet që në ditët në vazhdim, ish-kryetarja e KQZ-së dhe kryetari aktual të thirren për të dhënë shpjegime për këto veprime.

Nga ana tjetër pranë KQZ-së prokuroria ka dorëzuar kërkesën për ndërprerjen e mandatit për dy kryebashkiak në vend, të cilët në formularin e parë nuk kanë evidentuar vendimet e dënimit. Por, këto vendime i kanë pasqyruar tek formularët e dytë dhe të korrigjuar. Për këtë kërkesë të prokurorisë, KQZ-ja ka caktuar ditën e enjte mbledhjen e anëtarëve të KQZ-së ku janë përfshirë për diskutim veç dy kryebashkiakëve me probleme me të kaluarën edhe deputetë të cilët kanë bërë vetëm korrigjimin e emrave apo mbiemrave, si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita./a.m.

Next Post
Dokumenti/ Ish- noteri i akuzuar për vepra penale, mban fjalime në çadrën e PD

Dokumenti/ Ish- noteri i akuzuar për vepra penale, mban fjalime në çadrën e PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

September 25, 2026
“PD nuk ekziston më”, Frrok Çupi: Duhet larguar gjithë enturazhi i Berishës, nga Noka, Vokshi, deri te Bardhi

Çupi: SPAK po tenton të rrëmbejë pushtetin! Prokurori që goditi Hysenin duhet arrestuar

September 25, 2026
Eric Wendt miratohet si ambasador në Tiranë

Ambasadori i ri amerikan vjen në Tiranë! Detaje nga mbërritja “surprizë”. Ja ndalesa e parë

September 25, 2026
Bilardo apo armë? Sulmuesi i Izraelit ndez polemikat, ndëshkohet me karton të kuq

Bilardo apo armë? Sulmuesi i Izraelit ndez polemikat, ndëshkohet me karton të kuq

September 25, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Ish-shefja e SHISH/ Nuk shantazhoi median, por kërcënoi armiqtë e saj

September 25, 2026
Pas protestave, Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet të hënën për të diskutuar kërkesat e këshilltarëve të opozitës

Këshilli Bashkiak fton Veliajn në mbledhje, kërkesë SPAK-ut dhe Burgjeve për pjesëmarrjen

September 25, 2026
Autori me dy armë në duar, ja momenti i ekzekutimit të Artan Myrtajt në Sarandë

Autori me dy armë në duar, ja momenti i ekzekutimit të Artan Myrtajt në Sarandë

September 25, 2026
Ambasada Amerikane në Prishtinë: Presim bashkëpunim me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës!

Ambasada Amerikane në Prishtinë: Presim bashkëpunim me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës!

September 25, 2026
Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 36-vjeçari në Elbasan dhe vëllai i tij

Sherr me sende të forta në Elbasan, në pranga 4 persona, mes tyre edhe dy vëllezër!

September 25, 2026
“O hajdut, në burg”- Delina Fico zbulon se çfarë ndodhi mbrëmë në incidentin me protestuesit: Bëra gabim, por kishin 5 minuta që shanin, hapën kamerat vetëm…

“O hajdut, në burg”- Delina Fico zbulon se çfarë ndodhi mbrëmë në incidentin me protestuesit: Bëra gabim, por kishin 5 minuta që shanin, hapën kamerat vetëm…

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com