• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dokumenti/ Ish- noteri i akuzuar për vepra penale, mban fjalime në çadrën e PD

by Java News
22/03/2017 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Edhe pse duket sikur çadra e Partisë Demokratike është lënë “në mëshirë të fatit” me ikjen e Lulzim Bashës në SHBA, kjo nuk përbën problem për demokratët që të strehojnë, të tjerë persona me precedentë penalë, dhe që kërkojnë qeveri teknike. Rasti më i fundit është ditën e djeshme, ditë në të cilën demokratët kishin menduar që të linin të flisnin banorë të Kukësit, dhe ku në panelin e çadrës ishin ftuar 4 persona. Mes tyre, ishte edhe një 53 vjeçar, emri i të cilit nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare.

Burime për Lexo.al bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Bexhet Gjana, 53 vjeç nga Kukësi, dhe me profesion ish-noter. Të njëjtat burime sqarojnë se Gjana, është arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar, pasi ishte dënuar me vendim të gjykatës së Shkodrës me 1 vit burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Lexo.al ka mësuar se gjatë hetimeve ndaj tij është provuar se 53 vjeçari, gjatë funksionit të tij si noter, është kapur në flagrancë për falsifikim dokumentesh, kundrejt ryshfetit. Megjithatë Gjana nuk do ta kryente të gjithë dënimin, pasi do të përfitojë nga amnistia e fundvitit dhe për pasojë do të lërë qelinë. Por nga ana tjetër atij i është hequr licenca e noterit për shkelje të rëndë në detyrë.

Në vendimet e KLD gjendet edhe Vendim Nr. 15, datë 26.01.2015 ku shkruhet se: “Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Dritan Seci, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, çështjen penale në ngarkim të të pandehurve: Bexhet Gjana, Avni Palushi; të akuzuar për: Mashtrimi në kredi; Falsifikimi i dokumenteve.”

Për PD kjo nuk përbën asnjë problem që të tillë persona të flasin për qeveri të korruptuar apo për manipulim zgjedhjesh. Ndoshta prej faktit se të tillë persona si Bexhet Gjana, që strehohen nga PD në çadër, e dinë mirë si vidhet.

Kjo do të shpjegontë më së miri bllokimin e procesit të Vettingut, dhe ku persona me precedentë penalë nuk mund të shkojnë në zgjedhjet e 18 Qershorit për të testuar vullnetin e popullit. /ma.me

Next Post
Përfaqësimi i Kosovës në APKiE, delegacioni kosovar vlerëson lobimin e Leskajt

Nënkryetarja e Kuvendit Leskaj, apel PD-së: Protesto, por eja voto vetting-un

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve, tre të plagosur

Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve, tre të plagosur

September 25, 2026
Dhunoi çiftin e të moshuarve dhe bëri 80-vjeçarin për intubim, zbulohet e shkuara kriminale e Ilir Nukajt

Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar nga Kosova në Tiranë, detajet e para

September 25, 2026
Çfarë fshihet në faqen 4 të mocionit të AfD-së

Çfarë fshihet në faqen 4 të mocionit të AfD-së

September 25, 2026
BE-ja i tregon vendin Trumpit: Do ta mbrojmë Gjykatën Penale Ndërkombëtare

BE-ja i tregon vendin Trumpit: Do ta mbrojmë Gjykatën Penale Ndërkombëtare

September 25, 2026
Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës, prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë

Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës, prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë

September 25, 2026
Incidenti me Flamur Nokën në Vorë, Celibashi shkarkon të gjithë vëzhguesit

KQZ pret Kuvendin, Celibashi kërkon rreth 300 punonjës shtesë për zgjedhjet vendore

September 25, 2026
Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

September 25, 2026
“PD nuk ekziston më”, Frrok Çupi: Duhet larguar gjithë enturazhi i Berishës, nga Noka, Vokshi, deri te Bardhi

Çupi: SPAK po tenton të rrëmbejë pushtetin! Prokurori që goditi Hysenin duhet arrestuar

September 25, 2026
Eric Wendt miratohet si ambasador në Tiranë

Ambasadori i ri amerikan vjen në Tiranë! Detaje nga mbërritja “surprizë”. Ja ndalesa e parë

September 25, 2026
Bilardo apo armë? Sulmuesi i Izraelit ndez polemikat, ndëshkohet me karton të kuq

Bilardo apo armë? Sulmuesi i Izraelit ndez polemikat, ndëshkohet me karton të kuq

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com