• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dekriminalizimi po pengohet”, PD i shkruan Olsian Çelës: Jemi të zhgënjyer, keni zvarritur procesin

by A R
06/11/2020 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vit më parë, PD i kërkoi prokurorisë të verifikojë të dhënat për të kaluarën e kryebashkiakëve të Vaut të Dejës dhe të Mallakastrës, përkatësisht Mark Babani dhe Qerim Ismailaj.

Pas një viti, PD thotë se nga prokuroria nuk ka akoma asnjë përgjigje. Afati 3 mujor për përgjigjen është zgjatur me kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela, i cili konsiderohet nga PD si përgjegjës për zvarritjen dhe pengimin e Ligjit të Dekriminalizimit.

“Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka refuzuar në vijimësi të bëjë transparencë dhe të përcjellë informacion zyrtar mbi fazën në të cilën ndodhet procesi i verifikimit dhe arsyet e vonesës së miratimit të rezultateve të verifikimit. Për fat të keq, konstatojmë se me ardhjen tuaj në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, procesi i verifikimit të figurës së zyrtarëve publikë është frenuar dhe ju jo vetëm keni deformuar/ndryshuar mënyrën e zbatimit të ligjit (siç ishte rasti i shtetasit Agron Malaj), por po pengoni tërësisht zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Ky është një zhgënjim i madh për qytetarët dhe secilin prej nesh, që priste korrektësi në përmbushjen e detyrës kushtetuese nga Prokurori i Përgjithshëm, i zgjedhur pas hyrjes në fuqi të Reformës në Drejtësi”, thuhet në letrën që Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi i ka dërguar sot kryeprokurorit për këtë çështje.

Letra e plotë:

Z. Prokuror i Përgjithshëm,

Në përputhje me ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Partia Demokratike e Shqipërisë ka përcjellë kërkesë për verifikimin e figurës:

• Më datë 10.10.2019 për shtetasin Mark Babani, kandidat për Kryetar i Bashkisë Vau i Dejës;

• Më datë 08.01.2020 për shtetasin Qerim Ismailaj, kandidat për Kryetar i Bashkisë Mallakastër.

Në përputhje me ligjin nr. 138/2015, kërkesa, drejtuar Prokurorisë, është shoqëruar edhe me firmën e 500 qytetarëve.

Sipas vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë, verifikimi përmbyllet brenda një afati 3-mujor nga momenti i ardhjes së kërkesës për verifikim, me përjashtim të rasteve kur Prokurori i Përgjithshëm vendos zgjatjen e këtij afati, kur është e nevojshme që të pritet përgjigje ndaj kërkesave për verifikime të hollësishme pranë organeve të juridiksioneve të huaja, kur ka informacione dhe është e nevojshme që verifikimi të kryhet edhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Edhe pse kemi kërkuar disa herë, zyrtarisht, informacion mbi ecurinë e procesit të verifikimit dhe, pavarësisht se është bërë rreth një vit nga paraqitja e kërkesës, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka refuzuar në vijimësi të bëjë transparencë dhe të përcjellë informacion zyrtar mbi fazën në të cilën ndodhet procesi i verifikimit dhe arsyet e vonesës së miratimit të rezultateve të verifikimit.

Për fat të keq, konstatojmë se me ardhjen tuaj në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, procesi i verifikimit të figurës së zyrtarëve publik është frenuar dhe ju jo vetëm keni deformuar/ndryshuar mënyrën e zbatimit të ligjit (siç ishte rasti i shtetasit Agron Malaj), por po pengoni tërësisht zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Ky është një zhgënjim i madh për qytetarët dhe secilin prej nesh, që priste korrektësi në përmbushjen e detyrës kushtetuese nga Prokurori i Përgjithshëm,

Përsa më lart, nisur nga interesi i lartë publik që paraqet kjo çështje, në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe qytetarëve që kanë nënshkruar kërkesën për verifikim,

KËRKOJMË NGA  PROKURORIA E PËRGJITHSHME:

1. Informacion të detajuar për të gjitha veprimet administrative që janë kryer deri në këtë moment për shqyrtimin e kërkesës për verifikimin e figurës së shtetasve Mark Babani dhe Qerim Ismailaj.

2. Informacion mbi fazën në të cilën ndodhet procesi i verifikimit dhe arsyet e vonesës 1 vjeçare.

3. Përmbylljen e procesit të verifikimit dhe një reagim institucional të shpejtë nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, me synim që të arrihet qëllimi kryesor që ka ligji i dekriminalizimit, të largojë personat me të kaluar kriminale, duke i penguar që të marrin vendime për qytetarët apo të ndikojnë në zgjedhje.

Duke ju uruar punë të mbarë,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi

Next Post
‘Mezi qëndron në karrige’/ Putin do largohet nga posti vitin e ardhshëm mes frikës se ka ‘Parkinson’. Kremlini e mohon

'Mezi qëndron në karrige'/ Putin do largohet nga posti vitin e ardhshëm mes frikës se ka 'Parkinson'. Kremlini e mohon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rinas/ U kapën me dokumente false edhe me mallra kontrabandë, arrestohen në aeroport 6 kinezë dhe një bjelloruse

Rinas/ U kapën me dokumente false edhe me mallra kontrabandë, arrestohen në aeroport 6 kinezë dhe një bjelloruse

January 6, 2026
Nga “tigresha” e Maduros te presidentja e përkohshme e Venezuelës, kush është Delcy Rodríguez

Nga “tigresha” e Maduros te presidentja e përkohshme e Venezuelës, kush është Delcy Rodríguez

January 6, 2026
Tragjedia në Zvicër/ Autoritetet pranojnë: Ka pasur mungesë kontrollesh sigurie, nuk janë kryer verifikime…

Tragjedia në Zvicër/ Autoritetet pranojnë: Ka pasur mungesë kontrollesh sigurie, nuk janë kryer verifikime…

January 6, 2026
“Guxoni t’i kërkoni Berishës largimin”, Flutura Açka kërkon të ikë nga PD: Kur ju vinit pasuri, unë shkruaja libra

“Janë sjellë keq me Lapajn, por edhe me Salianjin”/ Flutura Açka: PD-ja duhet të reflektojë

January 6, 2026
VIDEO-Radhë edhe sot në Kakavijë, ironia e qytetarit: Do na ziejnë këtu se kemi mish të fortë

VIDEO-Radhë edhe sot në Kakavijë, ironia e qytetarit: Do na ziejnë këtu se kemi mish të fortë

January 6, 2026
Përmbytjet në paraburgimin e Durrësit, Lamallari: Situata nën kontroll! Janë marrë të gjitha masat

Përmbytjet në paraburgimin e Durrësit, Lamallari: Situata nën kontroll! Janë marrë të gjitha masat

January 6, 2026
Vrau gruan edhe më pas veten/ Flasin familjarët e 52-vjeçarit: Nuk kishim dijeni për proces divorci. Marrëdhënia me familjen e nuses…

Vrau gruan edhe më pas veten/ Flasin familjarët e 52-vjeçarit: Nuk kishim dijeni për proces divorci. Marrëdhënia me familjen e nuses…

January 6, 2026
Presidenti i Kolumbisë dëbon diplomatët izraelitë dhe anulon marrëveshjen e tregtisë së lirë me Izraelin

Habit me deklaratën, presidenti i Kolumbisë: SHBA-të si nazistët, duan të kolonizojnë Amerikën Latine 

January 6, 2026
Moti i keq, rëndohet situata nga reshjet në Kukës, bllokohen 10 fshatra

Moti i keq, rëndohet situata nga reshjet në Kukës, bllokohen 10 fshatra

January 6, 2026
Bien në duart e SPAK tre telefonat e “Ben Qimes”/ U gjetën nga kontrollet në banesë pas kanosjes së gjyqtarit

Bien në duart e SPAK tre telefonat e “Ben Qimes”/ U gjetën nga kontrollet në banesë pas kanosjes së gjyqtarit

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In