Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, në një komunikim me mediat ka akuzuar mazhorancën se nuk ka ofruar asnjë variant për dekriminalizimin.
“Që nga marrëveshja e dhjetorit, Edi Rama nuk ka paraqitur asnjë program për realizimin e këtij procesi. Drafti i lexuar një ditë më parë nga deputeti Taulant Balla është i opozitës”, ka deklaruar Bylykbashi.
Ai ka thënë se, me këtë qëndrim PS synon të nxjerrë të pastër lidhjet e kryeministrit Rama me kandidatët sipas tij të inkriminuar si Roshi në Kavajë, Bushi në Krujë e të tjerë.
“Shumica kërkon të mbrojë banditët në Kuvend për t’i lejuar ata të kandidojnë në zgjedhjet e 21 qershorit”.