• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dekriminalizimi, ose “t’ju vijë rëndë” o kriminelë

by Mentor Kikia
30/05/2016 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

Ligji për dekriminalizimin parashikon që personat që rezultojnë me rekorde kriminale duhet të dorëzojnë mandatet,ata që janë zgjedhur dhe, të shkarkohen(më e pakta) ata që janë të emëruar. Por në vend që të bënte drejtësi dhe të shërbente për pastrimin e politikës, ai u bë një argument me shumë në luftën e neveritshme politike. Çdo ditë nga selitë e partive dalin deputetë, zëdhënës dhe zyrtarë partiakë që lexojnë dukshëm me përtesë deklarata të mërzitshme kundër njëri-tjetrit, duke thënë se “X” deputet, apo kryetar bashkie, ka fshehur një emër e “Y” ka fshehur një arrestim. A thua problemi më i madh është pikërisht transparenca. Në fakt problemi është ajo që ata kanë bërë në të vëretë, jo nëse e tregojnë(deklarojnë) apo jo atë që kanë bërë.
Unë nuk kam asnjë lloj shprese dhe asnjë pikë besimi se dekriminalizimi do të pastrojë politikën aktuale, apo do të pengojë të inkriminuarit ti afrohen asaj edhe në zgjedhjet e ardhëshmë. Sepse kam besuar që në fillim se, si shumë ligje të tjera, ai u ideua duke patur parasyh kundërshtarin dhe jo veten apo mjedisin politik në tërësi. Dhe pastaj përfundoi si një obligim për të kënaqur monitoruesit e huaj, që na lëvduan sedrën duke na thënë se keni një ligj që nuk e ka askush. Në kaft s’kishte si ta kishte kush, sepse askund parlamenti nuk është mbushur me këtë soj që e kemi mbushur ne.
Unë nuk mendoj se ka ndonjë këtu që beson se se do të hapet ndonjë hetim penal për ndonjërin prej atyre që kanë deklaruar, qoftë dhe të vërtetën, për çkanë bërë në kohën kur, në vend që të ishin në universitet shinin drokë apo punonin si tutorë prostitutash. Por nuk besoj se as në të ardhmen nuk do ti pengojë kriminelët të futen apo ushtrojnë ndikimin e tyre në politikë, e për pasojë në ligjbërje e vendimmarrje. Sepse, në mos lejoftë ligji të kandidojë nje person që ka të shkruar si trafikant, lejon vëllanë apo nipin e tij që të bëhet deputet a drejtor, me paratë e tij.
Unë vazhdoj të këmbëngul me forcë se dekriminalizimi nuk nis nga njeriu, pra individi, por nga paratë që ushqejnë tërë makinerinë e politikës. Sepse edhe këta të inkriminuar që u ftuan apo u pranuan të bëhen pjesë e politikës, u bënë pikërisht sepse zotërojnë para. Sepse, në shumë raste, fati i fitores se kandidatit apo partisë varet nga sasia e parave që hidhen për të përballuar banerat, koncertet, autobusat që transportojnë mitingashë me pagesë dhe në fund, por që është e para, blerjen e votës, pra derisa të funksionojë ky mekanizëm nuk ka për të patur kurrë demriminalizimin real të politikës. Pikërisht për këtë arsye, gjëja për të cilën kanë rënë me kohë dakord palët, pa i ndërmjetësuar asnjë ambasador, është që të mos ketë një ligj real për financimin e partive. Sot fushatat janë bërë një lubi e vërtetë, pasi gara e ideve është zëvendësuar nga gara e spektakleve dhe bursa e blerjes së votës. nNaj dhe partitë i hapën listat për biznesmenë, tregtarë, trafikantë e horra,duke lënë jashtë gjithnjë e më shumë intelektualët. Por askush deri më sot nuk ka verifikuar në asnjë rast se nga vijnë këto para. Auditi i KQZ-së kontrollon vetëm faturat që dorëzojnë partitë dhe nuk monitoron atë që partitë shpenzojnë realisht. Për këtë arsye dekriminalizimi me duket një spektakël qesharak.
Madje kjo me kujton një rrëfenjë sportive, ndodhur(me gjasë) në takimin Skëndërbeu – Flamurtari. Tifozët vlonjatë, nisin të shanin(ashtu sic dinë ata) me motra, gra e komshije. Ndërsa korcarët iu kthyen: Të ju vijë rrëndë, të ju vijë rrëndë…

Next Post

Tiranë/ Aksident tek Ish Ekspozita, njëri prej mjeteve përfundon pranë Lanës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In