• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dekriminalizimi/ KQZ vetëm 45 ditë afat për të verifikuar 7 mijë kandidatët e 18 Qershorit…

by A R
11/02/2017 10:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht se zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit do të zhvillohen me një “rrjetë ligjore” për të penguar kriminelët të depërtojnë në Kuvend, ligji i dekriminalizimit do të hasë vështirësi të mëdha zbatimi.

Arsyet janë krejtësisht teknike, sepse ligji i verifikimit të integritetit të figurave që janë ushtrojnë funksione publike nuk është harmonizuar me Kodin tonë Zgjedhor duke vendosur përpara një udhëkryqi institucional KQZ-në. Bazuar në këtë kod, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që listat e kandidatëve të të gjitha subjekteve duhet të dorëzohen jo më vonë se data 5 maj 2017, ndërsa zgjedhjet janë caktuar për 18 qershor. Në një përllogaritje të përafërt, nga rreth 65 subjekte zgjedhore që regjistrohen në proces, depozitohen mesatarisht 7 mijë kandidatë.  Kjo do të thotë se nga data 5 maj kur do të njihet zyrtarisht me kandidatët e propozuar nga partitë politike, deri ditën e zgjedhjeve, KQZ ka vetëm 45 ditë për të grumbulluar formularët e tyre të deklarimit, për të kontrolluar në mënyrë manuale çfarë ata kanë deklaruar, e po ashtu për të verifikuar nëse ndonjë prej deklarimeve përbën ndalim për tu kandiduar. Po ashtu, nga praktika e deritanishme, për këto 7 000 emra KQZ do të duhet të mbledhë vërtetime gjyqësore nga Drejtoria e Burgjeve dhe të dhëna nga Gjendja Civile. Në raste dyshimesh, nëse ndonjë kandidat do të përfundonte për verifikim në prokurori, procesi do të përfundonte në një kolaps të vërtetë.

Alarmin për vështirësitë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të verifikuar këtë proces e shprehu pak kohë më parë në një deklaratë publike vetë kreu i institucionit, Denar Biba. “Ne do të ndodhemi përpara një problemi shumë të madh objektiv, kohor për të kaluar në sitë afërsisht 7 mijë kandidatë. Dhe nëse kjo do të ndodhë zor se do të kemi konstituim të parlamentit ne kohe, pasi ne nuk mund të arrijmë të certifikojmë dot 7 mijë të tillë”,-tha Biba. Por cilat janë dy alternativat si mund të shkohet në procesin e verifikimit të kandidaturave. Sipas burimeve brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mundësia e parë, që duket edhe më e vështira për tu arritur, është që të bëhet verifikimi i të gjithë emrave paraprakisht, duke dhënë “dritën jeshile” për kandidatët e pastër. Edhe sikur të investojë të gjithë burimet e saj njerëzore në këtë drejtim, KQZ mund t’ja dalë vetëm të bëjë një verifikim të atyre çfarë kanë deklaruar vetë në formularë kandidatët, por mund të mos ja dalë të verifikojë informacionet me institucionet e tjera të përfshira. Në këtë aspekt, një verifikim i tillë i pjesshëm do të ishte i pa plotë në këtë fazë. Alternativa e dytë është që KQZ të fillojë normalisht procesin e verifikimit dhe ta përfundojë atë pasi të jenë shpallur fituesit. Kjo do ta kufizonte punën në vetëm 140 emrat fitues të listës së kandidatëve për deputetë.

Në këto kushte, KQZ, përpara se të shpallë vlefshmërinë e mandatit të një deputeti, do të duhet të bëjë verifikimin e pastërtisë së tij. Derisa të 140 emrat të verifikohen, KQZ nuk do të konstituojë parlamentin. Edhe në këtë rast, risku i pranishëm është vonesa në konstituimin e parlamentit të ri, deri në verifikimin edhe të kandidatit të fundit. Në rast se ndonjë deputet rezulton se i ka shpëtuar këtij filtri dhe më pas vijnë informacione dhe fakte se preket nga ligji i dekriminalizimit, atëherë ai do të humbasë mandatin sikundërse ndodhi me deputetët Selami dhe Tahiri. Megjithëkëtë, KQZ do të marrë në vijim vendime përkatëse se si do të veprojë në këtë rast. /Shqiptarja.com/a.m.

Next Post
Zidane i beson portierit Navas

Zidane i beson portierit Navas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cikloni i nxehtë nga Afrika godet Europën Perëndimore, preket edhe Ballkani

Cikloni i nxehtë nga Afrika godet Europën Perëndimore, preket edhe Ballkani

May 22, 2026
Sherr në burgun e Vlorës, pesë persona godasin të paraburgosurin

Sherr në burgun e Vlorës, pesë persona godasin të paraburgosurin

May 22, 2026
Lajm i mirë nga BE! Një tjetër mbështetje e rëndësishme për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Ministria e Mbrojtjes zbulon detajet

Lajm i mirë nga BE! Një tjetër mbështetje e rëndësishme për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Ministria e Mbrojtjes zbulon detajet

May 22, 2026
Klodjan Skënderaj zgjidhet kreu i ri i Dhomës së Avokatisë Tiranë

Klodjan Skënderaj zgjidhet kreu i ri i Dhomës së Avokatisë Tiranë

May 22, 2026
Irani frenon entuziazmin për marrëveshjen me SHBA për fundin e luftës

Irani frenon entuziazmin për marrëveshjen me SHBA për fundin e luftës

May 22, 2026
Raporti i DASH, SHBA paralajmëron angazhim të ri në Ballkanin Perëndimor

Raporti i DASH, SHBA paralajmëron angazhim të ri në Ballkanin Perëndimor

May 22, 2026
Aksident tragjik në aksin Lezhë-Rrilë, humb jetën shoferi 36-vjeçar

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Rrilë, humb jetën shoferi 36-vjeçar

May 22, 2026
“Largohem nga jeta publike”/ Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së jep dorëheqjen

“Largohem nga jeta publike”/ Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së jep dorëheqjen

May 22, 2026
“As qyta e armëve tinzare nuk më tremb”, drejtori i AKU-së në Shkodër reagon pas dhunës: Nuk dorëhiqem!

“As qyta e armëve tinzare nuk më tremb”, drejtori i AKU-së në Shkodër reagon pas dhunës: Nuk dorëhiqem!

May 22, 2026
Mbi 1900 firma për Denion Meidanin! Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut peticion kundër largimit të ambasadorit

Mbi 1900 firma për Denion Meidanin! Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut peticion kundër largimit të ambasadorit

May 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In