Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi ka folur me detaje rreth ngjarjes së vitit 1994, të cilën e shënoi në formularin e vetëdeklarimit. Gjatë një interviste në Report TV në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, ministri Klosi, rrëfeu se ngjarja në atë kohë nuk u cilësua si vepër penale, ndërsa u ndaluan nga policia, pasi mes miqsh në orët e vona kishin thyer disa shishe birre.
Klosi shprehet se u ndaluan për shkak se në atë kohë ende ishte në fuqi kodi i regjimit komunist sipas të cilit,veprime të tilla konsiderohen të pahijshme.
Po ashtu ministri Klosi u ndal tek politikat sociale të qeverisë, ndërsa tha se ende mbetet problem fakti se ka vende pune por nuk ka të interesuar. Sipas tij janë të paktën 31 mijë vende pune të lira por s’ka kërkesa për punësim.
Ja intervista pyetje përgjigje rreth ngjarjes
Do e nisim me një lajm surprizë kur u plotësuan formularët dhe u bënë publike të gjithë politikanët, deputetët, ministrat deklaruan të kaluarën e vet dhe doli edhe emri juaj në një rrethanë krejt të papritur ? Çfarë ka ndodhur ?
Nuk mund të thuhet e papritur. Është jeta e çdo studenti , ngjarje ndodhur në vitin 1994 ne sa kishim mbaruar shkollën. Nuk kishte asgjë të rëndë në të , ishim një natë me biçikleta e mbaj mend si tani ishim te korpusi vullnetar dhe aty po rrinim dhe një nga shokët filluam të ngacmonim njëri tjetrin. Ka qenë viti 1994, kush ka jetuar në ato vite në tiranë. Policia erdhi na mori për verifikim në rajon dhe aty rastisi një prokuror i asaj kohe që ju dukëm si ish- fëmijët e komunistëve të asaj kohe.
Kush ishte ky prokurori ja mbani mend emrin?
Po po , Ariston Puka a qene. Ka qene një prokuror i gatshëm e kisha dhe në pallat po si duket kisha atë ndjesinë e revanshit anti-komunist.
Kishte qene dhe prokuror në kohën e komunizmit ?
Se di të kaluarën e tij në fakt pastaj ngeli prokuror deri vonë dhe pastaj na çoi letrat në gjykatë. Atë natë na mbajtën në rajon edhe e kisha si dilemë të brendshme ta shkruaja mos ta shkruaja se pastaj prokuroria e çoi në gjykatë me kërkesën që të mbyllej dhe që vendosi që nuk ishte fajtor. Edhe në fakt pa ta debate me dis miq, dhe më thanë që të mos e publikoja pasi nuk ishte vepër penale nuk ishte ndalim por faktikisht kishte ndodhur dhe mendova që ishte shumë e mirë për opinionin publik të shkruajnë do ishte shumë mirë edhe për transaprencë për çdo gjë.
Ç’farë akuzash ju çuan në dokumete?
Thyerje shishe birre që ishte verifikim dhe nuk pati zhurma nuk pati ngjarje por shfaqja ishte kodi i vjetër ai i komunizmit dhe ishte shfaqje e huaj në shoqëri e pahijshme e cila nuk bënte vepër penale, nuk na u akuzua , nuk na mbajtën dhe e shkruajta se doja që çdo gjë të ishte e qartë dhe mbase nga eksperienca e këtyre viteve në administrim jam ruajtur nga këto ngjarje dhe është më i madh debati nëse gjërat nuk shkruhen dhe fillon debati pse e shkruajte pse nuk e shkruajte.
E mbani mend me cilët shokë keni qenë ?
Me shokët e klasës. Me katër shokë të ngushtë që jemi edhe sot shokë
Janë njerëz publik ?
Jo nuk janë. Janë nëpër zanatet e tyre të katërt janë në punë . Biznes privat, punë shteti po që janë njerëz që nuk kanë asnjë ngjarje negative në jetën e tyre. Por mendova shumë më mirë që ta shkruaja pasi ne politikanët duhet ta kemi këtë në jetën tonë edhe në atë traditën që gjërat duhet të evidentohen dhe pastaj ka ardhur koha që kushdo të merret me politikë dhe duhet ta sqarojë realisht të shkuarën e tij . Ka dhe kolegë që më thanë si e ke shkruar këtë sesa herë na kanë ndaluar ne nëpër rajone ose na ka ndalur policia se jeta kështu është.
Ne atëherë ishim studentë në vitet 94 ishte situata më e agravuar situata më e paqartë dhe shumë ngjarje kanë ndodhur po thash qe edhe për tu kundër përgjigjur debatit të madh kundër dekriminalizimit ose inkriminimin në politikë unë vazhdoj të mbetem që politikanët janë përfaqësues të një komuniteti të caktuar dhe kanë përfaqësuesit e tyre disa me probleme disa të mirë disa me ngjarje në jetën e tyre. Unë jam me atë që politikanët janë njerëz që kanë zgjedhje shumë të mirë në karrierat e tyre dhe është profesion i vështirë që kur ti nuk merr votë je jashtë . prandaj duhet të kemi kujdes si e ndërtojmë jetën tonë apo si e bëjmë transparencën.
Ka disa që e shikojnë ndryshe nga ju. E shikojnë si një lëvizje perfide të Partisë Socialiste këtë deklarimin tuaj, për ta bërë procesin e dekriminalizimit qesharak domethënë ja ku përfundoi procesi që edhe zotin Klosin që e njihnim korrekt kur ka qene student theu një shishe birrë. Mendoni që kjo që keni bërë mundet të jetë mburojë për kolegë që keni në sallën e Parlamentit janë dënuar për vrasje ?
Është vendimarrja ime personale dhe nuk është se pyeta nga funksionarët e lartë të grupit tim për ta bërë këtë deklarim. Ishte deklarimi im dhe me këtë i shërbej transparencës dhe të dëshmojmë para qytetarëve gjithë jetën tonë dhe prapë them që bëra mirë sepse edhe pse mora disa tituj gazeta dhe disa portale e mbështetur nga e djathta se si transformohet situata shumë më të rënda se sa thyerja e disa shisheve birrë dhe prandaj u tregova transparent dhe askujt nuk i vjen asgjë e keqe.
Çfarë reagime patët nga kolegët dhe kusha e tha batutën ?
Nuk pati ndonjë reagim. Batuta më interesante ishte nga kolegët. Si e shkruan ti këtë se unë kam qënë 4 herë në rajon dhe se kam shkruar. I thash gabim ke bërë se është fshehja e të vërtetës dhe është shumë e rëndë.
Kryeministri fare ju tha?
Nuk pata komunikim me kryeministrin për këtë moment pasi realisht nuk e shikoj që është një gjë do duhet të na shqetësojë dhe nuk është një ngjarje penale dhe s’kishte asnjë arrestim nuk ishte asnjë ditë e mbajtur në hetim por në ndërgjegjjen time duhet ta shkruaja.
Ta heqim aspektin personal, procesin e dekriminalizimit në tërësi si e shihni ?
Ne jemi forca politike që e kemi pranuar historinë e dekriminalizimit, jemi forca politike që na kërkohej me forcë që ta bënim dhe u bë shumë mirë. Në parlament ne nuk kemi deputet që kapen nga ligji i dekriminalizimit e kundërta ndodh në grupin parlamentar. Në të gjithë historinë e saj Partia Socialiste ka qenë ajo që ka mbledhur elementët më pozitivë dhe më të votuar. Grupi parlamentar duhet të jetë një grup që përfaqëson interesat e të gjithë shoqërisë. Procesi i dekriminalizimit është një barrikadë për të ardhmen dhe nga kjo barrikadë s’duhet të kapërcejnë njerëz që kanë mbi vete krime, çështje gjyqësore.
Transparenca është gjëja më e mirë e këtij procesi dhe të gjithë duhet ta kuptojnë që jeta ka një moment që duhet ta bëjnë transparente. Në politikë në të gjithë botën ka një lloj ndjesie të brendshme që në vogëli që do futem në atë linjë dhe atë linjë ndjekin dhe zhvillojnë gjatë gjithë jetës së tyre dhe prandaj them që nga na globale kjo ngjarje është një ngjarje pozitive sepse do bëhet një si bllok për të gjithë ata që duhet të merren me poltikë të kenë të qartë nëse ka gjëra që i rëndojnë në jetën e tyre padyshim që të mos futen në politikë./Shqiptarja/a.m.