Nga Fatmir Merkoçi
Sa më shumëkalon koha, aq mē shumë del në pah, se nismat e marra, janë thjeshtë farse. Asgjë nuk është në të mirë të drejtësisë. Por, gjithshka kthehet në një fars të vërtetë. Kështu po ndidh dhe në sallën e Kuvëndit. Aty flitet për dekriminalizimin e vetë politikës. Kjo, duket sa qesharake aq dhe hipokrite. Tashmë është bërë e udhës që politikanët të bëjnë kllaunin e cirkut. Duke mos pasur asnjë vizion për shtetit, ata, nuk ngurrojnë të vjedhin tashmë, jo vetëm parat e këtij populli por, dhe idetë. Kjo për vetë faktin se, është populi që sheh se si “përfaqësuesit e tijë”, dalin si njerëz të inkriminuar. Kështu, politikanët digjuan fjalën “të inkriinuar” “të korruptuar” etj. Ajo që të bën përshypje në këtë situatë është fakti se, dhe pse i vjedhin idetë, ata, nuk dinë as ti zbërthejnë e jo më ti zbatojnë. Kjo,është e dukshme,nga vetë formulimi i ligjit që kanë bërë
Ata, si maestro të demagogjisë Duke përfituar mga posti që kanë, si dhe mundësia që ju jep detyra, apo dhe hapësira e shkëlyer mediatike, shtetarët e politikanët tanë, jo rrallë krijojnë takime të mbiquajtura” takime e konsultime për reformën”. Në këto takime nuk mungojnë dhe diplomat apo përfaqësues të organizatsve të huaj. Kjo bën të mundur që këto, të vetëquhen takime pune e frutdhënëse.
Në këto tryeza,apo dhe konsultime, politikanët e shtetarët nuk ngurrojnë të flasin sipas mendimeve që kanë lexuar nëpër artikuj gazetash. Në tryeza hiqen sikur i kanë mendimet e tyre. Ajo që bie në sy, është fakti se askush nga këta “reformatorë” nuk ka guxuar të hap debat mediatik. Pikërisht për reformën. Në shum takime, ata, nuk tregojnë asgjë më shumë, se sa sevilizmin ndaj dipllomatëve të huaj.
Ata tashmë, ndodhen nën trysnin e ndërkombëtarve, Politikanët, po mundohen të shfaqen si të interesuar karshi reformës në drejtësi. Kur e ndjekur hap pas hapi. Duke parë dhe nuhatur lëvizjet e tyre, kuptohet qartë synimi që kanë karshi kësaj reforme. Duke dashur ta shmangin debatin publik, ata po synojnë që reforma të kalojë nën rrogozë. Ata po hidhen sa në një degë në tjetrën. Lojë me sa duket dhe vetë ndërkombëtarët e kanë kuptuar tashmë.
Por, pozita dhe opozita, duket se janë sinkron në këtë lojë. Kjo, është e ngjashme si me ligjin e ndarjes teritoriale ku, opozita bënte sikur e kundërshtonte, dhe pozita bënte sikur e ftonte.në bisedie, Përfundimi, ligji kalojë ashtu siç ju leverdisi të dy palëve. Panvarsisht se në pamje të jashme duket se nuk janë dakort.
Në këtë situatë po ndodhemi dhe tani. Vetëm se me një ndryshim. Pozita thotë se duhet bërë reforma në drejtësi. Opozita thotë se duhet të kalojë ligji i dekriminalizimit. Kësaj i thonë – ali hoxha api hoxh aliu. Tallje më të madhe nuk ka. Të dyja palët, janë të bindura se të dyja janë një por, interesi u a do që të tërheqin vëmëndjen sa në një problem tek tjetri. Kështu dhe populli hutohet më kollaj, dhe ndërkombëtarve ju thonë se po bëjnë ” debat konstruktiv”. Si gjithmonë, çdo gjë bëhet sa për sy e faqe.
Dekriminalizimi i Kuvëndit dhe politikës, bëhet në mēnyrën më të thjeshtë të mundëshme. Dëshira dhe vullneti për ta bërë, mungon nga të dyja palët. Dekriminalizimin, mundet ta bëjnë brënda kornizës kushtetuese por, dhe me ligjin që propozojnë i cili kthehet automatikisht, anti-kushtetues. Të dyja palët kanë zgjedhur variantin e dytë. Këtë e bëjnë që ti lenë hapsirë palës tjetër për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Gjykatë e cila punon sipas preferencave politike. Në këtë mënyrë. Ligji zvarritet e bëhet i pa zbatueshëm, deri në zgjedhjet Kuvendare, të cilat po afrojnë. Askush nuk duhet të habitet që, në Kuvëndin e ardhëshëm, të ikin ca hajdut, burgaxhinj e kriminelë, e të zëvëndësohen me ca të soit të tyre. Por, më të kamufluar se të parët.
Nëse do ish ndryshe. Nëse do zgjithnin variantin e thjeshtë. Do të thotë që karriket e atij Kuvëndi, mos të kishin të njëjtat të ndënjura që sirrollaten prej 25 vjetësh në politikën shqiptare. Por, kjo nuk i leverdis politikanve tanë. Këtu fle dhe lepuri. Po të ishin të interesuar, ata, ligjin e dekriminalizimit do ja linin ta bënte shtresa e përndjekur politike, në bashkëpunim me jurist të pa varur, të pa përlyer nga këto akuza.
Si ligji për dekriminalizimin ashtu dhe reforma në drejtësi, duhet të bëhet e tëra. Si një e vetme. Por, reforma në drejtësi. Do ishte reformë nëse ajo do kishte bazë ligjore. Kur mungon ligji, vepron maliqi. Maliqi ligjin e bën për interesat e tija e jo të reformuar drejtësinë e kalbur. Dukshëm është qartësuar tashmë se, reforma në drejtësi është një fars.grupet e punës ( të cilat mbesin anonim) janë të vetë emëruar. Ato, nuk kanë asnjë tagër për të bërë reformën në drejtësi, për sa kohë mungon baza ligjore. Të gjithë këta njerëz që ” punojnë” për refomën në drejtësi, do ti shohim në postet më të larta të drejtësisë. Kësaj i thonē- vetë shkruaj e vetë vulos. Pra, po këta do jenë ata njerëz, që do marrin drejtimin e drejtësisë.
Pyetja është e thjeshtë. Këta njetëz që po merren me këtë reformë, a janë të pastër nga ligji i dekriminalizimit ? Nëse jo ? Kush mban përgjegjësi për emrimin e tyre për të bërë këtë reformë ? Këtu na del dhe një e panjohur tjetër. Pra, kemi nisur reformë. Pa bazë ligjore. Në shkelje të hapur të Kushtetutës së Republikës. Dhe nuk dimë nëse, njerzit e emëruar në komisionet e reformës, a janë të pa prekur mga ligji i dekriminalizimit, apo dhe ligji i dosjeve të sigurimit të shtetit???
Në këtë arsyetim, i cili bëhet mbi bazën e fakteve dhe ngjarjeve reale. Del qartë se, po luhet me nervat e një populli. Si dhe dukshëm është e qartë se kjo reformë është e dështuar që në nisje.
Deri në përfundim të vitit reforma do bëhet. Ajo do shitet si e sukseshëshme. Madje do thuhet se u morën parasyshë dhe sygjerimet e Ambasadorit Lu, ku ai vetë ka deklaruar se janë 100 gjyqtar e prokurorë të korruptuar që prishin sistemin. Kështu, do hequm 50-të gjyqtar e 50-të prokurorë, do i zëvëndësojmë me militant partishë dhe nderkombëtarët do e hanë. Kjo do quhet si reforma më eirë dhe më e thellë në sistemin e drejtësisë.
Në këtë rast, opozita do luftojë që të mbrojë militantët e vet në drejtësi. Të dyjapalët do dalin tepër të kënaqura nga kjo reformë, dhe pse në pamje të parë duket se kanë mosmarceshje thelbësore.
Dikush mundet ta quaj një hipotezë jo të drejtë këtë. Por, nëse e shohim me qetësi, themi se i gjithë qëllimi i kësaj reforme është thjeshtë ndryshimi i dias dhjetra emrash në drrjtësi dhe kaq. Nëse do ishte vërtetë reformë. Ajo duhej filluar nga Kushtetuta e cila. Jo vetëm garantonte nevojshmërinë e reformës por, dhe përcaktonte në mēnyrë taksative formën e sistemit i coli, tashmë kanë filluar ta pranojnë dhe politikanët se ka rënë.
Shqipëria vërtetë humbi në 25-së vjet tranzicion shumë nga resurset e saja. Vërtetë që bëmë e çbëmë ligje nga më të çuditëshmit por, do ishte më e udhës të humbte dhe një vit. Të humbte duke punuar e bërë një Kushtetutë shqiptare e jo të iportuar apo diktuar nga të tjerët. Nëse vërtetë duhet reformë. Ajo fillon nga themelet. Themelet e shëndosha e të forta e mbajnë shtëpinë. Njē Kushtetut Shqiptare, do të thotë të kemi një Shqipëri solide, e të fortë. Sot, ne ndoshta jemi vëndi i vetëm në botë qē kemi Kushtetutën më të dobët. Prandaj theksojmë se reforma në drejtësi dhe dekriminalizimi janë jo vetëm të lidhura por, dhe brënda të së njëjti hallkë të drejtësisë.
Është e kuptueshme se, politikanve tanë, nuk ju pëlqen reforma në drejtësi. Me këtë lëvizje, ata duan ta fusin drrjtësinë nën sqetullën e tyre. Këtë ata, nuk duan ta bëjnë vetëm duke futur njerzit e tyre në gjyqësor e prokurori por, dhe dike ndërtuar e miratuar ligje të atllla sa, nuk do jetë aspak e vështirë të ketë hapsirë për ta pasur nën kontroll drejtësinē, si sistemi më i dobishësh për të nënshtruar një popull.
Të huajt i bëjnë thirrje popullit që të mos i zgjedhin të inkriminuarit. Parimisht dakort. Por, si është e mundur që këta ndërkombëtarët me “dashjen” e tyre e anashkalojnë mendimin e pavarur.!?
Askush nuk mundet të justifikohet me mos informacionin e plotë, karshi mendimit të pa varur. Mos vallë, vetë ata, kanë leverdin e vazhdumsisë nga po të njejtët politikanë ?
Nëse duan reformë. Nëse janë të i teresuar për një drejtësi të pa varur. Duhet punuar në drejtim tjetër. Jo me deklarata shtypi, jo me takime në salla ku, pjesa më e madhe, ose nuk kuptojnë gjë, ose kërkojnë të duken sa më servil para tyre.
Këtë e vërtetojmë në takimet që vetë EURALUSI po zhvillon për reformën në drejtësi. Ku, nuk ka munguar as Ambasadori i Amerikës Dinald Lu. Ata, kanë dëgjuar vetë nivelin e ulët të diskutimeve. Kanë parë dhe servilizmin e diskutantëve. Qofshin politikanë api pjestar të drejtēsisë. Kanë parë dhe njohur dhe anëtarët e Komisiont të reformës. Për këtë Komision, nuk ka asnjë lloj reagimi.
Nëse do vazhdohet vetëm me demagogji. Nuk do kemi reforme por, arnim mbi arnë. Do kemi një ligj të keq. Një Kushtetutë të shkëlyer. Do kemi një vënd që do vazhdojë të prodhojë politikan e shtetarë, sa të korruptuar, e vrasës. Aq dhe anti-shqiptarë.
Në këto kushte. Shqipëria ka nevojë për një ndryshim rrënjësorë të vetë sistemit. Miqt e saj duhet të jenë me popullin e jo në tryeza me politikanët, shtetarët e padekriminalizuar,