• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dekriminalizimi drejt ngërcit ligjor/ Kuvendi: Aktet nënligjore antikushtetuese

by Java News
02/03/2016 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mesa duket Dekriminalizimi mund të hyjë shumë shpejt në një fazë ngërçi ligjor, pasi sipas një memoje të dalë nga zyra juridike e Parlamentit, kushtetutshmëria e akteve nënligjore të këtij ligji, që pritet të shqyrtohen në formën e një projekvendimi në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve këtë mbrëmje, bie në kundërshtim me ligjin themeltar të shtetit.

Sipas memos, propozimet që parashikohen për aktet e Dekriminalizimit i tejkalojnë kompetencat e kuvendit dhe si rezultat Këshilli Rregullores dhe Mandateve nuk është organi kopetent për t’i miratuar ato.

Zyra juridike e sqaron kështu pretendimin e saj:

Duke qenë se projektvendimi ka karakteristikat e një akti normativ me fuqi në të gjithë vendin, ai del jashtë kompetencave të Kuvendit. Zyra juridike bën të ditur se, funksionin e vet kushtetues legjislativ, Kuvendi nuk mund ta ushtrojë përmes projektvendimeve, por nëpërmjet ligjeve.

Përsa i përket përmbajtjes, zyra juridike vëren si shkelje kushtetuese faktin se, ky projektvendim, që votohet me shumicë të thjeshtë, i ngarkon Prokurorisë detyra, që sipas Kushtetutës ajo mund t’i kryejë vetëm me ligj.

Kjo memo vjen në një kohë kur presioni politik i opozitës në lidhje me Dekriminalizimi është në rritje. Këtë të markurë lideri opozitës Basha paralajmëroi se nëse parlamenti nuk e miraton dekriminalizimin, atëherë opozita do të bllokojë punimet e seancës së nesërme.

Prej disa ditësh tashmë PD dhe PS janë në negociata mes tyre në lidhje me formularin e vetëdeklarimit, i cili është dhe akti kyç nënligjor i të gjithë Dekriminalizimit. Por negociatat ende nuk kanë prodhuar një variant të këtij formulari, që të kënaqë të dyja palët.

Pikërisht ky akt nënligjor, propozohet, ndër të tjera, për tu miratuar përmes një projekvendimi, që sipas memos së zyrës juridike, është në shkelje dhe jo në tagër të Këshillit të Rregullore e Mandateve.

memo1memo2memo3memo4memo5memo6memo7

Next Post

Jordania parandalon sulmet e Shtetit Islamik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jam diskriminuar”/ Çfarë tha në gjykatë portugezi i dyshuar për vrasjen e biznesmenit

“Jam diskriminuar”/ Çfarë tha në gjykatë portugezi i dyshuar për vrasjen e biznesmenit

March 10, 2026
Tentuan të vrasin një person për hakmarrje, dënohen me nga 20 vite burg dy shtetas

Tentuan të vrasin një person për hakmarrje, dënohen me nga 20 vite burg dy shtetas

March 10, 2026
Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

March 10, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

“Përgjimi ishte i datës 20 nëntor…”, Bardhi kundërshton raportin e PS për Ballukun

March 10, 2026
Polonia kufizon tifozët shqiptarë, vetëm 3000 bileta për ndeshjen e play-off të Kupës së Botës

Polonia kufizon tifozët shqiptarë, vetëm 3000 bileta për ndeshjen e play-off të Kupës së Botës

March 10, 2026
Ç’ndodh nëse humbet fleta në postë? Ja ç’thotë Ilirjan Celibashi për votat e diasporës

Reforma gati në qershor? Çfarë ndryshimesh priten në Kodin Zgjedhor

March 10, 2026
Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

Nisma e Gjykatës së Lartë, reagon Këlliçi: Duan t’i shërbejnë pushtetit dhe korrupsionit

March 10, 2026
Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

March 10, 2026
Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag takohet me kryeministrin Rama, nesër me Berishën

Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag takohet me kryeministrin Rama, nesër me Berishën

March 10, 2026
Komisionerja Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

Komisionerja Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In