• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dekretimi i ligjit për pagat e magjistratëve, Bardhi: Pikëpyetje mbi rolin e Presidentit si garant i Kushtetutës!

by A. Q
18/09/2026 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas dekretimit nga Presidenti Bajram Begaj të ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi kritikoi mënyrën se si Presidenti ka ushtruar rolin e tij kushtetues.

“Brenda 24 orëve, pa ushtruar në mënyrë të dukshme rolin e tij kushtetues si garant i Kushtetutës dhe si faktor ekuilibrues institucional, Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shpalljen e ligjit për statusin e magjistratëve”, u shpreh Bardhi.

Sipas tij, debati nuk lidhet vetëm me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por me një ligj që, sipas tij, prek pavarësinë e pushtetit gjyqësor, raportin ndërmjet pushteteve dhe rolin e Gjykatës Kushtetuese. Bardhi tha se Presidenti, në momente përplasjesh ndërmjet institucioneve, duhet të luajë rolin e një figure “mbi palët” dhe të garantojë ekuilibrin institucional.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për atë që e cilësoi si mundësi të injorimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi, duke theksuar se kjo çështje nuk duhet reduktuar në një debat teknik për pagat.

“Po aq serioze është edhe situata e krijuar nga vonesat në trajtimin e tyre financiar. Këto çështje kërkojnë zgjidhje në përputhje me Kushtetutën, jo një përshkallëzim të konfliktit ndërinstitucional”, tha Bardhi.

Ky i fundit theksoi më tej se dekretimi i ligjit, pa një qëndrim publik të Presidentit për përplasjen institucionale dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ngre pikëpyetje mbi mënyrën e ushtrimit të rolit të tij kushtetues.

“Institucioni i Presidentit nuk është Drejtor Thesari dhe as roje e godinës së Kuvendit. Bajram Begaj po”, përfundoi Bardhi.

Next Post
“Çfarë drejtësie është kjo?”/ Dënimi i ish-krerëve të UÇK, mijëra qytetarë protestojnë në Prishtinë: A ka kjo gjykatë flamur për të mbuluar këtë turp?

“Çfarë drejtësie është kjo?”/ Dënimi i ish-krerëve të UÇK, mijëra qytetarë protestojnë në Prishtinë: A ka kjo gjykatë flamur për të mbuluar këtë turp?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Volkswagen tërheq mbi 208 mije automjete për shkak të një defekti në sistemin e drejtimit

Volkswagen tërheq mbi 208 mije automjete për shkak të një defekti në sistemin e drejtimit

September 18, 2026
Triumf pa partnerë, retorika e ashpër e AfD-së që po bllokon rrugën drejt qeverisjes

Triumf pa partnerë, retorika e ashpër e AfD-së që po bllokon rrugën drejt qeverisjes

September 18, 2026
Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

“Shuplakë” Serbisë dhe Bosnjes, presidentja e KE vizitë në Shqipëri, Kosovë, Mal i zi dhe RMV

September 18, 2026
Lehtësohen procedurat për pronat dhe oborret, trajtim “në bllok” dhe zero kosto për legalizimin e ndërtimeve

Lehtësohen procedurat për pronat dhe oborret, trajtim “në bllok” dhe zero kosto për legalizimin e ndërtimeve

September 18, 2026
84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

September 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Ra ky mort e gjyqtarët po mësojnë rrogat e tyre

September 18, 2026
DETAJE / Kardinalit shqiptar Ernest Simoni i vjedhin banesën në Firence

DETAJE / Kardinalit shqiptar Ernest Simoni i vjedhin banesën në Firence

September 18, 2026
Rusia rikthehet në një kompeticion të FIFA-s pas katër vitesh pezullim -

Rusia rikthehet në një kompeticion të FIFA-s pas katër vitesh pezullim –

September 18, 2026
Skandal me portretin e heroit kombëtar Çerçiz Topulli në Kalanë e Gjirokastër

Skandal me portretin e heroit kombëtar Çerçiz Topulli në Kalanë e Gjirokastër

September 18, 2026
Tragjike në Itali: Po dërgonte vajzën në shkollë, nëna shqiptare përplaset nga kamioni dhe ndërron jetë!

Tragjike në Itali: Po dërgonte vajzën në shkollë, nëna shqiptare përplaset nga kamioni dhe ndërron jetë!

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com