• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë/ Avokati: Begaj ka konsumuar një shkelje të rëndë kushtetuese

by Os De
01/10/2025 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas ankimimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në Gjykatën Kushtetuese ndaj vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij, Presidenti Bajram Begaj dekretoi të mërkurën mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 6 bashki të vendit më 9 nëntor. Vendimi i Kreut të Shtetit ka shkaktuar reagime të forta në politikë dhe në fushën juridike. 

Avokati Jordan Daci, në një lidhje direkte për Klan News me moderatorin Drini Zeqo, e cilësoi dekretin e Presidentit si një akt antikushtetues. Sipas tij, Begaj ka anashkaluar autoritetin e Gjykatës Kushtetuese, e cila është institucioni i vetëm që mund të shqyrtojë ankimime të tilla. 

“Unë e shoh si një kronikë të paralajmëruar, por gjithsesi jo kushtetuese për arsye shumë të thjeshta, sepse jo më larg se dje reagoi Gjykata Kushtetuese. Është më se e qartë se ankimimi bëhet vetëm në Gjykatën Kushtetuese. Arsyetimi i presidentit është tepër foshnjor dhe nuk qëndron aspak në aspektin juridik,” u shpreh Daci. 

Ai theksoi se një president serioz duhet të kishte zgjedhur të priste vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe jo të ndërmerrte një hap që, sipas tij, sjell pasoja të pariparueshme për rendin kushtetues. 

“Një president më mirë zgjedh t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese sesa të zgjedhë të shkelë Kushtetutën në mënyrë të shpejtë,” tha ai. 

Daci tha gjithashtu se Gjykata Kushtetuese mund të ndërhyjë për të pezulluar organizimin e zgjedhjeve deri në shqyrtimin e ankimit të paraqitur nga Veliaj. “Nëse kjo ndodh, atëherë presidenti nuk ka më asnjë mburojë juridike përpara asaj që ka bërë, sepse praktikisht ka konsumuar një shkelje të rëndë kushtetuese.” 

Ky zhvillim pritet të thellojë më tej tensionin politik mes mazhorancës dhe opozitës, ndërkohë që mbajtja ose pezullimi i zgjedhjeve të shpallura më 9 nëntor mbetet tashmë në dorën e Gjykatës Kushtetuese. 

Next Post
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

I vetmi që del i “nderuar” nga Dekreti i zgjedhjeve, është Veliaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Investimi në Zvërnec nën hetim nga SPAK, kontrolle në disa subjekte në Vlorë e Tiranë

Dekriptimi i mesazheve në platformën SKY ECC zbuloi skemën! Tre episode trafiku droge, SPAK mbyll hetimet për Endrit Doklen e Rexhep Rrajën

October 27, 2026
Izrael, pjesëmarrje rekord në zgjedhje: 66.7% e votuesve kanë votuar deri në orën 18:00

Izrael, pjesëmarrje rekord në zgjedhje: 66.7% e votuesve kanë votuar deri në orën 18:00

October 27, 2026
Melania Trump njofton zgjerimin e armëpushimit në Kherson, Moska konfirmon afatin e ndalimit të luftimeve në Oleski

Melania Trump njofton zgjerimin e armëpushimit në Kherson, Moska konfirmon afatin e ndalimit të luftimeve në Oleski

October 27, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

VENDIMI/ Gjykata e Lartë i jep të drejtë Veliajt dhe urdhëron Gjykatën e Tiranës të shqyrtojë hetimin për kallëzimin e “Nesti Angonit”!

October 27, 2026
Shqetësim në Kosovë, 8 gra të vrara këtë vit: Pse po dështon shteti në parandalim?

Shqetësim në Kosovë, 8 gra të vrara këtë vit: Pse po dështon shteti në parandalim?

October 27, 2026
Presidenti vs PD

“Mbetet në rolin e spektatorit”- Begaj nisi konsultimet për datën e zgjedhjeve vendore, Bardhi akuzon: E përbuz këtë teatër politik, i shërben pushtetit!

October 27, 2026
Përkeqësohet moti, temperaturat në ‘pikiatë’! Në zonat malore të Kukësit nisin reshjet e borës

Përkeqësohet moti, temperaturat në ‘pikiatë’! Në zonat malore të Kukësit nisin reshjet e borës

October 27, 2026
Rikthehet ‘paqja’ mes Ronaldos dhe trajnerit Jorge Jesus, 41-vjeçari përfshihet në listën paraprake të Portugalisë për ndeshjet e radhës

Rikthehet ‘paqja’ mes Ronaldos dhe trajnerit Jorge Jesus, 41-vjeçari përfshihet në listën paraprake të Portugalisë për ndeshjet e radhës

October 27, 2026
Lavrov paralajmëron për përshkallëzim të konfliktit Rusi-Ukrainë

Lavrov paralajmëron për përshkallëzim të konfliktit Rusi-Ukrainë

October 27, 2026
Brazil, hetim mbi financimin e huaj të fushatës së Bolsonaros

Brazil, hetim mbi financimin e huaj të fushatës së Bolsonaros

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In