• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dekretet e munguara të Metës: Një sherr për Sandrin apo për Vitoren?!

by S M
10/11/2018 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Telenovela e dekretimit të ministrit të brendshëm është rikthyer nga e para. Rama ka dërguar të premten edhe një herë nga e para në Presidëncë, emrin e Sandër Lleshit për postin e ministrit të brendshëm. Meta duket se i ka paraprirë zarfit të kryeministrit, duke deklaruar se “diletantët duhet të lexojnë Kushtetutën”. Një përgjigje paraprake negative për shpresat e Ramës dhe të shumicës, për të pasur një reagim të dytë pozitiv nga kreu i shtetit për Lleshin pas shtatë ditësh.

Java e shkuar ka parë përplasjen e parë të fortë publike mes Metës dhe Ramës për dekretin në fjalë. Pasi dogji afatin kushtetues për dekretimin e Lleshit, Ilir Meta bëri publik emrin e kandidaturës për kreun e KLSH, të cilën ja ka përcjellë zyrtarisht Kuvendit. Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha është e përzgjedhura e presidentit, por vështirë se do të jetë e tillë edhe për Edi Ramën. I cili deklaroi në Real Story të enjten se nuk kishte asgjë kundër emrit në fjalë, porse nuk mund të lejonte të prekej mbarëvajtja e reformës në drejtësi. “Zonja Vitore Tusha së pari njëherë gëzon të gjithë respektin tim. Ajo është një zonjë që ka qenë për vite të tëra në këtë detyrë. Ajo gëzon respektin tim të plotë si gjykatëse sepse ka kaluar Vetingun. Unë nuk di historitë e të kaluarës me Nanon, por di që në vendimmarrje ne do të diskutojmë një fakt tjetër. Do të diskutojmë që emërimi zonjës si kryetare e Kontrollit të Lartë të Shtetit mund të vërë në pikëpyetje reformën në drejtësi.

Sepse bëhet fjalë për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe zonja është anëtare e Gjykatës Kushtetuese aktualisht bashkë me kryetarin e Gjykatës dhe janë kyç për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.Duke qenë se zonja ka dalë e pastër nga Vetingu dhe mund të jetë potencial për KED”, tha Rama.

E gjitha kjo tingëllon tashmë si një kundërvënie mes presidentit dhe kryeministrit, jo edhe aq për emrin e ministrit të brendshëm, pasi Lleshi tashmë është ulur në atë poltron, por më shumë rreth kandidaturës së kreut të KLSH. Një pozicion i cili mund të jetë shumë delikat në të ardhmen, kur raportet kritike të këtij institucioni të nisin të shihen eventualisht si prova kundër zyrtarëve të lartë të maxhorancës, pasi drejtësia e re të nisë nga funksioni megjithë organizmat e saj të luftës ndaj korrupsionit.

Duket mbajtur peng Lleshin, Meta po kërkon de facto një kompromis për emrin e Vitore Tushës, një person i cili shihet si shumë i afërt me Presidentin.

A.Rada

Next Post
FOTOT/ Luana Vjollca ndahet nga i dashuri biznesmen

FOTOT/ Luana Vjollca ndahet nga i dashuri biznesmen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aurela Gaçe reagon ashpër ndaj aludimeve: Nuk jam pjesë e asnjë videoje, paralajmëron padi ligjore për shpifje

Aurela Gaçe reagon ashpër ndaj aludimeve: Nuk jam pjesë e asnjë videoje, paralajmëron padi ligjore për shpifje

October 1, 2026

Normale që nuk ju pëlqen

October 1, 2026
“2,700 euro për një vend pune në Shqipëri”, dëshmia e punëtorit indian për borxhet, minierën dhe kërcënimet

“2,700 euro për një vend pune në Shqipëri”, dëshmia e punëtorit indian për borxhet, minierën dhe kërcënimet

October 1, 2026
Kumbaro paralajmëron ndryshime në arsimin e lartë, nis rishikimi i ligjit të vitit 2015

Hapet thirrja për Programin e Financimit të Doktoraturave 2026, Kumbaro: Dyfishohet mbështetja!

October 1, 2026
Puthi Arkanin, ndërsa myslimanët i quajti “defekt gjenetik”: Kush ishte gruaja më e tmerrshme e ultranacionalizmit serb

Puthi Arkanin, ndërsa myslimanët i quajti “defekt gjenetik”: Kush ishte gruaja më e tmerrshme e ultranacionalizmit serb

October 1, 2026
Pse PD po i kundërvihet Ursula Von der Leyen?!

Pse PD po i kundërvihet Ursula Von der Leyen?!

October 1, 2026
Vrasja e Renee Good, familja padit administratën Trump për shkelje të të drejtave civile

Vrasja e Renee Good, familja padit administratën Trump për shkelje të të drejtave civile

October 1, 2026
Hoxha takim me homologun gjerman: Agjenda ambicioze e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë

Hoxha takim me homologun gjerman: Agjenda ambicioze e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë

October 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 2 Tetor 2026

October 1, 2026
Kapetanović: Ballkani nuk është periferia e sigurisë së Evropës

Kapetanović: Ballkani nuk është periferia e sigurisë së Evropës

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com