• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dekorohet gjyqtarja që vari poetin Havzi Nela/ Bashkëshortja: Të tërhiqet vendimi!

by A R
21/12/2015 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka reaguar bashkëshortja e Havzi Nelës, poetit të ekzekutuar me varje nga regjimi komunist, pas dekorimit të një prej gjyqtareve, që sipas Lavdije Nelës firmosi vendimin për dënimin me vdekje të poetit. Bashkëshortja e Havzi Nelës, kërkon tërheqje të vendimit.

Dekorimi  me çmimin “Toga e Artë 2015” e gjyqtares Fatmira Laska nga Shoqata e Avokatëve Penalistë ka nxitur reagimin e bashkëshortes së poetit Havzi Nela.

E revoltuar, Lavdije Nela, thotë se Laska është një nga  gjykatëset që firmosën dënimin me varje të poetit, ndaj shteti duhet t’i kërkojë të paktën falje.

Gruaja e Havzi Nelës:  Unë nuk kërkoj hakmarrje ndaj Fatmirës, por të paktën të pendohet të thotë se ka bërë faje. Të na kërkojë falje, ne i falim tani, nuk i vrasim. Nuk jemi si shpirti i atij, që na vrasin, që janë kriminelë. Nuk bëjmë gjëra të gabuara. Kurse ne këtu na dënojnë më keq se kriminelët.

Ata i lëvdojnë, ne na dënojnë.Si ka mundësi shteti demokratik sot mbas 25 vitesh demokraci të nderohen dhe të dekorohen kriminelët? Kjo ka qenë gjyqtare në atë kohë dhe ka firmosur për bashkëshortin tim për varje me litar bashkë me Ramiz Alinë dhe Femi Avdiun dhe nuk ka marrë asnjë masë për 25 vite demokraci. Unë kam pritur nga drejtësia shqiptare që të dalin para drejtësisë, të dëshmojnë, të japin llogari. Por jo të nderohen dhe të dekorohen kriminelët.

Një grup avokatësh që janë te shoqata e avokatëve nuk i takon t’i nderojnë dhe t’i dekorojnë. Për mendimin tim të gjithë janë kriminelë.Më kriminelë se kriminelët janë.Unë nëse takoj Fatmira Laskën i them të paktën të ketë kurajon dhe të na kërkojë falje publike, të dalë në televizor të thotë fajin që ka bërë ajo.

Poeti Havzi Nela që kundërshtoi regjimin komunist, u ekzekutua me varje në vitin 1988, në moshën 54 vjeçare pas vendimit të dhënë nga tre gjyqtarë të Gjykatës së Lartë.

Ne foto: Havzi Nela dhe bashkeshortja e tij

Ne foto: Havzi Nela dhe bashkeshortja e tij

Intervista e plotë e gruas së Havzi Nelës

Gruaja e Havzi Nelës:  “Unë jam gruaja e atij që kam vuajtur gjithë jetën pas Havzi Nelës dhe unë e quaj këtë vendim absurd, vendim kriminal. Që një grup gjyqtarësh, avokatësh, shoqata e avokatëve janë të gjithë kriminela që firmosin dhe u japin dekorata kriminelëve. Ramiz Alia vdiq pa u ndëshkuar, pa dhënë një fjalë para drejtësisë. Femi Avdiu vdiq pa u dekoruar nga ish-Presidenti Moisiu. Nuk e di drejtësia shqiptare si i lë këto gabime të rënda që bëjnë që ndërmarrin hapa të gabuara.Ku është qeveria? Ku janë deputetët? A kërkojmë drejtësi? Si do të shkojmë ne në Europë duke dekoruar kriminelët e duke na dënuar ne të pafajshmit, të drejtë e të ndershëm? Çfarë drejtësie shqiptare kemi ne?

Për mendimin tim drejtësia shqiptare është e vdekur, nuk bën asgjë vetëm mbron kriminelët.Të paktën të dalin të kërkojnë falje publike, jo se na bien në jetë të dashurit tonë që na i kanë vrarë. Por për të na lehtësuar dhimbjen, të dalin e të thonë kemi bërë faj dhe na falni. Ne kërkojmë këtë. Një nga këta gjyqtarë ka qenë Ramiz Alia, i pari ka firmosur vendimin për varje të poetit dhe nuk i duket pak  me vdekjen po me varjen të tundet me litar. T’i varin kulturën e vargjet e lirisë. Po nuk varen ato. Ato kanë ngelur prapë në jetë.Ka qenë dhe gjyqtari Femi Avdiu, ka qenë xhelati më i madh i kombit shqiptar. I kanë lënë histori të zezë shqiptarëve. Asnjëherë nuk kam komunikuar unë me Fatmirën, as drejtpërdrejtë as ka dalur të kërkojë falje ajo. Por unë kam parë vendimin që ka thënë në një intervistë që ja kanë marrë për 20 vjetorin e Havziut në Tiranë dhe ato mburren që e kanë dhënë vendimin me varje.

Ka qenë edhe Hekuran Isai, Ministër i Brendshëm, ka qenë edhe Agim Hoxha gjyqtar i Kukësit, Nikollaq Helmi prokuror në Kukës. Janë shumë emra, shumë ekip i madh dhe këto janë të gjithë vrasës.Unë nuk kërkoj hakmarrje ndaj Fatmirës, por të paktën të pendohet të thotë se ka bërë faje. Të na kërkojë falje, ne i falim tani, nuk i vrasim. Nuk jemi si shpirti i atij, që na vrasin, që janë kriminelë. Nuk bëjmë gjëra të gabuara. Kurse ne këtu na dënojnë më keq se kriminelët. Ata i lëvdojnë, ne na dënojnë.Si ka mundësi shteti demokratik sot mbas 25 vitesh demokraci të nderohen dhe të dekorohen kriminelët? Kjo ka qenë gjyqtare në atë kohë dhe ka firmosur për bashkëshortin tim për varje me litar bashkë me Ramiz Alinë dhe Femi Avdiun dhe nuk ka marrë asnjë masë për 25 vite demokraci. Unë kam pritur nga drejtësia shqiptare që të dalin para drejtësisë, të dëshmojnë, të japin llogari. Por jo të nderohen dhe të dekorohen kriminelët.Një grup avokatësh që janë te shoqata e avokatëve nuk i takon t’i nderojnë dhe t’i dekorojnë. Për mendimin tim të gjithë janë kriminelë.Më kriminelë se kriminelët janë.Unë nëse takoj Fatmira Laskën i them të paktën të ketë kurajon dhe të na kërkojë falje publike, të dalë në televizor të thotë fajin që ka bërë ajo.

Unë pres të nderohet Havzi Nela, të ngrihet përmendorja në vendin ku është varur jo fusha e drunjve që është bërë sot. Të vendoset busti që ta kujtojë Kosova , Kukësi, Shqipëria dhe e gjithë diaspora sepse ka dhënë jetën për të gjithë kombin shqiptar. Unë kërkoj t’i ngrihet përmendorja ku është varur poeti. Kërkoj t’i hapen dosjet e para.Të dënohen titujt e Enver Hoxhës, bashkë me diktatorin Hoxha, të dënojnë dhe kupolën e Enver Hoxhës. Të na jepet dëmshpërblimi sipas ligjit shqiptar, jo të marrin ato që nuk kanë bërë burgun sepse kanë shoqëri, se kanë miq apo gjëra të tjera. Unë vetë e kam bërë burgun dhe internimin.

Ti vijë turp qeverisë. Çdo qeveri që vjen, mua më ka lënë në rrugë të madhe. Ku është drejtësia shqiptare? Të drejtën time ku do ta kërkoj? Te drejtësia, por drejtësia nuk figuron.Te shteti demokratik, shteti nuk bën asgjë.Për 25 vite nuk kam më besim në drejtësinë shqiptare. E thashë një mijë herë që ajo është e vdekur për mua. Jemi përballuar 25 vjet, i ka dhënë të drejta kriminelëve. Unë do t’i drejtohem Ambasadorit amerikan Donald Lu.Do i drejtohem Ambasadores së Bashkimit Europian, do i drejtohem Ambasadorit gjerman dhe të gjithë Ambasadave të jashtme mike që janë në Tiranë. Do i kërkojmë për këtë gjest që dekorojnë kriminelët, në vend që ti largojmë. OraNews

Next Post

Buxheti i Bashkisë/ Taksa e pronës përfshihet te fatura e ujit, 25 shkolla të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In