• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dekonspiruan operacionet për kapjen e tre ish-shefave, Xhafaj padit prokurorë e policë

by Java News
25/01/2018 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj depozitoi kallëzim në prokurori për dekonspirim operacionesh, që u pasuan me mosarrestimin e tre ish shefave të policisë, në kuadër të hetimeve për trafik droge në Vlorë, prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet, bën me dije ReportTv

Kallezimi u njoftua nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili e paralajmëroi veprimin e Xhafajt, me datën 24 nëntor të vitit të shkuar teksa ishte i ftuar në studion e emisionit “360 grade” në oranews.

Kallëzimi i Xhafës bëhet edhe ndaj oficerë të SHÇBA.

Sipas kallëzimit të depozituar në prokurori thuhet:

“Kemi dyshime, të krijuara nga të dhënat paraprake që ne disponojmë, se tre ish-zyrtaret e policisë ishin njoftuar për masat e nxjerra në ngarkim të tyre. Në këto kushte ndodhemi para vepres penale të nxjerrjes së sekretit shtetëror“, thuhet në padi.

Gjithashtu në padi përmendet edhe rasti i dekonspirimit të operacionit të Babicë ku u publikuan pamje nga operacioni.

“Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa do të nisë nesër një kallëzim penal për dekonspirimin e aksionit të policisë për arrestimin e 3 ish zyrtarëve të lartë. Bëhet fjalë për tre ish shefa të policisë, Jaeld Çela, ish-shefin e Krimit të Organizuar në Vlorë, Gjergj Kohila dhe ish-Shefin e Postës Kufitare të Dhërmiut, Sokol Bode.

“Për rastin konkret s’dua të bëj replika me opozitën, opozita është në një proces të vetin dhe nëse ka një subjekt që është dukshëm në drejtim të paditur dua ti them që ministri i Brendshëm nesër besoj do të bëjë kallëzim penal për të kërkuar një hetim të plotë për dekonspirimin e sekretit hetimor në rastin konkret duke përfshirë të gjithtë ata që kanë pasur dijeni përfshirë dhe vetveten dhe duke vënë në dispozicion të organeve të hetimit ë gjithë gatishmërinë e palës që përfaqëson, pushtetit ekzekutiv duke kërkuar që të vihen në gatishmëri për hetimin dhe të tjerët….personat ne dijeni per operacionin. Do kerkoje hetim, me nje kallezim penal per dekonspirim. Do vere ne dispozicion te hetimit vetveten dhe palen qe ka pasur dijeni per kete operacion qe jane nje numer shume i kufizuar, se jemi ne nje situate qesharake..Eshte mundesia te behet hetimi ne rastin konkret per te shkuar drejt dekonspiruesit se kjo histori nuk mund te vazhdoje keshtu”, u shpreh Rama.

Çfare deklaroi Xhafaj

“Unë nuk merrem unë me cështjet e kërkimit, kjo është detyrë e policisë dhe besoj që është duke e bërë”, tha Xhafaj ne nje deklarate per median, pak kohe pasi ishte bere kallezimi.

Deri ku kanë arritur kërkimet tuaja përsa u përket tre ish-drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit për çështjen “Habilaj”?

Ministri Xhafaj: Unë jua shpjegova që nuk merrem unë me çështje të kërkimit, të cilitdo që kërkohet nga Policia e Shtetit. Policia e Shtetit ka detyrën për të bërë këtë gjë dhe unë besoj që është duke e bërë.

A ka një bashkëpunim me ndërkombëtarët sepse thuhet se kanë dalë jashtë shtetit?

Ministri Xhafaj: T’u japim ndërkombëtarëve atë që i takon ndërkombëtarëve, mos t’ju japim edhe përgjegjësi që nuk i takojnë atyre.

a.ç

Next Post
Shtohet lista e dokumenteve që mund të tërhiqen “online”

Shteti fiton ndaj Becchettit, Gjiknuri: Investitor serioz pë HEC-in e Kalivaçit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In