• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sport

Dekonspironte kuqezinjtë, përjashtohet austriakja që bënte ndërlidhjen me mediat e huaja

by A R
13/06/2016 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndodh edhe kështu. Pas vetëm tri javësh bashkëpunim, FSHF ka larguar nga detyra e ndërlidhëses për marrëdhëniet me publikun të Kombëtares (enkas për mediat ndërkombëtare) austriaken Karin Vitasek.

Kjo ndërprerje bashkëpunimi mësohet se ka ardhur për shkak të dyshimeve që ka pasur institucioni i futbollit shqiptar për informacionet që austriakja u servirte gazetarëve të huaj në lidhje me skuadrën.

Burime të “Panorama Sport” pranë Kombëtares tregojnë se Karin Vitasek jepte informacione më shumë seç duhej për mediat ndërkombëtare dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit Xhani De Biazi, e gjithashtu drejtuesve të FSHF-së.
Dekonspirimi i disa informacioneve që lidheshin direkt me skuadrën në stërvitje, e veçanërisht te mediat zvicerane, ka bërë që nga dje austriakja të mos jetë më pjesë e stafit që merret me marrëdhëniet me publikun të Kombëtares në rezidencën e përkohshme në Francë.

Në fakt, vetë FSHF-ja nuk e ka prezantuar asnjëherë specialisten e marrëdhënieve me publikun që vinte nga Austria.

Megjithatë, fakti që ajo është shfaqur në konferencat për shtyp pas ndeshjeve ka shtuar kuriozitetin se pse është bërë së fundmi pjesë e Kombëtares.

Vetëm dy ditë më parë, Vitasek ka qenë në sallën e konferencave pas ndeshjes me Zvicrën, duke qëndruar në krah të trajneri De Biazi dhe përfaqësuesit të zyrës për shtyp në institucionin e futbollit, Tritan Kokona. Austriakja kishte një kontratë të përkohshme, por dyshimet e fundit të drejtuesve të FSHFsë bënë që marrëveshja të ndërpritej para kohe.

FSHF hesht – Gazeta ka kontaktuar dje zyrën për shtyp të FSHF-së për të marrë një reagim në lidhje me këtë çështje.

Por interesimit për arsyen e largimit të austriakes, askush nuk i është përgjigjur. Gjithashtu institucioni i futbollit nuk ka bërë asnjë njoftim në faqen zyrtare në internet, ndërkohë që dje lajmi ka qarkulluar në rrjetet sociale.

Specialistja e “PR” (marrëdhënieve me publikun) është larguar nga rezidenca e kuqezinjve gjatë ditës së djeshme, në një kohë që burime pranë FSHF-së i thanë gazetës se palët kanë rënë dakord për të mos bërë asnjë njoftim në lidhje me këtë lëvizje.

Ndoshta gjithçka është lënë në heshtje për të mos i prishur imazhin austriakes, që erdhi në ndihmë të Kombëtares për të plotësuar stafin administrativ, duke qenë se për herë të parë skuadra merr pjesë në Europian dhe në këtë situatë të re i nevojiteshin specialistë të marrëdhënieve me publikun. Kjo ishte e domosdoshme për raportet me mediat e huaja./P.Sport/a.m.

Karin.Witasek.2-11-470x388

Next Post

Tifozët shqiptarë gjejnë “aleatë” në Marsejë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In