• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deklaratat për SPAK pas arrestimit të kryebashkiakut, Etjen Xhafaj sqaron “konfliktin” me Ramën

by E S
18/03/2025 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama reagoi ndaj deputetëve të tij, duke iu kërkuar që të mos bëjnë komente për punën e SPAK-ut. Në mesazhin e tij, shkak ishin bërë deklaratat e deputetit Etjen Xhafaj pas arrestimit të kryebashkiakut.

Këtë të martë, ai sqaroi në Klan News se çfarë ndodhi. Xhafaj tha se në disa momente reagimi i tij ishte emocional, por theksoi se edhe ai si çdo njeri nuk është i pagabueshëm.

“Ka diçka që quhet kur fton dikë në studio që quhet etika profesionale që ka lidhje me pyetjet me mënyrën si bëhet, pastaj me titrat me mënyrën si dalin. Fatkeqësisht në këtë epokë ku jetojmë ku Youtube është më i rëndësishëm sesa ndjekja live e gjërave fillojnë dhe tjetërsohen dhe ndryshojnë edhe titrat. Unë besoj që [Rama] ka dëgjuar një pjesë. Unë e kam ridëgjuar pas asaj. Patjetër që kishte disa momente kur reagimi im ishte emocional dhe patjetër që ishin dhe disa gjëra që mund t’i kisha thënë në mënyrë tjetër, por sigurisht asnjëri nga ne nuk besoj te pagabueshmëria”, tha Xhafaj.

Deputeti i Partisë Socialiste tha se nuk e ka folur privatisht me Ramën këtë çështje. Megjithatë theksoi se është përpjekur që ta korrigjojë qëndrimin e tij.

“Jo nuk jemi ulur ta flasim privatisht për këtë. Ai mbajti një qëndrim që ishte fare i qartë, unë jam përpjekur ta korrigjoj qëndrimin tim për të qenë sa më jo agresiv ndaj diçkaje që nuk ishte qëllimi. Në fund të ditës, prokuroria ka detyrën e vet, por ne nuk mund ta trajtojmë reformën në drejtësi sikur ka lidhje vetëm me një institucion. Reforma në drejtësi është një reformë që ka ndryshuar të gjithë kostelacionin e institucioneve të drejtësisë për t’u siguruar që Shqipëria të kishte një drejtësi europiane”, tha Xhafaj.

Sa i përket faktit që arrestimi i Veliajt mund të ndikojë në rezultatin e PS më 11 Maj, Xhafaj u përgjigj kështu:

“Mendoj që si në një ekip shumë të mirë kur luan ndeshje decizive dhe mungon një ndër lojtarët më të mirë në fushë, Leo Messi apo Ronaldo do na duhet ne të tjerëve që të luajmë pak më mirë të marrim një pjesë të kësaj barre dhe ta ndajmë me njëri tjetrin sepse ajo që ka rëndësi në fund është fitorja e ekipit, jo fitorja e Etjenit, apo individuale”, tha ai.

Next Post
“Kam denoncuar kancerin e politikës Ilir Meta”/ Valteri: PS nuk është si opozita që u fsheh në listën e mbyllur si ‘struci’

“Kam denoncuar kancerin e politikës Ilir Meta”/ Valteri: PS nuk është si opozita që u fsheh në listën e mbyllur si ‘struci’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
Paralajmërimi i frikshëm i Iranit për Evropën: Nëse përfshiheni në luftë, do të jeni objektiv për hakmarrje

Paralajmërimi i frikshëm i Iranit për Evropën: Nëse përfshiheni në luftë, do të jeni objektiv për hakmarrje

March 6, 2026
Ministri Hoxha mbledh shtabin e posaçëm, ja masat e para për sigurinë e shqiptarëve në Lindjen e Mesme

Ministri Hoxha mbledh shtabin e posaçëm, ja masat e para për sigurinë e shqiptarëve në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In