• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Deklaratat për Lef Nosin, Doda i kundërvihet Blushit: Hienë

by A R
01/11/2015 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ai u bë me pushtuesit. Imagjinojeni sikur kjo të ndodhte sot. Është i vetmi kolaboracionist në Evropë që ka një bust në mes të qytetit. Mund të ndodhi në Francë që një ka bashkëpunuar me pushtuesit, në muze, por jo në shesh publik. Shpresoj që qytetarët e Elbasanit të çohen dhe ta tërheqin zvarrë bustin e Lef Nosit. Ka qenë kolaboracionist. Është çështje dinjiteti”, deklaroi Blushi te “Zonë e Lirë” në TV Klan.

Debati u fokusua te Dhimitër Shuteriqi, që sipas kritikëve të Blushit, kishte qenë nxitja e shkrimtarit për të bërë deklaratë. Sipas tyre, gjyshi i Blushit, Dhimitër Shuteriqi, ka vjedhur dorëshkrime të Lef Nosit, duke i publikuar në emrin e vet. Madje një letër e Mitrush Kutelit përforcoi idenë.

Në vitin 2012 Lef Nosit iu vu busti në Elbasan, me prezencën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Një vlerësim i madh në dukje.

 

lef gjyq

Replika e Dodës

Të shumtë qenë zërat që kritikuan deklaratën e Blushit për “tërheqjen zvarrë” të shtatores së Nosit, ndër të cilët edhe deputetja Mesila Doda, që para disa kohësh u shkëput nga PD për të kaluar te PDIU.

“A i keni vene re hienat? Çakej qe ulerasin e behen bashke sa here dikush i afrohet e don te gervishte te verteten…

Eterit e kombit, firmetaret e pavaresise vazhdojne te denohen me litar ne perjetesi. Grate qe guxojne te hapin gojen per te treguar ç’kane pare e hequr ne kurriz te tyre, ne qelite e ferrit qellohen me gure ne publik e me pas struken ne friken e se kaluares…

Çfare kombi jemi qe nuk çlirohemi dot nga urrejtja, nga e keqja, nga dhuna e se djeshmes. Çfare qeniesh mund te nderojne te ligen si heroike dhe te poshterojne heroin si ligesi..

Une nderoj firmetaret e pavaresise, ata burra qe mostrat e komunizmit i varen, vrane dhe i trajtuan si tradhetare. Une nuk pranoj dot qe krimi dhe kriminelet te trajtohen si heronj, ndersa viktimat te trajtohen si tradhetar a si te çmendur. Zgjedh te mbetem ne anen e tyre”, tha Doda.

Si trajtohen bashkëpunëtorët në Evropë?

Studimet e fundit nga historiani britanik, Simon Kitson kanë treguar që autoritetet franceze nuk kanë pritur deri në lirimin e vendit e më pas të nisin përndjekjen e kolaboracionistëve. Qeveria franceze është angazhuar vetë në kolaboracionizëm, duke arrestuar rreth 2 mijë persona, pasi u kishin kaluar informacion gjermanëve.

Bashkëpunëtorët në Belgjikë ishin ata që quheshin Walonët, kryesisht organizuar në lëvizjen “Rexist”. Ishte një lëvizje aktive në Holandë.

Në Norvegji, Vidkun Quisling (1887-1945), një zyrtar i lartë në ushtrinë norvegjeze dhe ish-ministër i Mbrojtjes, shërbeu te nazistët si kryeministër. Ai i dha emrin e tij, personit që simbolizon bashkëpunëtorin më të lartë të qeverisë i njohur tani si një Kuisling.

Pas pushtimit gjerman të Greqisë, një qeveri naziste ishte vendosur në vend. Të tre kryeministra kuislingë (Georgios Tsolakoglou, Konstantinos Logothetopoulos dhe Ioannis RALLIS), bashkëpunuan me autoritetet e Boshtit. Partitë greke Nacional-Socialiste të vogla, por aktive, si Partia Nacional -Socialiste Greke, apo haptazi organizatave anti-semitike, si Bashkimi Kombëtar i Greqisë kanë ndihmuar autoritetet gjermane që të luftonin Rezistencën dhe identifikimin e deportimin e hebrenjve grekë.

Regjimi kryesor kolaboracionist në Jugosllavi ishte Shteti i Pavarur Kroat, një shtet kukull, gjysmë i pavarur i Gjermanisë naziste. Leon Rupnik (1880-1946) ishte një gjeneral slloven, i cili bashkëpunoi pasi mori kontrollin e rajonit gjysmë të pavarur të pushtuar nga italianët të Sllovenisë jugore njohur si Provinca e Lubjanës, e cila u vendos nën kontrollin gjerman në vitin 1943. Kolaboracionistët kryesorë në Jugosllavinë Lindore ishin qeveria serbe me Ljotic dhe Ushtria Çetnike e Draža Mihajlovic. Çetnikët kanë vrarë rreth 200.000 njerëz në Bosnjen Lindore gjatë luftës së dytë botërore (Dedijer, 1991)

Ndër kolaboracionistë të profilit të lartë janë përfshirë edhe aktori holandez Johannes Heesters dhe shkrimtari William Joyce.

 

Si njihet Lef Nosi?

Nosi njihet si nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë. Ministër i Postë-Telegrafes (4 dhjetor 1912- 21 shkurt 1914) dhe kryetar i Asamblesë Kombëtare (1943) si dhe anëtar i Regjencës (1943 – 1944).

Me pushtimin fashist, Nosi u internua në Itali me Mehdi Frashërin dhe Rauf Ficon, ku nuk e ndërpreu aktivitetin e tij në dobi të vendit. Kthehet në atdhe me 1942, ku takohet me Ali Këlcyrën, Mit’hat Frashërin, etj. për të shuguruar lëvizjen e Ballit Kombëtar, me bashkëdrejtuesit e të cilit do kishte edhe mosmarrëveshje.

Në vitin 1943 u bë kryetar i Asamblesë Kombëtare, tetorin e po atij viti, ishte anëtar i Këshillit të Regjencës, institucioni i mbretit në mungesë të trashëgimtarit, në një shtet shqiptar që i ishte kthyer pavarësia që i morën fashistët.

“Regjenca nuk ka patur lidhje me gjermanët”, deklaroi në gjyqin ndaj tij Lef Nosi. Mbasi u tërhoqën gjermanët e komunistët avanconin, Nosi shkoi të fshihej me Atë Antonin nëmalet e veriut, i veshur si frat. Në tetorin e ’44 ndodhej në Kuvendin Françeskan. Duke mos mundur të jetonte në malet e Pultit e çuan të jetonte në fshatin Kir, ku u zbulua shpejt se s’ishte frat.

Sipas rrëfimit të nipit të tij, Lef Nosi, gjatë kohës që ishte në arrati, mbante në dorë një bllok ku kishte të shkruar të gjithë biografinë e tij. E përcollën për në Tiranë. Më 1946 hapet gjyqi kundër regjentëve dhe kryeministrit, duke përmendur Patër Anton Harapin, Lef Nosin dhe Maliq Bushatin.

Gjyqi u zhvillua në sallën e kinema “Kosova”, i cilësuar “gjyq ushtarak i Tiranës” edhe pse të akuzuarit nuk ishin dhe nuk kishin qenë kurrë ndonjëherë, asnjëri, ushtarakë. Të tre të akuzuarit u thirren “kriminelë të luftës” dhe “armiq të popullit”. Trupi gjykues kryesohej nga major Irakli Bozgo, pati në përbërje: major Gjon Banushi, major Tonin Jakova.

 

Lef Nosi gjatë gjyqit

Në gjyq Nosi u mbrojt nga avokati Zoi Xoxe, i cili paraqiti mbrojtjen më 12 shkurt 1946, duke u përballur me akuzën që dha pretencën “dënim me vdekje, pushkatim”, më 20 shkurt. Edhe mbrojtja nuk pati fuqi ta shpëtonte nga ndëshkimi i parashkruar e i paravendosur, vendim që u shpall më 13 fruer 1946, për ekzekutim me pushkatim. Me aprovimin e akt-gjykimit nr.24 të Gjykatës Ushtarake Tiranë, e pushkatojnë te “Kodra e Priftit” (ose te Kodra e Kryegjyshatës Bektashiane sipas një versioni tjetër) me Maliq Bushatin e Atë Anton Harapin.

 

Në demokraci

Pas vitit 1990, u nderua si patriot i shquar, në një ceremoni organizuar në vendlindjen e tij, me pjesëmarrjen e veçantë të familjes Nosi, mbesës së tij, Adelina Kosturi (Nosi) dhe birit të saj, Skënder Kosturi. Në vitin 2004 titullohet “Qytetar Nderi” i Elbasanit. Një rrugë në Elbasan mban emrin Lef Nosi. Një shkollë e mesme në Prizren mban emrin e tij. Në vitin 2007, dekorohet me urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Është cilësuar nga miq e të afërm të tij “akademik” dhe “personalitet kombëtar”, më shumë një “filolog” se sa një “politikan”.

Nën kujdesin e lartë të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës prof. dr. Myqerem Tafaj, në 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, Universiteti i Elbasanit “A. Xhuvani”, në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanologjike dhe me bashkinë e qytetit të Elbasanit, organizuan sesionin shkencor “Lef Nosi, figurë qendrore e historisë dhe kulturës shqiptare.”

Në seancën plenare të këtij paneli u zhvillua një fjala e hapjes u bë nga prof. dr. Liman Varoshi, Rektor i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”. Më pas, fjala përshëndetjes ishte nga prof. dr. Ardian Marashi,Drejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike. Më pas, përshëndeti Prof. dr. Myqerem Tafaj, ish-ministër i Arsimit dhe i Shkencës, ashtu siç edhe ishte fjala përshëndetëse e kryetarit të bashkisë së qytetit të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Busti i Nosit në Elbasan u inagurua nën praninë e ish-kryeministrit Sali Berisha.

NEWSBOMB.al

Next Post

Aksident i rëndë në Prishtinë, një i vdekur e 6 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026

Ëndrra 32-përqindëshe për një parti të re…

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

April 7, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Dallëndyshe Bici në SPAK, për çfarë u thirr ish-drejtoresha e IKMT-së

April 7, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Spiunazh dhe koordinata! Rusia dhe Irani kanë bashkëpunuar ngushtë gjatë luftës

April 7, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Dy Epirotë dhe Olimpiada

April 7, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Raporti sekret: Irani kërkon 2 milionë dollarë për kalimin në Hormuz

April 7, 2026
Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In