• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deklaratat e Yuri Kim/ Alibeaj ia kalon “topin” qeverisë: E vetmja palë që do të shkelmojë Reformën në Drejtësi

by Ardit Rada
25/05/2020 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se deklaratat e ambasadores amerikane këta ditë kanë qenë të forta.

Alibeaj tha se njerëzit e maxhorancës janë të interesuar që të shkelmojnë reformën në drejtësi.

“E vetmja palë dhe segment që do ta ndryshojë reformën në drejtësi mund të jetë maxhoranca. Qëndrimet e ambasadores janë të forta. E vetmja pjesë që mund ta pengojë ose cojë përpara reformën në drejtësi është maxhoranca. Asnjë ndryshim ligjor nuk mund të bëhet nga ky parlament, që është i paligjshëm. Po tentohet që të goditet reforma në drejtësi në zemër të saj. Duan të godasin vettingun tani. Fajësia duhet parë tek njerëzit e maxhorancës”, tha Alibeaj.

Enkelejd Alibeaj nënvizoi se masat kufizuese të ndërmarra kanë qenë në shkelje të hapur të ligjit.

“Masat kufizuese kanë qenë në shkelje të ligjit. Është e pakuptimtë që fundjava të jetë e mbyllur. Nuk mund të kufizohen dot qytetarët. Nuk u bënë testime masive. Qeveria dështoi duke mos bërë testime masive. Pas testimeve, duhet tgë ishin izoluar mbartësit simptomatikë. Edhe shtyrja duket jo-mjekësore. Qeveria ndoshta zgjat situatën për të ulur pakënaqësitë. Njerëzit janë në kushte të rënda ekonomike”, u shpreh Alibeaj.

Më tej, Alibeaj u shpreh se opozita ka qenë dhe mbetet në mbështetje të cdo proteste që lind nga qytetarët.

“Opozita ka qenë në mbështetje të cdo protestë që lind nga cdo shtresë e shoqërisë. Kemi ardhur në një ditë të zezë për familjet dhe për bizneset. Gjendja e shqiptarëve është e keqe dhe do të vijmë në situatën që protestat do të jenë të vazhdueshme. Ne kemi insistuar për Reformën Zgjedhore. Opozita nuk u ul në tryzën e Reformës Zgjedhore, sepse ne nuk mund të uleshim dot me një palë që ka shtetin dhe që prish Teatrin Kombëtar. Ne këtë fytyrë të shëmtuar të shtetit duam ta elimonojmë. Të jesh djall natën, nuk mund të jesh ëngjëll ditën”, deklaroi Alibeaj.

/e.rr

Next Post
Basha takim me bizneset në Tiranë: Pa ju shkatërrohet ekonomia. Ky do vetëm të zhvasë, bashkë do t’i ndryshojmë gjërat

Basha takim me bizneset në Tiranë: Pa ju shkatërrohet ekonomia. Ky do vetëm të zhvasë, bashkë do t'i ndryshojmë gjërat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të premten reshje shiu dhe stuhi”, meteorologia zbulon si do të jenë kushtet e motit javën e ardhshme

“Të premten reshje shiu dhe stuhi”, meteorologia zbulon si do të jenë kushtet e motit javën e ardhshme

February 18, 2026
Si gjithnjë, njeriu do fitojë!

Të fortët, të mëdhenjtë dhe ne zarat e vegjël mes tyre

February 18, 2026
Zbardhet takimi i deputetëve të PD me McAllister dhe eurodeputetët: Vlerësuam raportin e PE mbi zgjedhjet e 11 Majit

Zbardhet takimi i deputetëve të PD me McAllister dhe eurodeputetët: Vlerësuam raportin e PE mbi zgjedhjet e 11 Majit

February 18, 2026
Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

February 18, 2026
Mbyllet seanca për deklaratat përmbyllëse në Hagë, ish-krerët e UÇK: Historia nuk mund të rishkruhet

Mbyllet seanca për deklaratat përmbyllëse në Hagë, ish-krerët e UÇK: Historia nuk mund të rishkruhet

February 18, 2026
Bashkimi Europian i kërkon garaci FIFA-s për sigurinë e tifozëve që do udhëtojnë për të ndjekur nga afër Botërorin 2026

Bashkimi Europian i kërkon garaci FIFA-s për sigurinë e tifozëve që do udhëtojnë për të ndjekur nga afër Botërorin 2026

February 18, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Anatomia e aromës

February 18, 2026
Këshilltarët ndërkombëtarë të Veliajt për Eureporter: Persekutim për motive politike! Paraburgimi po pengon ushtrimin e detyrës

Këshilltarët ndërkombëtarë të Veliajt për Eureporter: Persekutim për motive politike! Paraburgimi po pengon ushtrimin e detyrës

February 18, 2026
Diplomacia si shërbim publik e jo si privilegj

Diplomacia si shërbim publik e jo si privilegj

February 18, 2026
Berisha në Sukth: Rama meriton çdo përgjigje! Po ndryshon ligjin dhe thotë “do ju vjedhim akoma”

Berisha në Sukth: Rama meriton çdo përgjigje! Po ndryshon ligjin dhe thotë “do ju vjedhim akoma”

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In