• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deklaratat e Vuçiç për Unionin e Komunave Shqiptare, Ahmeti: Reagime të tepruara për një diskutim mes shqiptarëve

by A R
30/11/2016 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me qëllim të krijimit të mekanizmave të bashkëpunimit, në Tiranë është krijuar Unioni i Komunave Shqiptare, që përfshin komunat kryesore që drejtohen nga shqiptarët në vendet e rajonit. Me synimin për t’u zgjeruar tutje, ky union ka filluar me Bashkinë e Tiranës, Komunën e Prishtinës, atë të Tetovës, pastaj Ulqinit dhe Preshevës.

Drejtuesit e këtyre komunave tashmë kanë nënshkruar një platformë bashkëpunimi në fusha si urbanistika, mjedisi, arti dhe inovacioni.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se ideja për këtë Union është që komunat shqiptare në rajon të bashkëpunojnë me njëra tjetrën dhe të shkëmbehen përvojat.

“Ideja është që të kemi një forum diskutimesh, shkëmbime të përvojave dhe me një sekretariat të përhershëm, ku ne do të mund t’i ndajmë të mirat, e pse jo edhe të mësojmë nga gabimet. Është vënë për herë të parë një komunikim i drejtpërdrejtë i komunave shqiptare të të gjithë rajonit”, ka shpjeguar Ahmeti.

Edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,  tha se Unioni është një platformë për të mësuar nga njeri tjetri. Sipas tij, me krijimin e këtij unioni, nuk ka arsye të shqetësohet askush.

“Është një platformë praktike për të mësuar nga eksperiencat e njëri tjetrit dhe sigurisht që ne do ta zgjerojmë iniciativën edhe me bashkitë dhe komunat tjera. Ky është vetëm një grup nismëtar për të mësuar. Çdo gjë ka qenë transparente në media dhe nuk besoj që po të kishim një agjendë të fshehur do ta kishim bërë kaq publike”.

“Besoj se këtu jo vetëm që nuk duhet shqetësuar, por duhet inkurajuar që të gjitha bashkitë e rajonit të fillojnë dhe të organizohen në forume ku të mësojnë më shumë se si menaxhohet më mirë qyteti”, tha Veliaj.

Ndërkohë, Shpend Ahmeti ka shpjeguar se hapi i radhës është formimi i një sekretariati i cili do të merret me takimet dhe caktimin e temave të diskutimit të komunave. Ai tha se për funksionimin e Unionit, të gjitha komunat do të kontribuojnë me një fond për funksionimin e tij.

“Do të mundohemi që rrjetin ta zgjerojmë edhe te komunat e tjera që kanë interesim të bëhen anëtare dhe të bashkëpunojnë dhe kontribuojnë në ketë drejtim”, tha Ahmeti.

Kurse, Nazif Cungu, kryetar i Komunës së Ulqinit, tha se Unioni do të ndihmojë në një bashkëpunim edhe më të madh të komunave shqiptare në rajon dhe, siç theksoi ai, kjo ndihmë do të jetë në risitë e urbanizmit e çështjeve të ngjashme.

“Do të jetë një eksperiencë shumë e mirë për të gjithë ne si kryetarë të komunave dhe besoj se kjo do të jap edhe rezultate. Kështu, në ketë formë, ne mund të forcojmë edhe urat lidhëse mes shteteve dhe ka qenë e panevojshme që kjo çështje të politizohet, pasi që aty nuk ka vend për politikë”, tha Cungu.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, formimin e këtij Unioni e ka quajtur lojë për fëmijë të vegjël dhe përrallë joserioze.

Megjithatë, ai ka thënë se ky veprim nuk u kontribuon marrëdhënieve të mira në Ballkanin Perëndimor, ndonëse, siç ka thënë ai, nuk duhet shqetësuar shumë për këtë.

“Kanë luajtur fëmijët dhe po mendojnë se duhet të bëjnë diçka të tillë, që të thonë se janë shumë të rrezikshëm. Janë shumë të rrezikshëm sa që aktrojnë para votuesve të tyre. Ja, unë po ju pyes, çfarë ka ndryshuar nga dje? Shkoni sot në Preshevë dhe më thoni se çka ka ndryshuar. Se mos e kanë ndarë një pjesë të Serbisë ose diçka të tillë? – Nuk do ta thosha këtë. Kështu që, le të luajnë fëmijët. Nuk jam brengosur shumë. Por, që kjo është e rrezikshme në kuptimin politik dhe atë psikologjik, nuk ka dyshim se është”, ka thënë Vuçiq.

Të dy, edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk kanë dashur që t’i japin vëmendje reagimeve nga qarqet dhe kreu politik në Beograd, por kanë deklaruar se janë reagime të tepruara.

Ahmeti thotë se Unioni do të mundohet që t’i ndihmojë qytetarët në vendet përkatëse.

“Janë reagime të tepruara për një diskutim brenda shqiptar. Atyre po ju pengon vet fakti që ne po diskutojmë”, tha Ahmeti.

Kurse kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se është punë e tyre, duke komentuar ata që bëjnë reagime.

“Kam përshtypjen që është çështje fokusi, unë jam shumë i fokusuar të menaxhoj kryeqytetin e shqiptarëve dhe nuk kam kohë për reagime”, ka thënë Veliaj.

Unioni i Komunave Shqiptare në rajon paraqet një lidhje të parë të këtij lloji që kanë ndërmarrë autoritetet lokale nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali e Zi dhe Lugina e Preshevës. /rel/a.m.

Next Post
FOTO NGA INSTAGRAMI/ Luks ‘pa fre’, jeta e të rinjëve pasanikë në Tiranë

FOTO NGA INSTAGRAMI/ Luks 'pa fre', jeta e të rinjëve pasanikë në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam ndërhyrë për favorizimin e Shatkut”, Meta në GJKKO: Tom Doshi u takua në Vjenë me McGonigal, i pranishëm edhe Durim Bami

“Nuk kam ndërhyrë për favorizimin e Shatkut”, Meta në GJKKO: Tom Doshi u takua në Vjenë me McGonigal, i pranishëm edhe Durim Bami

July 29, 2026
“Plazhet janë për familjet, jo për aventurierët”, paralajmërimi i Lamallarit: Kush rrezikon pushuesit do të përballet me ligjin

“Plazhet janë për familjet, jo për aventurierët”, paralajmërimi i Lamallarit: Kush rrezikon pushuesit do të përballet me ligjin

July 29, 2026
Detajet e reja nga tragjedia në Postribë të Shkodrës! Trupat u zbuluan nën rrënojat e banesës së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania

Detajet e reja nga tragjedia në Postribë të Shkodrës! Trupat u zbuluan nën rrënojat e banesës së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania

July 29, 2026
Gjermania shtyn zgjerimin e BE-së, Merz paralajmëron liderët europianë: Mos e mbani Malin e Zi në pritje!

Gjermania shtyn zgjerimin e BE-së, Merz paralajmëron liderët europianë: Mos e mbani Malin e Zi në pritje!

July 29, 2026
Analiza e medias italiane: Durrësi, nyja që mund të ndryshojë Ballkanin, ja pse Shqipëria po bëhet porta e re e Europës!

Analiza e medias italiane: Durrësi, nyja që mund të ndryshojë Ballkanin, ja pse Shqipëria po bëhet porta e re e Europës!

July 29, 2026
Apeli i GJKKO-së rrëzon Orest Sotën, mbeten në fuqi sekuestrimet e pasurive të biznesmenit dhe familjarëve të tij

Apeli i GJKKO-së rrëzon Orest Sotën, mbeten në fuqi sekuestrimet e pasurive të biznesmenit dhe familjarëve të tij

July 29, 2026
Tragjedi në Shkodër/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur

Tragjedi në Shkodër/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur

July 29, 2026
Eksperti moldav: Shqipëria në shënjestër të luftës hibride ruse dhe iraniane

Eksperti moldav: Shqipëria në shënjestër të luftës hibride ruse dhe iraniane

July 29, 2026
Mesazhet me Ramën, Kryemadhi: E kam zemër, do të vijë dëshmitar në gjyqin tim

Mesazhet me Ramën, Kryemadhi: E kam zemër, do të vijë dëshmitar në gjyqin tim

July 29, 2026
Kritikat për Zvërnecin, Rama: Flisni me fakte, projekti do të respektojë standardet e BE-së!

Kritikat për Zvërnecin, Rama: Flisni me fakte, projekti do të respektojë standardet e BE-së!

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com