• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Deklaratat e Kurtit për prokurorët, reagojnë ashpër juristët: S’kemi nevojë për SPAK në Kosovë

by B K
04/02/2025 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deklaratat e kryeministrit Albin Kurti ndaj prokurorëve vlerësohen të papranueshme pasi mund ndikojnë në rënien e mëtejshme të besimit ndaj këtij sistemi.

Në tubimet e tij, kryeministri Kurti, që synon një tjetër mandat në krye të Qeverisë së Kosovës, paralajmëroi prokurorët që të mos dalin fare në punë më datë 10 shkurt, pasi do të shkarkohen.

Avokati Ardian Bajraktari u shpreh për A2 CNN: “Sulmet e tilla, etiketimet e tilla në adresë të institucioneve të drejtësisë në përgjithësi e të prokurorisë në veçanti, ka qenë diçka që e ka karakterizuar në vazhdimësi këtë qeveri, me theks të veçantë të kryeministrit, prandaj janë të papranueshme”.

Edhe mundësia e shkarkimit nuk është në kompetencën e kryeministrit prandaj deklaratat e Kurtit shihen si përpjekje për të përfituar vota.

Avokati Xhevdet Smakiqi theksoi: “Me Kushtetutën e Republikës së Kosovës nuk ka mundësi asnjë kryeministër me çfarëdo përqindje që ka që të mund të ndërhyjë në shkarkimin apo emërimin e gjyqtarëve apo prokuroëve, dihen kompetencat, janë të ndara si shtylla të pushtetit, por këtë e bën vetëm për të manipuluar dhe për të përfituar vota”.

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar se do të themelojnë edhe një prokurori të re të specializuar për çështjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ngjashëm si SPAK-u në Shqipëri, gjë që shihet e panevojshme.

“Nëse e marrim një krahasim me SPAK-un e Shqipërisë ne vetëm e kemi Prokurorinë Speciale e cila ka ndjekur, ka hetuar, ka akuzuar dhe janë dënuar edhe ish-ministra siç është Pal Lekaj në shkallën e parë edhe pse konsideroht i pafajshëm derisa të merret vendim edhe shkalla e dytë, por është një propagandë, është një gënjeshtër”, deklaron Smakiqi.

“Nuk është askund e bazuar, as në dokumentet strategjike, përfshirë edhe strategjinë për sundimin e ligjit që e ka miratuar kjo qeveri, përveç se nuk është e bazuar në bindjen time është e panevojshme për faktin se Prokuroria Speciale ka deparatment të veçantë që merren me hetimin e veprave penale të korrupsuionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare”, shton Bajraktari.

Kurti gjithashtu ka theksuar se në rast fitoreje do të themelojë edhe një gjykatë të re, siç është ajo për çështjet familjare.

Next Post
Plagët me Serbinë, të hapura edhe në futboll/ Shakohoxha: Në ndeshjen në 2014, serbët ishin përgatitur për luftë

Plagët me Serbinë, të hapura edhe në futboll/ Shakohoxha: Në ndeshjen në 2014, serbët ishin përgatitur për luftë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Protesta e opozitës të shtunën, Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Qëndroni vigjilentë!

February 27, 2026
“Nuk më pëlqen ta shoh në atë pozicion, por…”, Trump reagon pas dëshmisë së Bill Clinton për çështjen Epstein

“Nuk më pëlqen ta shoh në atë pozicion, por…”, Trump reagon pas dëshmisë së Bill Clinton për çështjen Epstein

February 27, 2026
Shoferit i ra të fikët dhe …/ Si ndodhi aksidenti i tramvajit me dy viktima dhe 40 të plagosur në Milano

Shoferit i ra të fikët dhe …/ Si ndodhi aksidenti i tramvajit me dy viktima dhe 40 të plagosur në Milano

February 27, 2026
Presidenti i ri i Kosovës/ Procedura e zgjedhjes, kleçka që mund të çojë çështjen në Kushtetuese

Presidenti i ri i Kosovës/ Procedura e zgjedhjes, kleçka që mund të çojë çështjen në Kushtetuese

February 27, 2026
Përshkallëzimi i tensioneve SHBA-Iran, edhe Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada në Teheran

Përshkallëzimi i tensioneve SHBA-Iran, edhe Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada në Teheran

February 27, 2026
Ish-nënkryetari i Kamzës shpërthen ndaj Flamur Nokës: Kur ishe ministër emërove Greta Koçin si Drejtoreshë, vetëm 22 vjeçe

Ish-nënkryetari i Kamzës shpërthen ndaj Flamur Nokës: Kur ishe ministër emërove Greta Koçin si Drejtoreshë, vetëm 22 vjeçe

February 27, 2026
“Do prezantojnë nismë të përbashkët për zgjerimin e BE-së”, gazetari gjerman zbulon planin Rama-Vuçiç

“Do prezantojnë nismë të përbashkët për zgjerimin e BE-së”, gazetari gjerman zbulon planin Rama-Vuçiç

February 27, 2026
Shkodra pajiset me sistem inteligjent për zbulimin e zjarreve me dron, Rama: Çdo vatër do zbulohet në kohë reale

Shkodra pajiset me sistem inteligjent për zbulimin e zjarreve me dron, Rama: Çdo vatër do zbulohet në kohë reale

February 27, 2026
Kryenin vjedhje me thyerje në disa biznese, vihen në pranga 3 shqiptarë në Itali

Kryenin vjedhje me thyerje në disa biznese, vihen në pranga 3 shqiptarë në Itali

February 27, 2026
Një fenomen i rrallë astronomik do jetë i dukshëm këtë fundjavë, gjashtë planete rreshtohen në qiell

Një fenomen i rrallë astronomik do jetë i dukshëm këtë fundjavë, gjashtë planete rreshtohen në qiell

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In