• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deklarata e Ramës për SPAK, Bushka: S’është sulm, por thirrje për përgjegjshmëri! Dvorani? S’u mor në mbrojtje, shembull që…!

by Java News
09/05/2022 21:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akuzat e Kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK, deputetja Klotilda Bushka tha se nuk janë sulme, siç mund të jenë interpretuar, por thirrje për më shumë përgjegjësi nga organet e drejtësë së re. E ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, të gazetarit Ilir Babaramo, Bushka tha se synimi i Ramës ishte një thirrje ndaj SPAK që të mos përdor standarde të dyfishta.

“Thirrje për më shumë përgjegjshmëri, që këto organe të përdoren me përgjegjshmëri. Rama e ka bërë të qartë duke treguar shembuj sesi për gjykimin e Ramës ka pasur raste të trajtimit jo të barabartë, ka bërë thirrje që drejtësia e re të jetë e gjithëanshme, të mos përdor standarde të dyshishta, nuk është sulm, nuk duhet komentuar si sulm, s’është e tillë, PS dhe Rama kanë përgjegjësi përballë popullit, se i dha fund kjo reformën lidhjen me politikën dhe krimin, duke krijuar drejtësinë e re, nëpërmjet Vetting”, tha Bushka.

Duke u ndalur te kërkesa e Ramës për të hetuar Sali Berishën , Bushka tha se shtetet e fuqishme që marrin këto masa, në rastin konktet SHBA-ja që e ka shpallur ‘Non Grata’ për minim të demokracisë dhe korrupsion, është një fakt që nuk duhet anashkaluar. Për Bushkën, kjo masë e SHBA-ja merret pikërisht për faktin se në Shqipëri ka ekzistuar gjithmonë problemi “i të paprekshmëve”, dhe bëhet me qëllimin për t’i ndihmuar në arritjen e drejtësisë.

“Njerëzit duhet të njohin pse merret këto masa, edhe KE, i ka vlerësuar këto masash, për përjashtimet e shteteve për vepra të ndryshme penale, si masa efektive për të ndihmuar vendet, ku drejtësia e ka pasur problem të prekë të paprekshmit. Një vend partner përdor mekanizma duke vendosur me deklarata që personat Non Grata në kuadër të ndryshimeve për shkelje të të drejtave të njeriut nuk janë deklarata që mund të anashkalohen”, vijoi Bushka.

Në fund, Bushka u ndal edhe te Ardian Dvorani dhe “mbrojtja” që i bëri kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS-së. Për Bushkën, emri i tij u përdor thjesht me qëllimin për të drejtuar se si drejtësia e re nuk ishte e barabartë për të gjithë.

“Dvorani është kampion i anti-korrupsionit, nga DASH dhe një numër i kufizuar, dhe shembujt ishin të qartë se se nuk po bëhej garantimi i barabartë i shtetasve para ligjit sepse në fund të ditës kjo është drejtësia”, tha Bushka.

Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e Përgjithshme e PS-së artikuloi akuza se SPAK nuk po bën detyrën e tij, por heton Ardian Dvoranin që është kampion i anti-korrupsionit dhe jo Sali Berishën që është shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA-ja. Ndër të tjera, ai tha edhe se SPAK nisi hetimet ndaj Dvoranit, sepse kështu donte Meta, teksa iu drejtua edhe me një mesazh prokurorëve të SPAK që të “zgjohen” dhe “të bëjnë detyrën” sepse durimi i tij, por edhe i shqiptarëve po soset./m.j

Next Post
A u shkarkuat për shkak të dosjes Tahiri? Elisabeta Imeraj: Ja si mund të ishte hetuar ndryshe çështja e ish-ministrit të brendshëm

A u shkarkuat për shkak të dosjes Tahiri? Elisabeta Imeraj: Ja si mund të ishte hetuar ndryshe çështja e ish-ministrit të brendshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In