• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A u shkarkuat për shkak të dosjes Tahiri? Elisabeta Imeraj: Ja si mund të ishte hetuar ndryshe çështja e ish-ministrit të brendshëm

by Java News
09/05/2022 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elisabeta Imeraj, ish drejtuese e prokurorisë së Tiranës, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për shkarkimin e saj nga procesi i vettingut.

Imeraj është pyetur nëse shkarkimi ka lidhje me dosjen Tahiri dhe a është takuar ajo me kryeministrin Edi Rama.

Pjesë nga biseda:

Lorenc Vangjeli: A keni ndonjë ide për dosje përvëluese që keni patur në dorë që mund të kenë nxitur zemëratën e politikës?

Elisabeta Imeraj: Unë nuk mund të vë gishtin. Si prokurore, nuk kam hequr kurrë dorë nga asnjë dosje. Nuk kam hequr dorë, nuk jam shmangur asnjëherë. E kam ndjekur punën me vullnet dhe pasion. Për mua, sado e rëndësishme ka qenë çështja për shkak të subjekteve janë parë njëlloj. Në subjekte të rrezikshme impenjimi është më i madh. Kam hetuar çështje që lidhen me politikën, krimin e organizuar.

Lorenc Vangjeli: Dosja e Saimir Tahirit, që ka tronditur klasën politike shqiptare, ka ndikuar në sjelljen ndaj jush?

Elisabeta Imeraj: Kam qenë një nga prokuroret që është prezantuar në Komisionin Parlamentar për kërkesën për zotin Tahiri. Të tre prokurorët që kanë qenë aty, janë shkarkuar. Unë jam e fundit.

Lorenc Vangjeli: Mendoni se kjo ka ndikuar:

Elisabeta Imeraj: Duke gjykuar nga interpretimi që i është bërë sjelljes time, do të thoja që politika nuk dëshiron, nuk pranon një prokuror të guximshëm. Do ta

Lorenc Vangjeli: Jeni takuar me Edi Ramën?

Elisabeta Imeraj: Për çfarë?

Lorenc Vangjeli: Nuk e di, këtë e dini ju.

Elisabeta Imeraj: Nuk ka rastisur të takohemi. Jo.

Lorenc Vangjeli: Me gjasë ju dhe dy kolegët tuaj në atë panel, ndoshta, pas arrestit të mundshëm të Tahirit vinte radha e 12 drejtorëve në qarqe dhe nuk do të mbaronte këtu.

Elisabeta Imeraj: Ju po i referoheni një hetimi të mbyllur. Nuk më ka interesuar kurrë as në rolin e prokurorit tendosja dhe çtendosja e politikës. Ne kërkuam arrestimin e ish ministrit. Unë do të jap mendimin tim si mund të ishte hetimi më i plotë.
Duhet të ishin hetuar 12 drejtorët e qarqeve, e parë në këtë plan, është parë e nevojshme një kërkesë e tillë. Të flasim për ato që nuk janë bërë nga prokuroria është element tjetër.

Lorenc Vangjeli: Kjo është nga ato arsye që ju i keni në mend por ndoshta nuk i thoni./m.j

Next Post
VIDEO/ Avioni niset nga Tirana dhe goditet nga rrufeja, rikthehet në pistë

VIDEO/ Avioni niset nga Tirana dhe goditet nga rrufeja, rikthehet në pistë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In