• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deklarata e Metës për armatosje të popullsisë, ja çfarë thotë Rama

by Java News
20/06/2017 23:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama ka komentuar edhe deklaratën e presidentit të zgjedhur, Ilir Meta për armatosje të popullsisë. Rama tha se kjo është fushata më e qetë që është zhvilluar ndonjëherë.

Tare: Incidentet me eksponentë të LSI, ndjeni përgjegjësi si Kryeministër i vendit? Meta ka bërë thirrje dhe për armatosje të popullatës.

Rama: Nuk dua të bëj komente për këto, i bie të hidhem me kokë në një batak ku nuk kam asnjë

arsye të hidhem. Kjo është fushata më e qetë që është zhvilluar ndonjëherë që kur marr pjesë në fushata. Është fushata më e pastër nga pikëpamja e raportit të politikës me hapësirën publike sepse kemi shpëtuar nga ajo barbaria e fotografive, e flamujve mbi shtylla, e lemerive, banderolave që kapeshin nëpër lagje. Njerëzit nuk e ndjejnë fushatën jashtë kanaleve normale të komunikimit kur hapin TV, ose kur shkojnë vetë në një takim, në radio apo gazeta. Kjo është një fushatë ku nga pikëpamja e tensioneve, nuk ka pasur kurrë një fushatë të tillë. Të gjithë palët, përfshirë opozita, kanë sytë dhe veshët brenda qeverisë dhe administratës dhe nuk ndjehen sikur janë në garë me shtetin, në luftë me administratën. Janë në garë partitë me njëra-tjetrën. Unë nuk kam asnjë lidhje dhe as detyrë të merrem me këtë pjesë, është detyrë e policisë së shtetit. Ka gjithë respektin dhe mbështetjen time. Pretendimet e cilitdo subjekt apo individ lidhur me çfarë ka ndodhur janë pretendime që trajtohen në rrugë ligjore dhe nuk janë pretendime që mund të kthehen në akuza apo armatime.Këtu pastaj nuk jemi më në kushtet e normalitetit të një komuniteti njerëzish që respektojnë disa piketa kur komunikojnë me njëri-tjetrin.

Tare: Disa kritikë tuaj mendojnë se kjo fushatë është një klimë e qetë por një fushatë jopërmbajtësore, nuk ka thelb. E qëllimshme?

Rama: Këta dashnorët e thelbit nuk i kam fare në llogari. Janë njerëz që kanë axhendat e tyre dhe bëjnë politikë më vete dhe për vete dhe kanë gjetur mënyrën më të shëmtuarën për ta bërë këtë gjë, duke i bërë të gjithë njësoj. Gjithë politikanët janë njësoj, janë kriminelë, banda, hajdutë. Në fakt fushata pavarësisht se një batutë, një frazë, simbolikë merr shumë më tepër vëmedje, në fakt në fushatë po përballen dy qasje të ndryshme. Qasja e partive të tjera nga PD, e këta të shansit për të gjithë, ata të fletores, kanë të njëjtën qasje nga ’92. Kush do ulë më shumë taksat dhe kush do rrisë shpenzimet për njerëzit por në bazë të një recete që nuk ka funksionuar asnjëherë. Dhe qasja jonë.Harrojeni që këto plagë mund të shërohen pa ju nënshtruar kurës që ne kemi filluar prej 44 muajsh, pa bërë shtet. Jo me receta si të Sudes. Jo me subvensione për fermerët, me ushqim falas për kalamajtë. Apo tjetri bëni bebe se do u japim lekë. Këto janë karagjozllëqe që nuk kanë lidhje fare me çfarë ka nevojë vendi. Vendit i duhet shtet.

 

 

 

Next Post
Rama: Kapitull i mbyllur, nuk ka shans të bëjmë koalicion me LSI-në

Rama: Kapitull i mbyllur, nuk ka shans të bëjmë koalicion me LSI-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com