• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deklarata e fortë: Ka dokumente që zbulojnë se Sali Berisha është agjent i Greqisë, ja prova…

by A R
29/07/2024 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka hedhur akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, avokat Ngjela zbardh detaje të forta, teksa thotë se ka dokumente që zbulojnë se Sali Berisha është agjent i Greqisë. Sa i takon rihapjes së dosjes së “21 Janarit” nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), zoti Ngjela flet tregon për provën tronditëse që ka ardhur nga Kalifornia që çon pas hekurave ish-kryeministrin Berisha për masakrën e “21 Janarit”, ku gjatë protestës së opozitës së kohës para Kryeministrisë në vitin 2011, mbetën të vrarë katër qytetarë të pafajshëm.

– Avokat Ngjela, ish-presidenti Ilir Meta në një deklaratë ka thënë se në lidhje me ngjarjen e “21 Janarit”, përgjegjës është Lulzim Basha, pasi ka patur skenarin e gatshëm të shkruar për vrasje. Nga ana tjetër, a mendoni se Ilir Meta është përgjegjës për masakrën e “21 Janarit”?

Kjo është non-sens juridik, të na thotë ku e ka, gënjeshtër. Prova duhet të sjell faktin, por ku e ka faktin, problemi qëndron se ku e ka gjetur, kush e ka thënë, nga e ka provuar dhe si. Kurse ne e dimë, e dihet plotësisht se është zbardhur në SHBA serveri, kështu që kot flasim. Zbardhja e serverit ka sjellë provat ne SPAK. Ky i fundit ende nuk po merr masën, ende nuk është i bindur apo është i trembur nga Saliu, këtu e shikojmë. Por, provat kanë ardhur në SPAK. Nga SHBA, kanë ardhur në SPAK të regjistruara identik siç kanë qenë në serverin e Berishës. Këto fshinë serverat me idenë për të fshirë gjurmët, por të gjitha serverat depozitohen në Kaliforni, atje është e gjithë përmbledhja botërore, pasi është super fuqi Të shkojmë se çfarë do të vendos SPAK-u me provat që kanë ardhur nga Amerika, të shohim.

-Po ashtu zoti Meta, ka a thënë se nisja e hetimeve nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për çështjen e “21 Janarit”, shihet hapur si një presion për ish-kryeministrin Sali Berisha, si e komentoni?

Janë trembur, le të marr pafajësinë në Gjykatë. Akuza vjen gjithmonë nga Prokuroria, kurse çdo njeri i akuzuar nga Prokuroria, prezumohet i pafajshëm. Kështu e këshillon ligji shqiptar. Kemi ardhur në demokraci, le të shkojnë të mbrohen. Kur të hapet çështja në gjykatë që do shikojmë provat, pastaj do bindet opinioni publik sepse në nuk kemi juri popullore por kemi opinionin publik.Opinioni publik do na e sqarojë, por jam i  bindur se provat duhet të jenë të plota. Nuk rifillon çështjen SPAK-u i cili drejtohet nga ekspertiza amerikane. Aty janë të gjithë ekspertët e FBI-së nëse nuk janë të sigurtë, nuk i nisin hetimet. Në qoftë se kanë fituar siguri dhe kanë gjetur prova për ‘21 Janarin’, do i japi një ndihmë shumë të madhe Shqipërisë, sepse ajo është një gjemb në historinë kombëtare.

-Nga ana tjetër, ju avokat keni thënë në një deklaratë se ish-kryeministri Berisha i ka shërbyer Greqisë si një agjent ndërkombëtar, por a mund të na jepni më shumë detaje?

Nga çfarë më kanë thënë ndërkombëtarët për dokumentet që kanë gjetur, atë kam thënë edhe unë. Nuk di tjetër e nuk mund të flasim tjetër kot me broçkulla. Më kanë thënë që ai i ka ditur ato të gjitha, pasi ka patur lidhje me ata.

Next Post
Kërkoi të linte qelinë, SPAK refuzon kërkesën e “të fortit” të Kukësit

Kërkoi të linte qelinë, SPAK refuzon kërkesën e “të fortit” të Kukësit

Comments 2

  1. shkurt 2014 says:
    1 year ago

    Ju lutem mose thoni qe nuke eshte spiun,pore tani me e dine mbare populi,qe plaku komunist nga vicidoli,ishte e eshte spiune,,i serbise e greqise.plaku eshte turpi Kombit.

    Reply
  2. Kristi Lloja says:
    1 year ago

    Po foli Taku Ngjela, nuk besohet. Është fantazist i sëmurë.
    Taku e pati në dorë Sali Berishën, duke qenë kryetar i komisionit parlamentar për ngjarjet e 1997, dhe e nxorri Sali Berishen të pafajshem.
    Tani ha mender mut, studio më studio, se siç duket, i janë mbaruar lekët dhe kërkon financim, me që edhe mosha bën të vetën sepse është 78 vjeç. Pleqeria kërkon para.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In