• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deklarata e deputetit të PD-së: Nuk shkojmë në protestë që të mos e “bëjmë pis”

by E B
26/06/2026 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, i ftuar në emisionin “Plus” me Bruna Çiflikun, foli për protestën qytetare dhe qëndrimin e Partisë Demokratike ndaj saj.

Baçi e cilësoi protestën si një nga më të pastrat dhe më të organizuarat nga vetë qytetarët.

“Asnjëherë nuk ka pasur protesta kaq të pastra, kaq të qarta dhe të drejtuara nga vetë qytetarët. Kjo do të mbetet një nga protestat më të bukura që kanë zhvilluar qytetarët. Deri dje kishim një kryeministër që thoshte se nuk kemi një popull opozitar, por kjo protestë i dha mesazhin se ekziston një shumicë populli opozitar. Janë ndër fjalimet më të bukura që kam dëgjuar në protesta”, u shpreh ai.

Sipas deputetit demokrat, Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm për ndryshim.

“Unë mendoj se Shqipëria është në ditët më të mira të saj për të përmbysur një regjim dhe për të ndryshuar shumë gjëra. Qytetarët janë zhgënjyer nga e gjithë klasa politike, por nuk duhet të harrojmë edhe arritjet që janë bërë“, tha Baçi.

Ai theksoi se Partia Demokratike e ka mbështetur protestën që në fillim, ndërsa argumentoi se prania e drejtuesve politikë mund ta zbehte karakterin qytetar të saj.

“PD e ka mbështetur protestën që në krye të herës dhe aty marrin pjesë qindra e mijëra demokratë. Kanë dalë në protestë pa u thënë askush. Nuk besoj se PD dëmtohet nga kjo protestë. Përkundrazi, vendimi për të mos e bërë ‘pis’ protestën është ndër qëndrimet më të mira. Thirrjet e Sali Berishës për ta mbështetur kanë qenë shumë të qarta”, deklaroi ai.

Baçi zbuloi se personalisht nuk ka marrë pjesë në asnjë prej protestave, duke e cilësuar këtë një zgjedhje personale.

“Unë vetë nuk kam marrë pjesë asnjë ditë. Në PD kemi organizuar dhjetëra protesta dhe kërkesat e këtyre qytetarëve janë të njëjtat që ka ngritur edhe Partia Demokratike ndër vite. Protesta bëhet edhe pa mua apo pa deputetë të tjerë. Mendoj se ne si deputetë nuk duhet të shkojmë për ta monopolizuar protestën apo për të bërë ndonjë selfie“, përfundoi Baçi.

Next Post
“Pretendimet për tharje janë spekulime”, Kumbaro sqaron situatën në ujërat termale të Bënjës

"Pretendimet për tharje janë spekulime", Kumbaro sqaron situatën në ujërat termale të Bënjës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

October 7, 2026
Ministria e Jashtme marrëveshje bashkëpunimi në Shkup për studimin e trashëgimisë dokumentare shqiptare!

Ministria e Jashtme marrëveshje bashkëpunimi në Shkup për studimin e trashëgimisë dokumentare shqiptare!

October 7, 2026
Nis vaksinimi kundër gripit, ISHP shpërndan 280 mijë doza! Mjekët shpjegojnë përfitimet dhe forcën e saj

Nis vaksinimi kundër gripit, ISHP shpërndan 280 mijë doza! Mjekët shpjegojnë përfitimet dhe forcën e saj

October 7, 2026
Rubio në Athinë, Greqia dhe SHBA-të thellojnë partneritetin strategjik në mbrojtje, energji dhe siguri

Rubio në Athinë, Greqia dhe SHBA-të thellojnë partneritetin strategjik në mbrojtje, energji dhe siguri

October 7, 2026
Euro bie në nivelin më të ulët historik në Shqipëri

Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro

October 7, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Ndërlikimet e garës për Bashkinë Tiranë

October 7, 2026
Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por jo reale që të nisin fluturimet nga 1 marsi

Përplasja për Aeroportin e Vlorës, reagon Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal!

October 7, 2026
Kredi me garancinë e shtetit, bizneset ankohen te kryeministri Rama për bankat: Nuk kanë besim te ne!

Kredi me garancinë e shtetit, bizneset ankohen te kryeministri Rama për bankat: Nuk kanë besim te ne!

October 7, 2026
I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi. Shoqërohej nga ish-zyrtari i përjashtuar nga Policia

“Bëri autostop dhe m’u prezantua si Berti”- Ish-kryepolici Shpataraku mohon se e njihte Ergys Agasin, zbulohet dëshmia! Hyri në kompleksin e vilave në Durrës

October 7, 2026
Integrimi në BE prek kriptomonedhat, zbardhen gjobat deri në 1 milion lekë dhe bllokimi i transaksioneve për përdoruesit

BE kërkon miratimin e projektligjit, kriptoasetet në dorë të deputetëve! Drafti i Qeverisë mbërrin në Kuvend për diskutim

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com