• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Deklarata e agjentit: Prapa ndalimit të Haradinaj qëndron CIA e NATO

by A R
11/02/2017 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-legjionari dhe agjenti i shërbimit informativ të Ushtrisë franceze, njeriu që sipas mediave serbe ka pasur në dorë sekretet më të mëdha botërore e ishte pjesëmarrës në shumë fushëbeteja, njeriu që thuhet se ka njohur personalitetet më me ndikim në Evropë, serbi Jugosllav Perishiç, tregon versionin e tij se cila është prapaskena e arrestimit të Ramush Haradinajt dhe nëse ai do të ekstradohet në Serbi.

“Ai (Haradinaj), kurrë nuk do të ekstradohet në Serbi. Ai ka ardhur në Francë me një mik të tij francez, që punon në UNMIK”, thotë Perishiç, i cili ka qëndruar së fundmi në Francë, raporton gazeta serbe “Pravda”.

Sipas tij, Haradinajn e solli miku i tij në Francë për t’ia ngritur “gatishmërinë luftarake” , respektivisht që ta aktivizojë.

“Kinse ai sërish u akuzua për krime luftë, sepse filloi të humbasë primatin në Kosovë”, thotë ai, duke potencuar se Ramush Haradinaj dhe vëllai i tij Dauti “mbajnë një sistem të tërë të ish-oficerëve të NATO-s, të cilët kanë krijuar bazën e tyre Bondsteel, bazë kjo e cila në 15 vjetët e fundit ka qenë faktor kryesor i të gjitha zhvillimeve në Lindjen e Afërt, Afrikë dhe Ballkan…”, thotë agjenti serb. “Ramush Haradinaj është dashur të aktivizohet, respektivisht të shpëtohet, sepse disa herë kanë provuar të kryejnë atentat ndaj tij dhe familjes së tij dhe në këtë mënyrë të asgjësojnë tërësisht krahun që do të mund të vazhdonte financimin dhe mbajtjen e tërë projektit të Ballkanit…”!

“Unë nuk e shoh atë si një Ramush Haradinaj, e shoh si një pjesë të një organizate të fuqishme, prapa të cilës qëndrojnë CIA dhe NATO”, thotë spiuni dhe legjionari serb, duke shtuar se “prapa Haradinajt qëndrojnë persona nga strukturat e CIA-s dhe NATO-s në vendet e Evropës, por jo edhe këto institucione”. “Ai punon për grupin rreth Clintonit dhe Bushit”.

Perishiq thotë se gjithçka ishte në rregull derisa nuk erdhi të ndryshimi i Administratës amerikane pas zgjedhjeve të fundit në SHBA.

“Kur erdhi të ndryshimi pas zgjedhjeve në SHBA, 40 kryetarë të shteteve të Evropës janë mbledhur për të parë se si do t’i kundërvihen Donald Trumpit… sepse ishin klikë e cila dikur punonte me Clintonin dhe Bushin”’, thotë ai. “E kanë ftuar Haradinajn që të bëhet një lojtar ofensiv në rast se do t’ju duhet për ta ndalur Trumpin dhe Putinin. Në tërë këtë rrjedhe të konflikteve, Ramush Haradinaj është dashur që sërish të kthehet në orbitë, që sërish vazhdimisht të flitet për të, se kinse bëhet fjalë për krime të luftës në mënyrë që shqiptarët sërish të mobilizohen përreth tij…”, thotë agjenti dhe legjionari serb Perishiç. /a.m.

Next Post
Çështja çame, Meta: Të qëndrojmë larg raporteve spekulative që nxisin keqkuptime

Meta në kundërsulm: Papagallët që thanë se LSI nuk do reformën dalin keq nëse i nënshtrohen Vettingut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Djegia e Tiranës, gjylja politike e fushatës së 9 majit!

November 11, 2026
Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare ambasadori rus në SHBA, Putin e emëroi më 2025 si ‘urë’ për Uashingtonin! Mister shkaqet e vdekjes

Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare ambasadori rus në SHBA, Putin e emëroi më 2025 si ‘urë’ për Uashingtonin! Mister shkaqet e vdekjes

November 11, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Kamioni çan barrierat e rrugës dhe bllokon qarkullimin në afërsi të tunelit të Murrizit!

November 11, 2026
Operacion në Greqi, kapen rreth 19 kg marijuanë në kufi! Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Operacion në Greqi, kapen rreth 19 kg marijuanë në kufi! Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

November 11, 2026
pellumb karameta

Protesta kundërshton pushtetin, a mund ta zëvendësojë?

November 11, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Erion Veliaj, kundërshtar i pushtetit, por i burgosur i shtetit

November 11, 2026
Projektbuxheti 10 mld euro dhe mbështetja sociale, zv/kryeministrja Koçiu tregon prioritetet! Nga pensionet te investimet dhe rritja ekonomike

Projektbuxheti 10 mld euro dhe mbështetja sociale, zv/kryeministrja Koçiu tregon prioritetet! Nga pensionet te investimet dhe rritja ekonomike

November 11, 2026
Raportet me Trump, Infantino duhet të japë llogari përpara Kongresit amerikan

Raportet me Trump, Infantino duhet të japë llogari përpara Kongresit amerikan

November 11, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

Përplasje mes degëve të pushtetit, Shtëpia e Bardhë i cilëson “kriminale” hetimet e planifikuara nga demokratët

November 11, 2026
Arrestimet në Serbi, mediat: Biznesmeni serb me ndikim në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviçi, largohet drejt Turqisë

Arrestimet në Serbi, mediat: Biznesmeni serb me ndikim në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviçi, largohet drejt Turqisë

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In