• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dekanët ‘kryengritje’ në Universitetin e Tiranës: Rektori ka futur në kolaps institucionin!

by Java News
04/04/2019 21:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rektori i Tiranës, Mynyr Koni është vënë jo pak herë në qendër të akuzave për arrogancë, mostransparencë, shkelje të ligjit, shkelje të të drejtave të njeriut dhe mosbashkëpunim me dekanët e fakulteteve lidhur me vendimmarrjen apo mbarëvajtjen e procesit të drejtimit të një institucioni.

Që në krye të herës ai e ka konsideruar drejtimin e Rektoratit si vegël për pushtet, duke parë ngushtësisht interesat e tij personale dhe të një numri të vogël individësh të cilët së fundmi kanë arritur të na “nxjerrin” bojën edhe tek ndërkombëtarët.

Dekanët e fakulteteve më te rëndësishëm, si ai i Juridikut, i Ekonomikut, i Gjuhëve të Huaja dhe Shkencave Sociale ankohen se mungesa e transparencës dhe arrogancës me të cilin po drejton Koni, ka futur në kolaps Institucionin dhe po i “nxin” faqen edhe tek ndërkombëtarët. Sipas tyre, ai ka ndërhyrë dhunshëm në marrëveshjet që dekanët bëjnë me Universitet u huaja dhe nuk bën transparente listat e fituesve të Projekteve Erasmus dhe Erasmus Plus, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të Dekanëve drejtuar rektoratit për gjatë dy viteve të fundit.

Dhori Kule, ish-rektor, sot dekan i Fakultetit Ekonomik thotë se mungesa e transparencës, shkelja hapur e ligjit për arsimin e lartë e ka bërë të pamundur vijimin e funksionimit të universitetit në kushte normale. Ata nuk kanë asnjë informacion lidhur me stafin akademik, apo punonjësit që kanë lëvizur me mobilitete të Programeve Erasmus dhe Erasmus Plus. Dekani i Fakultetit të Drejtësisë thekson që ky proces është i centralizuar në Rektorat dhe fakulteti që ai drejton ka numrin më të vogël të mobiliteteve, në një kohë kur është një nga më të rëndësishmit. Trajnimi i stafit dhe studentëve që përfitojnë nga këto projekte është një e drejtë themelore që çon përpara mbarëvajtjen e studimit shkencor.

Dekani i Shkencave Sociale sqaron se ata vihen në dijeni për mobilitetet që lëvizin, vetëm kur një pedagog apo student paraqitet për të marrë leje. Një qëndrim të rreptë lidhur me këtë problematikë mbajti Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja i cili pretendon se kjo është një betejë institucionale, dhe janë të vendosur të fitojnë këtë betejë kundër paligjshmërisë në rrugë institucionale.

Pak kohë më parë Mynyr Koni është bërë objekt i emisionit Fiks Fare për shkak të përplasjeve me ish Administratorin të cilin e detyroi të mbante një protokoll të veçantë dhe arriti deri aty sa e kyçi jashtë zyrës së tij, duke i mbyllur edhe derën e Rektoratit. Kjo përplasje la pa rrogë administratën për më shumë se dy muaj. Ministria pas Fiksit ushtroi një kontroll të detajuar ku u gjetën shumë shkelje flagrante të ligjit dhe tejkalim kompetencash. Raporti ish plot 110 faqe, por përveç 14 rekomandimeve nuk kishë asnjë masë ndaj Mynyr Konit.

Sipas dekanëve kjo që po ndodh nën drejtimin e Konit është një rast i pa precedent, dhe duhet të merren urgjentisht masa, aq më tepër kur jemi para një “Pakti për Universitetin” me studentët të cilët me të drejtë kërkojnë transparencë dhe plotësim të kërkesave. Së fundmi janë edhe partnerët ndërkombëtar që kanë shprehur shqetësim lidhur me atë që po ndodh. Ata thonë se kjo situatë është konstatuar edhe nga Ministria e Financave dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. “Situata është shumë e rëndë dhe duhet ndërhyrë sa më shpejt.” thekson dekani i Fakultetit të Drejtësisë.

Fiksi arriti të gjejë në rrugë konfidenciale një listë te punonjësve që kanë përfituar nga këto programe. Nga ku rezulton që sekretarja e rektorit ka fituar 4 herë. Drejtori i komunikimit që është edhe pjesë e komisionit përzgjedhës ka fituar 6 here. Por në përgjigjen zyrtare të Rektoratit për Fiksin theksohet vetëm numri i fituesve jo emrat, pasi sipas rektoratit ruhet konfidencialiteti. Ndërsa për sa i përket informacionit të kërkuar nga dekanët ata pretendojnë se i janë përgjigjur dhe nga ata nuk ka patur ankesa.

Në përgjigjen e Rektoratit, rezulton të kenë përfituar nga projektet Erasmus për katër vitet e fundit 322 punonjës, staf akademik dhe jo akademik si dhe 283 studentë. Në këto të dhëna na bie në sy fakti që Fakuleteti Juridik në këto vite ka vetëm katër trajnime për stafin akademik, ndërsa për punonjësit e Rektoratit 81 trajnime. Këto shifra për Dhori Kulen janë skandaloze dhe është e pa perceptueshme se si një administratë me 25 punonjës si ajo e rektoratit ka fituar 81 trajnime ndërsa Fakulteti i Drejtësisë në staf akademik vetëm 4 trajnime.

Fiksi kontaktoi edhe Ministren e Arsimit e cila na konfirmoi se janë duke e parë më shumë vëmendje këtë problematikë dhe shumë shpejt do të dalin me një vendimmarrje për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare kësaj krize.

 

/a.meta

Next Post
HETIMI/ Memoja e Mueller: Cohen ka shkelur ligjin me udhëzimin e Trump!

“NYT” & “The Washington Post”: Raporti Mueller përmban prova që dëmtojnë Presidentin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Legalizime për vota në zgjedhjet e 2019-ës, GJKKO liron ish-zyrtarin e kadastrës

Legalizime për vota në zgjedhjet e 2019-ës, GJKKO liron ish-zyrtarin e kadastrës

March 31, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Samiti i Diasporës, Rama ftesë shqiptarëve në botë: Projektojmë rolin tuaj në rrugëtimin e Shqipërisë në BE

March 31, 2026
Irani miraton tarifat për anijet në Ngushticën e Hormuzit

Irani miraton tarifat për anijet në Ngushticën e Hormuzit

March 31, 2026
PD tryezë për reformën territoriale, Berisha: PS shkatërroi qeverisjen vendore

PD tryezë për reformën territoriale, Berisha: PS shkatërroi qeverisjen vendore

March 31, 2026
Propagandë?! Pse liderët e djathtë të Evropës janë ‘të nxehur’ me median publike

Propagandë?! Pse liderët e djathtë të Evropës janë ‘të nxehur’ me median publike

March 31, 2026
“Po militarizon Ballkanin kundër Rusisë’’ NATO hedh poshtë akuzat e Moskës: Nuk do të lejojmë…

“Po militarizon Ballkanin kundër Rusisë’’ NATO hedh poshtë akuzat e Moskës: Nuk do të lejojmë…

March 31, 2026
Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Tërhiqet papritur Trump: I japim fund luftës edhe nëse nuk hapet Hormuzi!

March 31, 2026
“Keqardhje si ka përfunduar PD!”/ Haxhiu: Kush përjashtohet nga Berisha, duhet ta ketë për nder!

“Keqardhje si ka përfunduar PD!”/ Haxhiu: Kush përjashtohet nga Berisha, duhet ta ketë për nder!

March 31, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Deri në 10 mijë € grant! Qeveria hap ‘thesin’ për fermerët e rinj, dyfishohet mbështetja për bletarinë

March 31, 2026
Pekin, Përkujtohen Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare, dy kolosët e letërsisë shqipe

Pekin, Përkujtohen Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare, dy kolosët e letërsisë shqipe

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In