• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Degradimi i planifikuar i Partisë Demokratike

by Artur Ajazi
11/12/2020 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Kjo që ndodhi ditët e fundit, me demek “protesta dhe zemërimi të rinjve të Partisë Demokratike për vrasjen e 25 vjeçarit”, ishte vula përfundimtare  e skenarit që Lulzim Basha i dha degradimit dhe shkatërrimit të asaj force politike. E ndërsa shqiptarët dhe bota, presin që kryetari i një partie, të përmbyllë pozitivisht  gjithçka në Partinë Demokratike, të regjenerojë frymën e tolerancës dhe bashkëpunimit me institucionet ligjore, sheh se si ai bëhet sërish nxitësi dhe autori kryesor i protestave të dhunshme.

Shqipëria për të disatën herë brënda pak muajsh, po bëhet arenë e vandalëve, që nisen me parrulla banale “drejtësi dhe dorëheqje”, dhe përfundojnë me dhunën ndaj policisë, dhe shkatërrimin e institucioneve. Jo, kurrën e kurrës, Policia e Shtetit dhe strukturat ligjzbatuese, nuk duhet të tolerojnë një grusht njerësish anonimë, të pashkolluar dhe të keqpërdorur, të mbajnë peng rendin dhe qetësinë e qytetarëve të këtij vendi. Atyre u duhet treguar vetëm forca e ligjit. Atyre u duhet treguar forca  dhe reagimi i shumicës së qytetarëve, që dënojnë fuqishëm nxitjen dhe dirigjimin nga zyrat e Partisë Demokratike, të një proteste që synon të djegë pasurinë e përbashkët, dhe jo të respektojë kujtimin e 25 vjeçarit të vrarë.Lulzim Basha po ecën me suguri të plotë drejt degradimit dhe fazës së fundit, shkatërrimit të Partisë Demokratike. Ai nuk ka dhe nuk njeh parime, ai nuk ka dhe nuk njeh ideale,ai nuk ka dhe nuk njeh tolerancë dhe frymë bashkëpunimi, ai njeh vetëm pushtetin dhe pasurinë e tij. Lulzimi e ka vendosur tanimë, të djegë dhe shkatërrojë Shqipërinë, duke hedhur “gurin” (me ndihmën e Doktorit) dhe duke fshehur dorën në SHQUP.

Ajo që ka ndodhur dhe ka gjasa të ndodhë sërish në Tiranë dhe disa qytete të vendit, me “protestues” vandalë, janë vepra e Lulzimit dhe Saliut, janë vepra e dy vampirëve të pushtetit, që nuk u ngopën së zhvaturi sa kishin pushtetin, por kërkojnë që duke përdorur “demokratët” e Kamzës apo Bathores, të përmbysin me forcë një qeveri të ligjshme. Ta harrojnë se mund të bëjnë presione me turma të çoroditura ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama, ta harrojnë se mund të bëjnë çfarë të duan me djersën dhe taksat e shqiptarëve, ta harrojnë se një grusht “ushtarësh” të instruktuar në SHQUP, mund ti trembin strukturat dhe uniformat e shtetit.Selitë diplomatike në Tiranë dhe faktori ndërkombëtar, po ndjekin me shqetësim situatën e 2-3 ditëve të fundit, kaosin dhe shkatërrimet e vandalëve që justifikohen me gjoja “zemërim ndaj ngjarjes së ndodhur”.

Ata nuk kanë asnjë ndjenjë të tillë, ata nuk e njohin dhimbjen dhe trishtimin, respektin ndaj të ndjerit, ndryshe nuk do të digjnin, shkatërronin dhe plagosnin (me tendencë për ti vrarë) uniformat blu. Ata janë thjesht “ushtarët e revolucionit” së Lulzimit dhe Saliut, që po përdoren derisa të marrin përgjigjen e duhur nga strukturat ligjore, pastaj do të lihen në vetmi nga vampirët e pushtetit.

Next Post
’57-vjeçari ka abuzuar seksualisht edhe me mua për 10 vite’/ Dëshmia shokuese e nënës së 10-vjeçares: Vajza kishte shumë dhimbje

'57-vjeçari ka abuzuar seksualisht edhe me mua për 10 vite'/ Dëshmia shokuese e nënës së 10-vjeçares: Vajza kishte shumë dhimbje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In