• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Dëgjesat publike si populizëm demode

by Java News
17/07/2017 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Prej ditësh, javësh, muajsh, është futur një koncept i ri në diskursin politik me publikun. Ai është i konceptuar me emrin si dëgjesat publike ku zakonisht politikanët kryesorë të vendit apo drejtuesit e pushtetit lokal i drejtohen direkt publikut në mjedise publike. Një lloj gju-më-gju me popullin, i realizuar me sukses në erën Hoxha. Në më të shumën e herës ato fillojnë me një monolog të gjatë të subjektit që e ka inincuar dhe pastaj priten pyetje nga populli. Pas fitores së zgjedhjeve të fundit prej socialistëve, dëgjesat janë shtrirë në të gjitha qarqet dhe sipas një grafiku të përcaktuar, deputetët e rinj dhe individë të PS-së, shpalosin dhe mëtohet se dëgjojnë atë që presin nga njerëzit. Për të ardhur keq është se në vend të merrnin perceptimin e njerëzve, sërish politikanët diktojnë në retorika të gjata dhe premtime. Në forma realisht populiste po nxiten kinse pasione dhe krijohen butafori, me qëllim që t’i bëjnë njerëzit të besojnë se ata (lexo politikanët e fitores) janë në sinkron me aspiratat e tyre dhe po i dëgjojnë. Veçse të mjafton të shikosh organizimin e tyre dhe kupton sesa realisht populli dëgjohet. Nga ajo që përcillet në media shumica janë kthyer në vende ku monologohet, bëhen ca batuta dhe dëgjohet ndonjë pyetje me ngritje topi për zhytje nga të pranishmit selektivë. Këta të fundit, jo pak herë të zgjedhur.

Nëse do të kishin pak vërtetësi të tilla aktivitete, apo ato që kanë nevojë njerëzit është ajo këto dëgjesa duhet të bëheshin në mes të mandateve dhe jo në kohë zgjedhjesh të përgjithshme dhe lokale. Që do të thotë se politikanët të cilët ua morën votën, t’u japin llogari reale, në kohë të vërtetë. Kjo e fundit ka rezultuar një mision i pamundur se në legjislaturën e shkuar, llogaritej një shifër pothuaj e 90% të deputetëve që banonte në Tiranë! Pra, s’kishin fare lidhje me bazën. Nga kjo është e lehtë të nxjerrësh përfundimin sesa afër janë ata me shqetësimet e njerëzve.

Kuptohet se pak javë më vonë këto dëgjesa do harrohen sepse realisht u mungon substanca, kurse mëtimi i politikanëve për të përfaqësuar shpirtin e popullit do tretet prej vetë hapave të tyre. Sërish, njerëzit do ankohen për pensionet e vogla, mungesën e punës, infrastrukturën, favorizimet e me radhë. Kjo e ka bërë kryeministrin Rama, që njerëzit në rrjetet sociale, mbase shumë herë pa takt, por disa herë realisht t’i kujtojnë se në vend të fjalëve duhet të punojë. Apo ata militantët e Vlorës, që i kujtuan me të drejtë përfaqësuesve të fushatës së PD-së kundër Bashës, se në këto katër vjet zyra e deputetit nuk funksiononte fare. Me pak fjalë është morali i përfaqësimit ai që bën dallimin dhe jo parullat populiste që janë kaq në modë sot. Komentatori politik gjerman Jan- Werner Müller, do thoshte edhe më përcaktuar se populistët njihen nga “monopoli moral i përfaqësimit”. Apo se përtej sfondeve të tyre gjeografike dhe politike, populistët e të gjithë kaheve pretendojnë “vetëm ata janë populli.” Dhe në një farë mënyre vetë autoriteti i tyre, i marrë me një sistem jo aq demokratik. E jo më kot, që populizmi sot pretendon se përfaqëson 100% popullin. Atë që Rama e kërkonte me forcë në zgjedhje: Na jepni timonin, t’ju drejtojmë siç duhet. Në një farë mënyre populizmi i sotëm më shumë po fokusohet ta ngërthejë “shpirtin e njerëzve” sesa të çojë përpara dëshirën e përgjithshme. Ndaj, e gjitha kjo tregon, duke vazhduar logjikën e politologut gjerman, se era e politikës përfaqësuese të njerëzve po i vjen fundi. Kjo i bën disi demode dëgjesat edhe me formën e tyre moderne të shoë, sepse tek e fundit populizmit i duhet populli jo për ta dëgjuar dhe zhvilluar por thjesht për ta përdorur për çdo muaj, javë, ditë. (Javanews)

 

Next Post
Babai publikon videon e vajzës teksa bënte seks LIVE në facebook (Pamjet skandaloze)

Babai publikon videon e vajzës teksa bënte seks LIVE në facebook (Pamjet skandaloze)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In