• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dëgjesa për stadiumin, Rama mbron projektin, Garda nuk lejon Shoqërinë Civile

by Java News
29/04/2016 14:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama mbron në Këshillin e Rregullimit të Territorit projektin e ri të stadiumit “Qemal Stafa”, i cili parashikon edhe një kullë 15 katëshe brenda tij.

Në mbledhjen e sotme, ai tha se stadiumi “Arena Kombëtare”, nuk duhet vetëm për të dielën, kur ka ndeshje, por për shtatë ditë të javës.

“Stadiumin në qendër e do logjika urbane dhe ekonomike e qytetit. Nuk e ka Tirana luksin që të ketë një gropë të madhe natën, ai është konceptuar si stadium që në krye të herës.  Kudo ku ndërtohet një stadium trualli është i falur, dhuruar nga bashkia. Stadiumi i Juventusit është ndërtuar mbi truall të dhuruar. Ajo që ne kemi bërë me “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçin” na bën nder si qeveri se e bëmë për të shpëtuar nderin e ekipit kombëtar, që të mos hynin në histori si vendi i parë dhe fundit në planet që në kohë paqe çon kombëtaren për ndeshjet e shtëpisë në fushat e botës. Stadiumet nuk ndërtohen më vetëm për ditën e dielë apo vetëm për futboll dhe kam dëgjuar krahasime me “Aliance Arena” shumë qesharake. Ajo ka 80 mijë njerëz. Ndërkohë që stadiumi kombëtar i vendit nuk e ka mundësi të mbajë vetveten, ashtu siç edhe bashkitë nuk administrojnë stadiume”, tha Rama.

Sipas tij “është domosdoshmëri për një stadium në qendër që funksionon 7 ditë dhe 7 netë të javës. Nuk shoh arsye për polemika në kuptimin e domosdoshmërisë për stadiumin, për një zhvillim urban ekonomik e social të qëndrueshëm, ashtu sikundër është krejt normale që të ketë kundërshti mbi vetë projektin”.

Duke folur për kullën 15 katëshe që do të ngrihet së bashku me stadiumin ai tha se “është e pakonceptueshme për mua të paktën fobia për kulla. Sa i përket stadiumeve me kullë më vjen shumë keq por nuk janë as shpikje e kësaj kohe dhe aq më pak kjo kullë nuk është shpikje e arkitektëve italianë. Unë do isha shumë i lumtur sikur të ishte e para kullë që do ndërtohej në një stadium, por nuk është e para. Kulla dhe stadiumi kanë bashkëjetuar që në fillim vitet e shekullit të kaluar. Mjafton të shikosh Olimpia Stadio me dy kulla, mjafton të shohësh stadiumin aktual të Firences me kullën e vjetër të ndërtuar para Luftës së dytë botërore. Kulla nuk është spekulim për të fituar metra katrorë. Kulla është një element i kërkuar me këmbëngulje nga arkitekti dhe studio si element ikonik i projektit të stadiumit të ri”.

Shoqëria Civile është ndaluar të marrë pjesë në dëgjesën për stadiumin e ri, “Arean Kombëtare”. Garda e Republikës ka ndaluar përfaqësues të Shoqërisë Civile të hyjnë tek dëgjes apër stadiumiun, ku kryeministri Edi Rama mbrojti projektin e pbulikuar në media. Ylli Rakipi, Gjergj Bojaxhi e Fatos Lubonja nuk janë lejuar të hyjnë në sallën e Hotel Tirana.

“Kjo paturpësi nuk mund të arrijë deri këtu”, tha Lubonja.

“Kjo është dëgjesë publike, dhe ne nuk lejohemi të dëgjojmë”, tha Bojaxhi.

 

Next Post

Skandali i Eurovizionit, reagon ashpër Kosova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu përcakton tre objektiva: Lufta do të përfundojë shumë më shpejt sesa mendojnë njerëzit!

March 20, 2026
Konfindustria reagon për çmimin e naftës: Kuvendi të ndërpresë pushimet, të zhbëhet Bordi

Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet me 20%

March 20, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“A do rikandidoni për Sekretar të Përgjithshëm?, Noka: Unë jam punëtor partie, kam një mision

March 20, 2026
SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

March 20, 2026
Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

March 20, 2026
Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

March 20, 2026
Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

March 20, 2026
Takimi i Ramës me ambasadoren në Athinë, mediat: Marrëveshje investimi greko-amerikan në Bilisht

Takimi i Ramës me ambasadoren në Athinë, mediat: Marrëveshje investimi greko-amerikan në Bilisht

March 20, 2026
Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

March 20, 2026
Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In