• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dëgjesa për pallatet e dëmtuara nga tërmeti, Veliaj: Shtëpitë e reja, me vlerë më të madhe në treg

by A R
23/07/2020 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilët kanë qenë të detyruar ta lënë shtëpinë e tyre për shkak se u vlerësua si e pabanueshme, do të marrin një shtëpi të re, që do të vlejë më shumë në treg sesa ajo që la pas. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj siguroi familjet e dëmtuara se banesat e reja do të jenë në përputhje me të gjitha standardet. Nga dëgjesa e tretë publike me inxhinierë dhe ekspertë, të cilët kanë kryer vlerësimet përkatëse për pallatet e dëmtuara nga tërmeti në Kombinat, e në bazë të përfundimit të raportit të tyre do të merret vendimi për prishjen ose jo të tyre, kryebashkiaku theksoi se ky është një proces ringritje për shoqërinë tonë.

“Pyetja nuk është sa biem dhe si biem sepse tërmetin dhe pandeminë nuk i kemi në dorë. Pyetja është: sa shpejt ngrihemi. Ky është një proces ringritjeje, që filloi në orën 03:54 të mëngjesit të 26 nëntorit, kur kryeministri ishte i pari që mobilizoi të gjithë të tjerët, si pjesën e kërkim-shpëtimit, ashtu edhe sistemimin e të gjithë atyre që humbën familjarët, e tani po menaxhon procesin e rindërtimit”, tha Veliaj. Ai siguroi qytetarët se derisa të futen në banesat e tyre të reja, do të marrin pagesat për bonusin e qirasë.

“Është hera e tretë që marrim vendime të tilla, aspak të lehta, por janë vendime të drejta. Secila familje që trajtohet me bonus qeraje, do të vazhdojë ta marrë atë, derisa të ketë në dorë çelësin e një shtëpie të re që do të vlejë më shumë në treg sesa shtëpia që la”, sqaroi Veliaj.

Ndërkohë, Bashkia e Tiranës ka filluar me ndërtimet në zonat rurale. “Kemi filluar me ndërtimin e shtëpive të reja në Farkë, pasi mbaruam rindërtimin e të gjitha banesave që u prishën nga tërmeti i shtatorit. Puna ka nisur për 53 shtëpitë e para dhe deri në fund të verës, një pjesë e familjeve do të kthehen në banesat individuale të rindërtuara”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë theksoi se për të gjitha banesat që do rindërtohen në lagjet e reja janë vendosur kritere të forta dhe që do të kenë edhe eficencë të lartë energjetike. “Një pjesë e madhe e vendimmarrjes sot për prishje është formalitet, pasi kemi formalizuar lagjet e reja në Kombinat dhe te Bregu i Lumit, zona e “5 Majit”. Për shtëpitë e reja kemi vendosur kriteret më të fundit të eficiencës energjike, për t’u siguruar që jo vetëm marrim një shtëpi që në vlerë tregu është më e mirë, por marrim një shtëpi që në vlerë mirëmbajtjeje është më e lirë”, deklaroi Veliaj.

/a.r

Next Post
Deputetja e opozitës akuza Shahinit: Keni prishur garën, futët në kaos botën universitare/ Ministrja: Zgjedhjet do bëhen

Deputetja e opozitës akuza Shahinit: Keni prishur garën, futët në kaos botën universitare/ Ministrja: Zgjedhjet do bëhen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja në Mirditë/ Autorët u larguan nga Rruga e Kombit, dikush i ndihmoi për t’i ikur policisë

Vrasja në Mirditë/ Autorët u larguan nga Rruga e Kombit, dikush i ndihmoi për t’i ikur policisë

September 4, 2026
14 protestuesit e arrestuar dalin para gjykatës, mbështetësit në protestë: Nuk jeni vetëm!

14 protestuesit e arrestuar dalin para gjykatës, mbështetësit në protestë: Nuk jeni vetëm!

September 4, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

Rama niset drejt Cernobbios, merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

September 4, 2026
Rinasi kryeson rritjen më të madhe të udhëtarëve në rajon, Rama: 6 milionë pasagjerë në gjashtë muaj

Rinasi kryeson rritjen më të madhe të udhëtarëve në rajon, Rama: 6 milionë pasagjerë në gjashtë muaj

September 4, 2026
Vajzat adoleshente qëndronin nëpër hotele, djemtë u çonin klientët! Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit

Goditen dy raste prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 shtetase të huaja

September 4, 2026

Pas dy fitoreve në Kushtetuese, Veliaj i drejtohet Strasburgut! Avokatët e huaj: Më 10 shtator…

September 4, 2026
Zjarri në Kalivaç dhe Zimaj drejt shuarjes, rreth 200 hektarë të djegura

Zjarri në Kalivaç dhe Zimaj drejt shuarjes, rreth 200 hektarë të djegura

September 4, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Shpërthim gjatë natës në Vorë, hidhet lëndë plasëse në derën e një banese

September 4, 2026
“Travel Off Path”: Ksamili shpallet destinacioni bregdetar më i mirë në Evropë

“Travel Off Path”: Ksamili shpallet destinacioni bregdetar më i mirë në Evropë

September 4, 2026
Trafik armësh dhe grup kriminal, GJKKO jep dënimet për Hoxhajn, Tutajn dhe Turtullin

Rregullorja e re e GJKKO “ngre në këmbë” avokatët, thirret mbledhja e jashtëzakonshme

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com