• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetja e opozitës akuza Shahinit: Keni prishur garën, futët në kaos botën universitare/ Ministrja: Zgjedhjet do bëhen

by Java News
23/07/2020 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Replika dhe debat ne sallen e Kuvendit, mes Ministres se Arsimit, Besa Shahini dhe deputetes se opozites parlamentare Fatjona Dhimitri, gjate interpelances se kerkuar nga kjo e fundit, lidhur me ate qe e ka cilesuar kaos total me zgjedhjet ne universitet.

Ministrija Shahini ka theksuar se  zgjedhjet për universitete do të zhvillohen më 30 korrik pasi nuk mund të injorohej kërkesa e 11 nga 12 rektorët teksa me heqjen e kufizimeve pedagogët e studentët janë të ftuar për të votuar.

“MAS vetëm shpall datën e zgjedhjeve të kërkuar nga rektorët si dhe i çon Presidentit emrat e fituesve nga gara”- tha ajo, duke i kujtuar rektorit Koni, se ishte ai i vetmi qe eshte deklaruar kudner dates.

Nderkohe qe deputetja Dhimitri ka akuzuar Shahinin per futjen e universiteteve, ne kaos. Sipas saj, Shahini ka marre vendim te paligjshem, nderkohe qe ka prishur jo vetem garen, pasi ka anuluar daten, por ka njohur kandidaturat, por ka futur në kaos botën universitare.

DEBATI 

FATJONA DHIMITRI: A jeni në dijeni që UT është në kaos prej vendimeve të paligjshme. Çfarë keni bërë si institucion competent. A jeni në dijeni se Universiteti Politeknik nga 29 qershori ka kaluar çdogjë onlinë për shkak të një studenteje me COVID-19. A jeni në dijeni që në Shkodër ka filluar procedura zgjedhore në mënyrë të paligjshme.

A janë kryer verifikimet e kandidatëve? A ka pasur raste kur kandidatët janë larguar nga gara?

BESA SHAHINI: Zgjedhjet në UT janë plan i ri zhvillimor. Ngjarjet e zgjedhjeve në universitete janë të qeta, nuk përfshinë debate mes institucioneve. Dua që në këtë interpelancë të flas për rolin e MAS por është shumë i limituar. Universitetet janë autonome dhe janë në gjendje të zhvillojnë vetë zgjedhjet. Shteti garanton autonominë dhe lirinë e tyre. Prandaj e vesh MAS-in vetëm me detyrën e dërgimit të Presidentit vetëm të kandidatëve fituesë. Por themelimi i KIZ apo të Apelit u takon Universitetit. Në 2016 në zgjedhjet e para të mbajtura pas hyrjes në ligjin për arsimin e lartë, MAS kishte një rol më të madh pasi nuk ishin organizuar. MAS ka funksion ceremonial që ia kanë deleguar institucionet e Arsimit të Lartë.

Mënyra si funksionon që rektorët kërkojnë datë për zgjedhjet para skadimit të mandatit. Në janar 2020 rektorët kërkuan datë për muajin maj kur skadonte mandate.Jemi të gatshëm të subvencionojmë universitetet për mjetet anti- plagjiaturë por vetëm të pastrohet arsimi i lartë në kërkimet shkencore të reme studimet e rreme.

Për shkak të pandemisë me kërkesë të strukturave të institucioneve të lartë u shty dy herë data e zgjedhjeve. Kërkuam nga institucionet e arsimit të lartë të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet. Paralelisht kërkuam kthimin e studentëve në auditore. Qindra mesazhe më erdhën mua pasi kishi nevojë për këtë kthim.

Në fund të qershorit 11 nga 12 rektorët e Shqipërisë kërkuan zgjedhje sa më shpejt. Pasi me kthimin e pandemisë në shtator mund të shtyjnë zgjedhjet pafundësisht. Kufizimet janë hequr, studentët dhe pedagogët janë të ftuar të Vetëm rektori i UT nuk ka qenë pjesë e rektorëve që kërkuan për zgjedhje. Por s’mund të injorojmë 11 rektorët e tjerë.

FATJONA DHIMITRI: Urdhri juaj për 30 korrikun është i paligjshëm. E drejta u ka kaluar vetë universiteteve. E keni futur në kaos botën universitare duke nxjerrë urdhra kontradiktorë. Anuloni data, zhvleftësoni vendime të vjetra, por lini pasojat. Kandidaturat e mëparshme i quani të mirëqëna. Nuk morëm ndonjë përgjigje lidhur me rrezikshmërinë e këtyre zgjedhjeve. Ju në vend të ulni kokën për paaftësinë insistoni të gjeni zhgënjimin tek të tjerët. Njësoj si për zgjedhjet e korrikut është e njëjta taktikë. Nëse shkaktohen vatra në universitete atëhere përgjigjen e keni tek SPAK-u pasi ju kapin dhe ndryshimet në Kodin Penal.

g.kosovari

Next Post
Mesazhi i Ngjelës: SHBA duhet të hedhë në veprim opozitën e re që të marrë në dorë në Parlamentin

Lëvizje e papritur në Kuvend! Një tjetër deputet i bashkohet grupit parlamentar të Murrizit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shoqata e Gjyqtarëve: Pavarësia e gjyqësorit është një prej parimeve bazë të shtetit të së drejtës

Magjistratët ultimatum Qeverisë për pagat: Keni afat deri në orën 16:00 për ta zgjidhur!

September 4, 2026
Detajet e operacionit “Premtimi”, kush është ‘Zana’ që u zhvati qytetarëve në Tiranë mbi 100 mijë euro! Çfarë thotë Policia

Detajet e operacionit “Premtimi”, kush është ‘Zana’ që u zhvati qytetarëve në Tiranë mbi 100 mijë euro! Çfarë thotë Policia

September 4, 2026
Nxori pistoletën dhe qëlloi në ajër pas konfliktit, arrestohet 53-vjeçari në Himarë

Nxori pistoletën dhe qëlloi në ajër pas konfliktit, arrestohet 53-vjeçari në Himarë

September 4, 2026
Denoncimi: Si spiunohen studentët dhe aktivistët e shoqërisë civile në Serbi

Denoncimi: Si spiunohen studentët dhe aktivistët e shoqërisë civile në Serbi

September 4, 2026
Mimoza Ahmeti në zi, shkrimtarja humb babain: Kur ta takosh nënën, përqafoje fort për mua

Mimoza Ahmeti në zi, shkrimtarja humb babain: Kur ta takosh nënën, përqafoje fort për mua

September 4, 2026
Akuza të reja ndaj Andrew Tate, për trafikim të të miturve dhe pastrim parash

Akuza të reja ndaj Andrew Tate, për trafikim të të miturve dhe pastrim parash

September 4, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Kur biznesi përdor armët, çfarë ndodh me ata që shkuan nga armët në biznes

September 4, 2026
Vijon puna për rrugën Elbasan-Rrogozhinë, Rama: Realizimi fizik ka arritur në 87%

Vijon puna për rrugën Elbasan-Rrogozhinë, Rama: Realizimi fizik ka arritur në 87%

September 4, 2026
Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Panik në SHBA, nafta arrin çmimin rekord 1.55 dollarë për litër! (Në Shqipëri kushton dyfish por…)

September 4, 2026
Detaje të reja nga atentati në Mirditë, publikohet foto e viktimës Viktor Bardhi

Detaje të reja nga atentati në Mirditë, publikohet foto e viktimës Viktor Bardhi

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com