Një person është plagosur si pasojë e një konflikti që ka ndodhur në zonën e Kopshtit Botanik në kryeqytet.
Nga burime policore mësohet se sherri mes dy personave ka degjeneruar në dhunë me sende të forta.
Si pasojë e përleshjeve, ka mbetur i plagosur një person i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore, të cilat po hetojnë për të zbardhur shkaqet e konfliktit.
/a.r