• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Deficiti tregtar i Kosovës kalon mbi 2 miliardë euro

by Java News
29/12/2017 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deficiti i lartë tregtar vazhdon të përbëjë një sfidë të rëndësishme për ekonominë e Kosovës, vlerësojnë përfaqësues të bizneseve në Kosovë. Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës nga muaji janar deri në tetor, tregojnë se deficiti tregtar i mallrave është rritur për 6.9 për qind, duke arritur nivelin prej 2.17 miliardë euro.

Eksporti i mallrave gjatë kësaj periudhe, sipas këtyre të dhënave, ka shënuar rritje vjetore prej 25.8 për qind dhe ka arritur vlerën prej 318.4 milionë euro, përderisa importi i mallrave është rritur për 9.0 për qind dhe ka arritur vlerën prej rreth 2.5 miliardë euro. Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova po e mbyll një vit pa ndonjë përmirësim të theksuar në sektorin e tregtisë së jashtme.

“AKB ka vlerësuar vitin 2017 si vit të kthesave politike, por jo atyre ekonomike, pikërisht për shkak se në këtë vit deficiti tregtar mbeti ende i lartë edhe atë 88 për qind në favor të importit. Kanë munguar politika fiskale dhe ato ekonomike që avancojnë pozitën e biznesit dhe aktiviteteve ekonomike”, thotë Shahini.

Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës vazhdimisht ishin deklaruar se janë duke krijuar politika fiskale në favor të bizneseve prodhuese.

Sipas një vendimi të Qeverisë së Kosovës, bizneset prodhuese nga 1 janari i viti 2018 do të lirohen nga tatimi doganor për lëndën e parë, gjysmë produktin, linjat e prodhimit si dhe nga pajisjet e teknologjisë informative.

Po ashtu, bizneset janë njoftuar nga Ministria e Financave se përveç këtyre lehtësirave, që do të kenë bizneset vendore në vitin 2018, po ashtu nuk do të ketë asnjë tatim të ri si dhe nuk do të ketë rritje të tatimeve ekzistuese. Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha i kishte vlerësuar këtë masa mjaft efektive për rritjen e prodhimit vendor.

“Ne besojmë që Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të ndarmerrë masa shtesë për përmirësimin e kushteve të prodhimit në Kosovë, sepse vetëm në këtë mënyrë do të ndikohet të rritet prodhimi, nuk po them të përmirësohet cilësia, pasi që kanë cilësi të mjaftueshme për të depërtuar në treg, por problemi është te kostoja e larta që ndikon nga të bërit biznes”, thotë Panxha.

Strategjia e orientuar drejt rritjes së eksportit thuhet nga përfaqësues të bizneseve se duhet të konsiderohet nga autoritetet kompetente si një faktor kyç në zhvillimin ekonomik të vendit.

Agim Shahini thotë se vendimet e Qeverisë për lehtësira fiskale për prodhuesit, do të ndihmojnë bizneset që të jenë më konkurruese dhe të arrijnë të depërtojnë më shumë në tregjet evropiane.

“Këto ngarkesa dhe taksa të cilat do të hiqen në vitin 2018, jep shpresë së vitin e ardhshëm do ta përmbyllim më mirë sa i përket tregtisë së jashtme. Sidoqoftë, në Kosovë mungon një strategji e cila e nxjerr vendin nga varfëria dhe avancon zhvillimin ekonomik të vendit. Qeveria duhet të bëjë reforma të cilat i sjellin vendit zhvillim, punësim , prodhim edhe eksport”, thotë Shahini.

Në mungesë të një industrie të zhvilluar të prodhimtarisë, Kosova vazhdon të importojë gati të gjitha produktet, duke filluar nga ato të konsumit, deri te produktet strategjike.

Shteti i Serbisë mbetet partneri kryesor në tregun e Kosovës.

Vetëm gjatë nëntë muajve të këtij viti, Serbia ka eksportuar mallra në Kosovë në vlerë prej mbi 300 milionë euro, derisa, eksportet e Kosovës në Serbi për të njëjtën periudhë arrijnë vlerën e jo më shumë se 35 milionë euro. Importi i madh i produkteve ishte vlerësuar si mjaft shqetësuese nga ekspertë të fushës, pasi që siç thonë ata, po shkakton largimin e parasë së gatshme nga tregu i Kosovës, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Aksident në Sarandë, makina përplas motorin, plagosen dy të rinjtë

Aksident i rëndë në Tiranë, një grua në “luftë” me vdekjen, arrestohet shoferi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xi: OBSH ka krijuar me sukses një model për marrëdhëniet midis fuqive të mëdha

Xi: OBSH ka krijuar me sukses një model për marrëdhëniet midis fuqive të mëdha

September 1, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Jo vetëm në Dallas, Berisha njofton foltoren në New Jersey gjatë vizitës së tij në SHBA

September 1, 2026
Emri/ Partia Demokratike e Kosovës prezanton kandidatin e saj për kryeministër

“Fillimet s’i ka të mira”, kryetari i PDK për kandidaturën e Sejdiut: Po u zgjodh, të jetë president unifikues

September 1, 2026
Frika nga hakmarrja pas referendumit, Islanda kërkon marrëveshje sigurie me BE

Frika nga hakmarrja pas referendumit, Islanda kërkon marrëveshje sigurie me BE

September 1, 2026
Incidenti me dronë në aeroportin e Leipzig, mediat: Qeveria pritet të akuzojë drejtpërdrejt Moskën

Incidenti me dronë në aeroportin e Leipzig, mediat: Qeveria pritet të akuzojë drejtpërdrejt Moskën

September 1, 2026
Fluks turistësh të huaj në Gjirokastër/ 500 mijë vizitorë në 7 muaj, vlerësojnë natyrën dhe mikpritjen

Turizmi në vjeshtë, mediat italiane: Vizitoni Shqipërinë!

September 1, 2026
Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

U plagos një ditë më parë në aksident, 19-vjeçari ndërron jetë në Spitalin e Traumës

September 1, 2026
“Fundjava sjell rritje të temperaturave”, Ja deri në çfarë date do të vazhdojë ‘i nxehti i ferrit’

Temperaturat e larta, mjekja psikiatre: Ndikim te personat me çrregullime të humorit dhe bipolaritet

September 1, 2026
Begaj uron Briken Caljan për medaljen e artë në Taranto 2026: Një rekord i ri që na bën krenarë

Begaj uron Briken Caljan për medaljen e artë në Taranto 2026: Një rekord i ri që na bën krenarë

September 1, 2026
GJKKO dënon Marjus Tafanin me 2 vite e 4 muaj burg, Kristi Bixheku fajtor për përkrahje të autorit të krimit

AGSH kundërshton rregulloren e GJKKO-së: Do ta sulmojmë me çdo mjet

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com