26 Qershor, 2021 19:17
Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane, e cila, shpërndau njoftimin e zyrave qendrore të Ushtrisë Amerikane për Europën dhe Azinë.
Në njoftim, Ambasada Amerikane, kujton se stërvitja ushtarake e NATO-s, nisi në Shqipëri me ekzekutimin e operacioneve të përbashkëta logjistike, nga deti në breg në Portin e Durrësit.
Gjatë këtij operacioni, Anija Detare e Shteteve të Bashkuara, Bob Hope, e cila është dhe më e madhja strategjike transportuese e SHBA, shkarkoi mbi 1000 pajisje të rënda në anije më të vogla, të cilat transferuan ngarkesën në breg për të vijuar më tej.
Vlen për t’u përmendur se kjo ishte hera e parë që operacione të përbashkëta logjistike nga deti në breg, ekzekutoheshin në Evropë, që prej Luftës së Dytë Botërore.