Me mbylljen e merkatos dhe nisjen e sezonit të ri, Drejtori Sportiv i Barcelonës, Deco foli pa filtra për të gjitha temat e aktualitetit futbollistik në një intervistë të gjatë për RAC1.
Iluzioni për sezonin:
‘Më motivon dhe më emocionon puna e përditshme, jo ndeshjet. Kemi një atmosferë shumë të mirë dhe një frymë pozitive. Na jep siguri puna gjatë javës dhe ajo që tregojmë në stërvitje. Ndeshja është fundi i punës. Gjithçka po shkon më mirë nga sa e mendonim. Ka gjëra që nuk mund t’i kontrollosh, por jemi shumë të kënaqur. Na jep siguri’.
Më mirë nga ç’pritej:
‘Besoja se do të fillonim mirë, të fortë. Është e vërtet që kushedi, nuk e prisnim që të shënomin kaq shumë gola. për mendimin tim, Feyenoordi është një skuadër e fortë me një trajner shumë të mirë. Po të fitonim 2-0 do të ishim të kënaqur. Ishte e vështirë. Rezultati na bën të ëndërrojmë’
Merkato pa filtrim informacionesh:
‘Kemi një grup të ngushtë pune. Po të ishte për median do të bënim 50 blerje dhe e kuptoj është normale. Por kur ka shumë zhurmë, gjithçka komplikohet. Pastaj ka njerëz që na përdorin. Barcelonës është shumë e fortë dhe ka shumë lëvizje rreth saj. U fokusuam te ideja jonë. Çdo ditë, unë Bojan, trajneri dhe sigurisht trajneti. E kishim të qartë se çfarë do të kërkonim dhe skuadrën që kishim në fund të sezonit të kaluar. Filtrimi i informacioneve nuk ndihmon për realizimin e blerjeve’.
Anthony Gordon:
‘Vitin e kaluar na kushtoi me Raphinha. Dukej se energjia e skuadrës po binte. Analizuam shumë sulmues, por të blesh në Premier League është shumë e vështirë. Flickut i pëlqeu profili dhe më pas nisëm punën për operacionin. Anthony na ndihmoi dhe përshpejtoi gjërar sepse dëshironte të vinte. Paguam koston e tij të merkatos’.
Pse nuk u ble Bernardo Silva:
‘Nuk ishte pozicioni që kërkonim. Mua më pëlqen, për më tepër është portugez. Mësuam se donte të vinte dhe me nivelin e tij ishte e qartë se do të përmirësonte skuadrën. Por ka të tjera parametra dhe ne nuk mund t’i kalonim. Nuk është vetëm çështje parash, por edhe çështje e lojës. Kishte pretendime të ndryshme nga ajo që mund t’i ofronim’.
Blerja e Rodrit:
‘Përpara disa muajsh nuk e planifikuam sepse mendonim se nuk do të largohej nga Manchester City. Isha i bindur se donin të rinovonim me të, por në momentin që u fol se mund të largohej, i telefonova Hugo Vianës dhe më tha se po tentonin të rinovonin, por nëse ai do të kërkonte të largohej nuk do ta pengonin për historinë e tij në klub. Refuzoi Realin e Madridit? Për këtë duhet pyetur ai’.
Çështja Julian Alvarez:
I bëmë mirë gjërat. Bëmë një ofertë, nuk morëm përgjigje. Më pas gjithçka doli në media. Nuk donin të shisnin futbollistin dhe kaq. Ky është realiteti, nuk kemi pse t’i kthehemi më. Nuk i kemi thënë kurrë që të thoshte se donte të largohej nga Atletico’.
Akuzat e Atletico Madrid:
‘Nuk mund të them më shumë. Bëmë një ofertë. Nuk pati pakte. Kujtoj se kur desha të shkoja te Barcelona dhe Pinto Da Costa më tha që të rrija dhe një vit dhe në atë pasardhës do të më lejonte të shkoja ku të doja. Dhe vitin tjetër, edhe pse Porto mori oferta më të rëndësishme, unë shkova te Barcelona. Me Julian, tentuam të blinim një futbollist, nuk ndodhi. Asgjë më shumë. Por nuk bëmë asgjë gabim’
Numri 9:
‘Robert ishte më i miri nga të gjithë. Shumë pak futbollistë janë si ai. Është shumë e vështirë për një mbrojtës të ndalë Raphinhan që të mos lëvizë. Shikoni PSG, ka një nr.9 të vërtetë. Një nr.9 klasik ndikon në formën tënde të të luajturit. Shumë lojtarë të skuadrës mund të përshtaten me lojën që do Flick. Raphinha po e bën shumë mirë dhe Gabriel është shumë i ngjashëm me nr.9 klasik dhe kemi edhe Hamza, një nr.9 me të ardhme’.
Topi i Artë:
‘Besoj se Lamine është kandidat kryesor. Ka fituar me Barcelonën dhe është kampion bote. Ishte lojtar kyç sezonin e kaluar dhe u shpall futbollisti më i mirë në La Liga. Nuk kam asnjë dyshim. Është si në kohët kur fitonte Leo dhe Leo ishte më i miri. Në këtë rast nuk ka shumë diskutim’.
Mungesat e Pedri dhe Raphinhës për Topin e Artë:
‘Për mendimin tim është një skandal botëror që Pedri dhe Raphinha nuk janë në listë. Janë padrejtësi që kryhen. Më duket e pakuptueshme që Pedri me talentin që ka nuk është.’
Oferta për Julian Alvarez:
‘Do ta paguanim në 3 sezone, jo në 6. Nuk kam asnjë problem me Mateu Alemany, nuk i kam bërë asgjë. Ishim për një kohë bashkë te Barcelona dhe nuk kishim probleme’.
Ferran Torres:
‘I kënaqur për 3 golat e tij. Futbolli është një temë shpirtërore dhe e mendjes. Të gjithë dolëm mirë. Donte të ishte më shumë protagonist. Nëse një futbollist dëshiron të largohet, duhet ta dëgjojmë. Uroj që t’i shkojnë mirë gjërat te PSG’.











